Senati amerikan do të votojë më 30 shtator për një rezolutë që do të parandalojë mbylljen e Qeverisë, vetëm disa orë para afatit të fundit për të vazhduar fondet për agjencitë federale.

Senatori demokrat, Chuck Schumer, ka thënë më 29 shtator se është arritur një marrëveshje për vazhdim të rezolutës që parandalon mbylljen, dhe ka thënë se votimi do të ndodhë më 30 shtator, për t’i dhënë fund vitit fiskal të Qeverisë amerikane.

Si demokratët, ashtu edhe republikanët duan ta shmangin mbylljen, që zakonisht nënkupton se mijëra punëtorë qeveritarë dërgohen në shtëpi dhe zyrat federale mbyllen.

Zyra e Kongresit për Buxhetin ka vlerësuar se në mbylljen e fundit që ka ndodhur më 2018/19 ekonomisë i është shkaktuar humbje në vlerë të 11 miliardë dollarëve.

Demokratët në Senat kanë thënë se do ta miratojnë legjislacionin, i cili do të mundësojë punën e Qeverisë deri më 3 dhjetor.

Edhe Dhoma e Përfaqësuesve pritet të veprojë njëjtë.

Projektligji, që përfshin 6.3 miliardë dollarë ndihmë për refugjatët afganë dhe 28.6 miliardë dollarë si ndihmë për katastrofa, pritet të ketë mbështetje të madhe dhe të shkojë shpejt në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden.

Më herët gjatë kësaj jave, demokratët, me insistim të republikanëve, janë detyruar të heqin një pjesë të projektligjit që do t’i lejonte Qeverisë të merrte më shumë borxh, në mënyrë që të kryente obligimet financiare.

Rritja e limtit për borxh shtetëror në mesin e tetorit është gjë kritike për të shmangur krizën financiare dhe recesionin ekonomik, ka thënë Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen para anëtarëve të Kongresit këtë javë.

Demokratët, të cilët kanë shumicë të thjeshtë në të dyja dhomat e Kongresit, kanë thënë se kanë vota për të rritur limtin e borxhit, pa votat e republikanëve./REL

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Von Cramon për liturgjinë në kishën në kampus: S’e di nëse është provokim nga serbët

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, komentoi liturgjinë e…

2 marsi, sot do mbahet manifestimi i thërritur nga Presidenti Meta. Paralajmërimet janë për të dështuar

Pasdiden e sotme do te mbahet manifestimi i therritur nga kreu i…

Masakra në Poklek dhe Çikatovë, Kurti: Këto krime të Serbisë nuk mund të zhduken, e as të harrohen

Kryeministri  i Kosovës, Albin Kurti, në 23 vjetorin e saj e ka…

Lladrovci pranon çmim nga Kurti për performancë të mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka pranuar sot një…

Sondazhi i Euronews: PS merr më shumë vota në 25 Prill se e gjithë opozita e bashkuar

Opozita e Bashkuar dhe Partia Socialiste pritet të përballen kokë më kokë…