Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes Veri-Atlantike u miratua unanimisht në komisionin amë, atë për punë të jashtme. Zv/ministri i jashtëm, Andrej Zhernovski theksoi se me anëtarësimin në NATO vendi do ta realizojë një nga prioritetet e saj në planin e jashtëm, respektivisht një nga qëllimet më të mëdha strategjike të vendit qysh nga pavarësia.

Zoran Dabiq i cili një kohë të gjatë ka qenë ambasador në NATO vlerësoi pozitivisht vendimin për nënshkrim të parakohshëm të Marrëveshjes Veriatlantike, për shkak të shpërbërjes së Kuvendit për zgjedhjet e prillit. Sqaroi se kjo marrëveshje do të depozitohet në Departamentin amerikan të Shtetit pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me ç’rast edhe zyrtarisht vendi bëhet shteti i 30-të anëtar.

Pasi të kalojë në Komisionin Juridik Ligjvënës, Marrëveshja Veriatlantike pritet të votohet në seancë plenare, e caktuar për orën 15:00, pas çka para institucionit ligjvënës do të ngritet flamuri i NATOs.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…