Sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimore me të cilat përballen në rrugën e procesit eurointegrues është tema kryesore e konferencës ndërkombëtare “Një Ballkan drejt BE-së”-së që sot do të mbahet në Shkup në organizim të shumë organizatave joqeveritare të rajonit..

Nikoqir i konferencës është kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ndërsa do të marrin pjesë shumë liderë rajonalë të partive politike social-demokrate dhe liberale dhe eurodeputetë.

Në hapjen zyrtare, siç njoftojnë organizatorët, fjalim do të kenë Tanja Fajon – eurodeputete sllovene nga grupi social-demokrat, Ilhan Quçuk – eurodeputet nga grupi liberal ALDE dhe raportues për Maqedoninë e Veriut në PE dhe Tonino Piculla – eurodeputet kroat nga grupi social-demokrat.

Konferenca është ngjarje përfundimtare e programit rajonal edukativ rinor “Politika progresive në Ballkanin Perëndimor – ProgVeB” dhe është në organizim të shumë organizatave joqeveritare të rajonit: progres-Institut për demokraci sociale nga Maqedonia e Veroit, Fondacioni “Boris Divkoviq” nga Bosnje e Hercegovina, Fondacioni “Qemal Stafa” nga Shqipëria, Forum i iniciativave të majta nga BeH-ja dhe Qendra për aftësi moderne nga Serbia, të mbështetur nga Olof Palme suedez, Qendra internacionale dhe Fondacioni ndërkombëtar i partisë qendër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nuk dihet fati i ligjeve të pakos së pestë ekonomike

Tensionet e një nate më parë në Kuvend duket se nuk janë…

Zaev mohon intervenimin e Bullgarisë në rastin “Reket”, për të shpëtuar Kamçevin

Bojko Borisov në asnjë rast nuk më ka thirrur për biznesmenin e…

Trupat ruse rrethojnë Lysychanskun

Separatistët pro rusë thanë se kishin marrë kontrollin e Lysychanskut, por Ukraina…

Franca gjobit Google dhe Facebook me gjoba të ashpra

Rregullatorët francezë kanë goditur kompanitë, Google dhe Facebook me 201 milionë euro…

Tensionet me Ukrainën/ Rusia dislokon armatimet e rreme të ajrit, për të gënjyer Perëndimin (fotot)

Mes tensioneve të fundit në kufirin me Ukrainën, Rusia shihej sot të…