Shtetasi i dytë amerikan është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainë, raportoi fillimisht Rolling Stones.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka konfirmuar për Axios vdekjen e qytetarit amerikan të identifikuar si Stephen Zabielski.

52-vjeçari i lindur në New York dhe që së fundmi jetonte në Florida, kishte shkuar në Ukrainë për të luftuar përkrah ukrainasve kundër agresionit ushtarak rus.

Ai vdiq më 15 maj derisa po luftonte në Ukrainë. Ai la pas vetes gruan dhe pesë fëmijë. Zabielski kishte përvojë ushtarake.

Vdekja e qytetarit të dytë po vjen disa javë, pasi u konfirmua vrasja e marinsit amerikan Willy Joseph Cancel, që humbi jetën duke luftuar përkrah forcave ukrainase kundër rusëve.

Në anën tjetër, familjarët e dy qytetarëve amerikanë Andy Tai Ngoc Huynh dhe Alexander Drueke që janë zënë nga forcat ruse në Ukrainë, thonë se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë informacion për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Policia konfirmon: Një i plagosur në Dardani, i dyshuari i identifikuar në kërkim

Në lagjen Dardania të Prishtinës sot rreth orës 15 e 30 është…

Alarm për mjet shpërthyes në aeroportin “Adem Jashari” – reagon policia

Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, është raportuar për mjet shpërthyes. Njësitet…

Tentoi të godiste policin me veturë dhe ik nga vendi ngjarjes

Më 16.05.2021 rreth orës 18.00 në rrugën “JNA” në Gostivar, gjatë kryerjes…

Pasi ndihmuan Shqipërinë, FSK-ja bashkë me zjarrfikësit kthehen në Kosovë

Një pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës bashkë me ekipet e…

SHBA-ja dhe BE-ja po e përcjellin me vëmendje situatën në Serbi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka thënë se i dënon…