Ndërkohë që tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të larta për shkak të rrëzimit të një balone që zyrtarët amerikanë thonë se është një balonë spiune, Kolumbia ka njoftuar se ka pikasur një objekt të ngjashëm në hapësirën e saj ajrore.

“Në mëngjesin e 3 shkurtit, sistemi kombëtar i mbrojtjes ajrore zbuloi një objekt në një lartësi prej rreth 17 mijë metrash që hyri në hapësirën ajrore të vendit në sektorin verior”, njoftuan të shtunën në mbrëmje Forcat Ajrore kolumbiane

Objekti lëvizte me një shpejtësi mesatare prej rreth 46 kilometra në orë, duke treguar “karakteristika të ngjashme me balonën”.

Forcat Ajrore kolumbiane e gjurmuan objektin me sistemin e saj të mbrojtjes, derisa u largua nga hapësira e tyre ajrore.

“Nuk përbënte “kërcënim për sigurinë kombëtare, mbrojtjen apo sigurinë ajrore”, u tha nga forcat ajrore, duke shtuar se tani po punojnë me vendet e tjera për të zbuluar origjinën e objektit.

Të shtunën, ushtria amerikane rrëzoi një mjet, që ata thonë se ishte një balonë spiune kineze në brigjet e Karolinës së Jugut.

Pekini pretendon se ishte një balonë kërkimore civile që doli jashtë kursit. Të premten, zëdhënësi i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA, Par Ryder tha se një balonë e dytë ishte parë mbi Amerikën Latine, por nuk dha detaje të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kurti për marrëveshjen e Washingtonit: Më shumë tentim për ujdi të shpejtë, sesa ndihmë ndaj Kosovës e Serbisë të ecin përpara

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot marrëveshjen e Washingtonit ndërmjet Kosovës dhe…

U prezantua rrejshëm si zyrtare e Prokurorisë, arrestohet 23 vjeçarja nga Mitrovica

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, pas një…

Gashi tregon si u xhiruan pamjet e krimeve serbe në Mihaliq

Xhirimet e krimeve  serbe në luftën e viteve 1998-1999 në Kosovë nuk…

Gjatë këtij viti në Kosovë u braktisën 14 fëmijë

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), ka bërë të ditur se…

Shefi i Wagnerit të Rusisë drejton akuza për ‘tradhti’ në betejën e Bakhmutit

Kreu i ushtrisë private të Rusisë “Wagner” ka thënë se nuk po…