Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe këshilltarët, ka pritur sot në një takim shumë miqësor presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq me bashkëpunëtorë, me të cilin diskutoi për aktualitetin politik, pandeminë, situatën energjetike, ekonominë dhe zhvillimet rajonale.

Në njoftimin për media thuhet se Konjufca falënderoi presidentin Milanoviq për mbështetjen koherente të shtetit kroat ndaj Kosovës, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e pjesëtarëve të ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it.

Ai po ashtu tha se orientim parësor i Republikës së Kosovës mbetet perspektiva evropiane dhe anëtarësimi në NATO e organizata të tjera ndërkombëtare.

Kreu i Kuvendit shprehu përkushtimin për forcimin e partneritetit strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të interesit të dyanshëm, si dhe domosdonë e koordinimit të veprimeve në kuadër të zhvillimeve rajonale e ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović konfirmoi gatishmërinë për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale dhe gjithashtu edhe mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, me theks të veçantë në procesin e njohjes nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur, liberalizimin e vizave dhe integrimin euro-atlantik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nis takimi Kurti-Scholz

E plotësuar: Ka filluar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe…

Tedros: Vendet e varfëra morën vetëm 0,3 për qind të vaksinave

 Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adanom Gebrejesus paralajmëroi se vaksinat…

Borrell viziton një qendër refugjatësh ukrainas në Moldova

Reprezentuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josef Borrell, ka…

Pesë kryediplomatë të BE-së kërkojnë debat urgjent për Ballkanin

Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Hungarisë dhe Çekisë, i kanë…

Rusia i mohon pretendimet për dhunë seksuale në Ukrainë

Mbrëmë ishte një mbledhje me ndryshe se herave të tjera në Këshillin…