Kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishel Pikar në bazë të rregullës 178 të Rregullores, më 9 shkurt ka caktuar që konferenca para apelit në çështjen e Salih Mustafës të mbahet më 16 shkurt 2022 në orën 10:00.

Sipas njoftimit të gjykatës, gjykatësja Pikar urdhëroi mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në orën 12:00.

Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, kishte njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate, raporton Betimi për Drejtësi.

Salih Mustafa akuzohej në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Drejtori i shërbimeve sekrete greke jep dorëheqjen pas skandalit të përgjimeve

Kreu i shërbimit informativ të Greqisë dhe sekretari i përgjithshëm i zyrës…

Stoltenberg telefonon Vuçiqin: NATO e gatshme të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës

Stoltenberg fton Kosovën e Serbinë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog…

Izraeli nxjerr mësime nga lufta me Hamasin, gati sistemi me lazer që rrëzon avionët nga ajri

Një risi ushtarake është zbuluar nga Izraeli, duke shfaqur një sistem lazer…

Punonjësit e Postës së Maqedonisë në grevë, njëra prej arsyeve vonesa e pagave

Punëtorët e Postës së Maqedonisë sot kanë mbajtur grevë para kompanisë, ndërsa…

Abazoviq: Ne ofrojmë një qeveri të pakicës, për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan…