Kongresi amerikan ka votuar një masë për të hequr statusin tregtar të “kombit më të favorizuar” të Rusisë dhe një tjetër për të ndaluar importet e naftës nga Rusia.

Joe Biden pritet të nënshkruajë të dyja masat në ligj, raporton gazeta britanike theguardian.

Masa që ndryshon statusin tregtar të Rusisë i hap rrugën administratës së presidentit amerikan, Joe Biden për të rritur tarifat për importet ruse.

“Putini duhet të mbahet absolutisht përgjegjës për krimet e neveritshme të luftës që po kryen kundër Ukrainës”, tha udhëheqësi i shumicës në senat, Chuck Schumer.

“Kjo paketë ka të bëjë me presionin ekonomik ndaj Vladimir Putin dhe miqve oligarkë të presidentit rus”, tha Ron Wyden, kryetar i Komitetit të Financave të Senatit.

Rusia e Putinit nuk meriton të jetë pjesë e rendit ekonomik që ka ekzistuar që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BDI-Saraj e hapi Shtabin zgjedhor për zgjedhjet presidenciale (FOTO)

Bashkimi Demokratik për Integrim në Saraj ka bërë hapjen e Shtabit Komunal…

Kurti: Afganëve u thamë se janë të sigurt, është nder që i strehuam në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka uruar mirëseardhje refugjatëve të parë…

Kosova refuzon ekstradimin e Afrim Ismailoviq, i dënuar në rastin “Monstra”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë të…

Një tërmet me magnitudë 3.8 shkallësh të Rihterit ka goditur Kroacinë

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kroacinë…

Irani kërcënon Amerikën: Do të rrëzojmë edhe më shumë dronë

Shefi i flotës detare të Iranit ka thënë se Tehrani është në…