Tensionet e fundjavës në Kosovë janë këtë të mërkurë në rend të ditës së seancës së jashtëzakonshme të Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin Federal të Gjermanisë, Bundestag.

“Para se të gjykoj, dua të informohem në mënyrë më të detajuar”, tha të hënën kryetarja e komisionit, Marie-Agnes Strack-Zimmermann (FDP), raporton Deutsche Welle.

“Prandaj e kam vënë çështjen në rend të ditës në seancën e posaçme të Komisionit të Mbrojtjes”.

Qeveria gjermane ishte shprehur e shqetësuar për situatën në Kosovë qysh në fillim të javës. Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, SPD, në pranverë pati rastin të njihej vetë nga afër me gjëndjen në Kosovë.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO po monitoron gjithashtu nga afër situatën dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse kërcënohet stabiliteti. Bundeswehr-i mbetet i përkushtuar në NATO dhe me KFOR-in për të garantuar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”, kishte thënë Lambrecht, sipas një deklarate të zëdhënëses së ministres së mbrojtjes, Nadine Krüger.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

2020 nis me tërmet, kjo ishte epiqendra e lëkundjes së fuqishme

Një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Richter lëkundi vendin në…

​Masa të reja anti-COVID: Paralajmërohet kthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit…

Shefja e OBSH-së në Kosovë: Pas dy javësh bie numri i të infektuarve, nëse qytetarët vetizolohen

Shefja e Emergjencave në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH0 në…

SHBA-ja dhe BE-ja po e përcjellin me vëmendje situatën në Serbi

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi ka thënë se i dënon…

Gjilani aktivizon shtabin e emergjencave, Haziri apel qytetarëve: Gjatë reshjeve mos dilni në rrugë me makina

Pas reshjeve të mëdha të shiut në ditën e djeshme në Komunën…