Kompania turke Garanti Kompozit, është ajo që merret me pajisjet mbrojtëse për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, e që po i përdorë vazhdimisht që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Kompania gjendet në qytetin turk Yozgat, e atë e ka vizituar së fundmi ministri i Mbrojtjes, Mustafa Varank, i cili tha se për Zelenskyn dhe bashkëpunëtorët e tij kanë prodhuar helmetat dhe jelekët anti-plumb, transmeton Telegrafi.

Kjo kompani qysh në ditën e parë të agresionit rus ka pranuar porosinë e parë për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse.

“Kanë kërkuar 20 helmeta dhe jelekë anti-plumb. Jemi të lumtur kur i shohim në televizor”, tha Vedat Tuzer nga kompania Garanti Kompozit.

Është theksuar se për prodhimin e pajisjeve ushtarake dhe civile përdorën materiale të avancuara. Sipas ministrit Varank, eksportimi i këtyre prodhimeve është i rëndësishëm për Turqinë për të treguar se çfarë është arritur në prodhim.

“Më vjen mirë ta shoh në këtë pikë sektorin privat ku ka arritur, në veçanti industria e mbrojtjes. Një pjesë e madhe e pajisjeve ushtarake prodhohen në Yozgat, ku në mbi 50 shtete dërgojnë produktet e tyre”, shtoi Varank.

Ndërkaq Tuzer ka bërë të ditur se kompania e tij mbulon 80 për qind të tregut në Turqi, kur bëhet fjalë për helmeta. Deri më 2013 janë eksportuar në Shtetet e Bashkuara dhe atë në partneritet me kompanitë nga Izraeli. Çmimi i një helmete të tillë kap vlerën e 1.900 dollarëve. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Qosja: Çështja kombëtare shqiptare pjesërisht e përmirësuar, politika të luftojë korrupsionin e nepotizmin

Me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbe dhe shpalljen e pavarësisë së…

Për dy vjet 15 mijë e 824 kosovarë janë pajisur me vizë pune të Gjermanisë

Instituti GAP ka publikuar një raport për emigrimin e fuqisë punëtore të…

Vazhdojnë bisedimet për Ligjin e Prokurorisë Publike

15 Shtator afati joformal i votimit për Ligjin e Prokurorisë Publike ka…

Kurti: Së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë krizë të madhe të energjisë

Kryeministri Albin Kurti foli për dy vendimet që qeveria miratoi për mbështetje…

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar 41 shoferë për ngasje të shpejtë

Gjatë 24 orëve në Shkup janë sanksionuar  41 shoferë për ngasje të…