Një kongresist amerikan mbrëmë ka publikuar një fotografi ku shihet ai dhe familja e tij duke pozuar me armë në duar pranë pemës së Krishtlindjes, vetëm disa ditë pas të shtënave me armë që ndodhën në një shkollë të mesme në Michigan, ku mbetën të vrarë katër adoleshentë, shkruan Reuters.

“Urime Krishtlindjet. P.S. Babadimër, na sjell municion”, ka shkruar kongresisti Republikan, Thomas Massie nga shteti i Kentuckyt.

https://twitter.com/RepThomasMassie/status/1467197523127422979/photo/1?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1467197523127422979%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fpas-vrasjes-se-adoleshenteve-ne-nje-shkolle-ne-michigan-kongresisti-amerikan-poston-imazhin-qe-nxit-reagime-babadimer-na-sjell-municion%2F

Ethan Crambley, 15-vjeç, ka qëlluar për vdekje katër bashkëmoshatarë në shkollën e Oksfordit në qytetin e vogël të Michigan, ku me revolen gjysmë-automatike qëllonte këdo që i dilte përpara.

Si pasojë e sulmit kishin mbetur të lënduar edhe gjashtë nxënës tjerë dhe një arsimtar, e ngjarja ka nxitur sërish debat për sigurinë nëpër shkolla, kontrollin e armëve dhe të drejtën e bartjes së armës së zjarrit.

Prindërit e tij James dhe Jennifer Crambley, u arrestuan pasi hetuesit të premten ngritën pati kundër tyre për vrasje nga pakujdesia. Prindërit iu arrestuan pas fletarrestit të lëshuar.

Besohet se prindërit i kishin blerë të birit një revole si dhuratë për Krishtlindje, dhe vazhdimisht kishin injoruar paralajmërimet se mund të pësojë një masakër e vërtetë.

Ethan pati publikuar fotografinë me revole në dorë nëpër rrjete sociale, duke shkruar “sapo mora bukuroshen e re”.

Massie ndërkohë publikoi fotografinë ku shihet përkrah gjashtë anëtarëve të familjes që mbanin armë zjarri siç është mitralozi M60, pushka gjysmë-automatike AR-15 dhe pushkë-mitraloz Thompson.

Disa armë gjysmë-automatike janë prodhuar të duken pothuajse identike me armë automatike siç është mitralozi. E sipas ligjeve në fuqi në SHBA, armë siç janë mitralozi janë të kufizuara për përdorim – që do të thotë se ato mund t’i mbajnë ushtria, policia dhe civilët që kanë leje të veçanta për armë të prodhuara para majit të vitit 1986, shkruan Reuters.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…