Sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nëse autobusi i “Besa Trans” që u aksidentua në Bullgari nuk ka pasur licencë valide për transportin e udhëtarëve, ai nuk do të guxonte të kalonte kufijtë e Bashkimit Evropian në këtë rast në Bullgari.

Ligjet e BE-së parashikojnë në varg rregullash për licencë dhe leje për transportin e udhëtarëve dhe se nuk përjashtohet që këto ligje janë shkelur, por Komisioni Evropian tani për tani nuk dëshiron të përzihet në hetimet që po zhvillohen, përcjell MIA.

Nëse vërtetohet në hetim se transportuesi ka lëvizur me licencë ilegale apo të falsifikuar, mund të pritet që KE të dënoj praktikën e tillë që jo vetëm është kërcënim për konkurrencën e lirë në BE, por paraqet edhe rrezikim të jetës së udhëtarëve.

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut ditë më parë njoftuan se autobusi i kobshëm nuk figuron në bazën e të dhënave të Ministrisë së transportit dhe lidjeve dhe se nuk ishte lajmëruar fare. Dogana po heton se kush ka lejuar mjetin transportues pa leje valide.

Bashkimi Evropian ka miratuar praktika të re për siguri në transportin e udhëtarëve që quhet Paketi i mobilitetit, me rregulla dhe kritere të reja që do të hyjnë në fuqi në fillim të 2022.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…