Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja, duke përfshirë ndalimin e importit të naftës nga Rusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen foli në seancën me temë “Pasojat ekonomike dhe sociale të luftës Rusi-Ukrainë për BE-në” në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) të mbajtur në Strasburg.

Duke shpjeguar përmbajtjen e paketës së re të sanksioneve që planifikohet të zbatohet kundër Rusisë, Von der Leyen tha: “Sot ne paraqesim paketën e gjashtë të sanksioneve”.

Ajo tha se në kuadër të paketës, do të shtojnë në listën e sanksioneve oficerë të rangut të lartë dhe persona të tjerë që kanë kryer krime lufte në Bucha dhe përgjegjës për rrethimin e qytetit të Mariupolit.

“Ne po heqim Sberbank, bankën më të madhe të Rusisë dhe dy banka të tjera të mëdha nga SWIFT”, tha Von der Leyen, duke synuar bankat që kanë rëndësi kritike në sistemin financiar të Rusisë.

Von der Leyen deklaroi se me heqjen e këtyre bankave nga SWIFT do të sigurohet izolimi i plotë i sektorit financiar rus nga sistemi global.

Duke theksuar se do të vendosin ndalimin e transmetimit për 3 kanale që i përkasin shtetit rus, Von der Leyen theksoi se këto institucione nuk do të lejohen të operojnë në asnjë mënyrë në vendet e BE-së përmes aplikacioneve kabllore, satelitore, interneti apo smartphone.

Presidentja e KE-së kujtoi se do të ndalojnë qasjen e Kremlinit ndaj kontabilistëve dhe konsulentëve të ndryshëm nga Evropa dhe nënvizoi se do të ndalojnë ofrimin e shërbimeve të tilla për kompanitë ruse.

Von der Leyen potencoi se liderët e BE-së ranë dakord për t’i dhënë fund varësisë nga energjia ruse në takimin e Versajës dhe kujtoi se ata përfshinë edhe qymyrin në paketën e 5-të të sanksioneve.

“Ne po trajtojmë varësinë tonë nga nafta ruse. Për të qenë të qartë, nuk do të jetë e lehtë. Disa vende anëtare janë të varura nga nafta ruse. Tani, ne propozojmë ndalimin e naftës ruse. Kjo do të jetë ndalim për gjithë transportin detar dhe tubacionet produkte të naftës së papërpunuar dhe të rafinuar ruse”, tha Von der Leyen.

Duke shpjeguar se nafta ruse do të ndërpritet rregullisht dhe gradualisht duke siguruar rrugë alternative të furnizimit dhe duke minimizuar ndikimin e saj në tregjet globale, Von der Leyen tha: “Ne do të heqim gradualisht furnizimin me naftë bruto të Rusisë brenda 6 muajve dhe furnizimin e produkteve të rafinuara deri në fund të vit”.

Ajo shpjegoi se këto hapa do të dëmtojnë ekonominë ruse. BE-ja ka vënë tashmë në fuqi 5 paketa sanksionesh.

Propozimi i KE-së duhet të miratohet nga vendet anëtare në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Vriten dy ushtarë ukrainas, 4 plagosen

Ushtria e Ukrainës: Sulmi nga separatistët pro-rus në kufirin lindor Separatistët pro-rus…

Harris paralajmëron se agresioni rus i Ukrainës kërcënon demokracinë në të gjithë Evropën

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris theksoi unitetin midis amerikanëve dhe aleatëve të…

Studimi: 99% e viktimave tashmë kanë pasur këtë të përbashkët

Më shumë se 99% e viktimave nga koronavirusi në Itali janë njerëz,…

“Sllovakia po e paguan çmimin për mosnjohjen e Kosovës”

Sllovakia po paguan një çmim të lartë diplomatik për mosnjohjen e Kosovës.…

ASH: LSDM dhe BDI amnestuan kreatorët e ”27 prillit”

Aleanca për Shqiptarët përmes një press konferencë të mbajtur para parlamentit të…