Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës me Serbinë sonte po vazhdon të ketë fluks të madh të automjeteve dhe pritje të gjata deri në 5 orë të bashkatdhetarëve tanë, që po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për të kaluar festat e fundvitit në Kosovë.

Kolona të gjata të veturave, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 20:08) dhe pritje më të gjata ka në vendkalimet kufitare me Serbinë në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

Në vendkalimin kufitar në Merdar, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë për të hyrë, kurse kolona e automjeteve arrin deri në 1.5 km .

Ndërsa, në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë po pritet deri në dy orë. Kolonat e automjeteve në këtë vendkalim kufitar arrijnë deri në 1km.

Edhe në vendkalimin në Muçibabë bashkatdhetarët po presin më shumë se një orë për të hyrë në Kosovë, kurse në Mutivodë deri në 30 minuta.

Dy vendkalimet kufitare me Serbinë në veri të vendit, në Jarinjë dhe Bërnjak, po vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, si pasojë e barrikadave të vendosura nga serbët në rrugët magjistrale që shpien në këto dy pika kufitare.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje nuk raportohet për kolona, pasi pritjet për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova janë 03-05 minuta.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

E presin me këngë e valle/ Zbret avioni i parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit

Sot është kryer me sukses zbritja e avionit të parë në aeroportin…

Tkurrja e popullsisë si problem emergjent i BE

Një nga problemet më të mëdha që po përballen vendet e Bashkimit…

Qelepirxhiu në Sisak

Shaqir Fetai që kur u instalua dhunshëm e turpshëm në krye të…

Distria Krasniqi shpallet Kampione e Evropës në xhudo

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, është shpallur Kampione e Evropës në kategorinë -48…

Kryediplomati ukrainas bën thirrje për embargo globale ndaj naftës ruse

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, po i bën…