Shaqir Fetai, vetëm i urryer nga xhematet e vendit, mund të ikë disa ditë radhazi e të gjejë “dashuri” gjetiu! I kapur ngusht deri në asfiksi nga realiteti vendor, niset për një vizitë xhematave në diasporë, të cilat ai i shpjegon si “shumë vizita”! Vizita e parë, vizita e dytë, vizita e tretë… sepse dëshiron të krijojë përshtypje të rrejshme se, shumë shpesh është në Perëndim, po e ftojnë e po e kërkojnë gjithandej në botë. Kërkon fitra për të vizituar ambasadorë maqedonasë, lokale gastronomike dhe “qevabçilnici”, sepse janë skuta ku realisht ndjenë kënaqësinë idiotime.Tipike kjo sjellje e spiunëve dhe e tradhëtarëve. Shaqir Fetai është në një vizitë private me ç’rast po prezanton në një, dy, tre xhemate-xhamishë ku po provokon respekt e dashuri të dhunshme. Ai tallet me xhematin mysliman, Shaqir Fetai provokon mu në mes të Muajit të Agjërimit, duke u thënë myslimanëve “keni çfarë të më bëni? Jam po ai që ju spiunoj, ju tradhëtoj dhe ju detyroj të më respektoni”! Myslimanët shqiptar kanë respekt të paluhatshëm ndaj instititucionit hoxhë, dhe jo respekt ndaj turlifarë fytyre që gjendet nën çallmën e hoxhës. Këtë fakt Shaqir Fetai nuk dëshiron ta kuptojë sepse e ka edukatë profesionale të arritur nëpër zyret e UDB-së.
I numëron “vizitat” sikur raportimet  spiuneske në zyren e UDB-së para oficerit serb, Stanko Dragoviqit, “raportimi i parë, raportimi i dytë, raportimi i tretë…”! Këtu po që ka shumë raportime spiuneske, me qindra, kurse për këtë Ramazan ka ndërmarrë një vizitë nëpër xhemate-xhami të myslimanëve tanë në diaspore.
Dhe, na paska prezantu edhe në mesin e një Xhamie të cilën e ofendon me vlerësime qe di t’i bëjë vetëm një dubash. Shaqir Fetai jep këtë vlerësim tërësisht antifetar: “Imami i njohur nga Kumanova H. Ibrahim ef. Sulejmani dhe Hafizi Ensar ef. Fejzullahu ishin inspirimi dhe esenca e vlerave fetare të kësaj Xhamie”!
Një “margaritar” të këtillë mund ta nxjerrë vetëm goja e një udbashi që inspirohet nga tradhëtia dhe spiunimi e që esence e vlerës së tij “fetare” është hipokrizia e pistë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Albright rikthehet në Pentagon një vit pasi e largoi Trumpi

Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, është betuar si kryetare e re e…

Kurti flet për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi…

COVAX ka shpërndarë vaksina për 100 vende

Në gjashtë kontinente janë dorzuar deri më tani 38 milionë doza Struktura…

Mediat tregojnë detajet e takimit që “doli jashtë shinave”, ndërmjet presidentit Trump dhe Demokratëve

Një takim i presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me përpjekjet për…

Sulmi në Heidelberg të Gjermanisë, studenti shtie me pushkë brenda sallës së Universitetit – humb jetën një person

Të paktën katër persona janë plagosur e një ka ndërruar jetë në…