Një 34-vjeçar nga Manastiri është personi që ka djegur klubin bullgar “Vanço Mihajlov” në Manastir.

“Me kënaqësi ju njoftoj për zbardhjen e shpejtë dhe efektive të rastit të para tri ditësh (04.06.2022) me rastin penalo-juridike – zjarri në qendrën “Ivan Mihajllov” në Manastir, i cili tashmë është zbardhur dhe kemi një person të arrestuar i cili ka pranuar veprën.

Është punuar ditë e natë për gjetjen e autorit, janë marrë parasysh të gjitha provat dhe pas bisedave zyrtare në ditët e kaluara mbrëmë me urdhër të gjykatës është kontrolluar në dy lokacione të shfrytëzuara nga L.A. (34) nga Manastiri, ku janë gjetur dhe konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me veprën penale, pas së cilës personi është arrestuar.

Ne kemi treguar edhe një herë se pushteti i vetëm që ka çdo shtet ligjor është pushteti për të shtypur krimin. As në këtë segment nuk ka “falje”, nuk ka persona të mbrojtur – të gjithë janë të barabartë para ligjit, dhe kushdo që ka gabuar – duhet të mbajë përgjegjësi!”, njofton ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Thaçi: Ali Ahmeti ka sjellë në Maqedoni kriminelë nga Kosova për të “masakruar” zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Menduh Thaçi ka…

Dy persona nga Gostivari kapen me kokainë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate në rajonin…

Regjistrohen 30.615 viktima nga COVID-19 në Britani

Numri i viktimave nga koronavirusi në Britaninë e Madhe është rritur në…

Qeveria vendos reciprocitetin me Serbinë

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se vendimi për…

Një vit pas referendumit për Marrëveshjen e Prespës

Zgjidhja e kontestit shumë vjeçarë për çështjen e emrit mes Maqedonisë së…