Kongresmeni amerikan, Lee Zeldin u sulmua me mjet të mprehtë teksa mbante një fjalim gjatë fushatës për guvernator të New Yorkut, por ai nuk u lëndua.

Videoja, e publikuar nga dëshmitarët në rrjetet sociale, tregon një person të paidentifikuar, i veshur me një kapele të zezë bejsbolli, duke iu afruar me shpejtësi ligjvënësit në skenë gjatë tubimit elektoral të djeshëm teksa mbante “armën e ftoftë” në dorë.

Në video, burri mund të dëgjohet duke i përsëritur Zeldin-it “e mbarove” teksa i ofron dorën në fytyrë.

Kongresmeni e shtyu atë, përpara se të dy të binin në tokë, ndërsa disa të tjerë u përpoqën të nënshtronin të dyshuarin.

Një zëdhënëse e ekipit zgjedhor të Zeldin njoftoi në Twitter se i dyshuari u përpoq të godiste me thikë kongresmenin.

Ajo tha gjithashtu se politikani përfundoi fjalimin pas incidentit dhe falënderoi policët që u përgjigjën gjatë sulmit.

Policia lokale nuk ka bërë një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë incident.

Zeldin, një nënkolonel i rezervës së ushtrisë amerikane, i cili ka përfaqësuar Long Island në Kongres që nga viti 2015, është një aleat i Donald Trumpit dhe ishte në mesin e republikanëve në Kongres që votuan kundër konfirmimit të fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Evropa ndihmon Malin e Zi për shlyerjen e borxhit prej 1 miliard dollarësh ndaj Kinës

Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi…

Shpyllëzimi i Amazonës arrin në nivele rekord

Shpyllëzimi në pyjet tropikale të Amazonës në Brazil arriti një nivel rekord…

Kurti për marrëveshjen e Uashingtonit: Serbia mori gjithçka që deshi, ndërsa Kosova asgjë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka reaguar një ditë pas marrëveshjes…

BE-ja e shqetësuar për investimet kineze në Ballkan

Investimet nga Kina në disa shtete të Ballkanit Perëndimor nxisin shqetësim në…

Zjarret djegin Spanjën dhe shkaktojnë katastrofë në Sardenjë

Zjarre të shumta janë përhapur në pjesë të Evropës Jugore, duke shkatërruar…