Kolona prej dhjetëra kilometrash që qëndroi në vend për ditë të tëra në rrugën për në Kiev është ripozicionuar në pyje: sipas analistëve, artileritë janë ngritur në pozicion qitjeje.

Për ditë të tëra, kolona mbeti e palëvizur përgjatë rrugës. Kilometra dhe kilometra të pushtuara nga automjetet ushtarake ruse: një kolonë që shfaqet si një kërcënim mbi kryeqytetin ukrainas.

Sot, fotot e reja satelitore duket se tregojnë që ajo kolonë e ushtrisë ruse është shpërndarë kryesisht, duke u përhapur në pyjet dhe qytetet pranë Kievit dhe duke formuar grupime të reja në veriperëndim të qytetit.

Sipas ekspertëve ushtarakë nga Associated Press, ky është “një sinjal i keq”: kolona – konfirmoi Britania e Madhe – po pozicionohet për një sulm që mund të nisë në ditët në vijim. Njësitë e blinduara u panë në qytete pranë aeroportit Antonov në veri të qytetit dhe automjete të tjera u zhvendosën në pyjet aty pranë, në pozicion për të hapur zjarr.

Pra, mjetet e gjurmuara po ripozicionohen me artileri vetëlëvizëse dhe mortaja: kjo do të thotë se plani rus po vazhdon, ngadalë por me siguri – Kharkivi është i rrethuar, Dnipro është nën rrethim, po lëvizet drejt Perëndimit.

Bombardimi i Kievit bëhet gjithnjë e më real, gjithnjë e më i mundshëm: Putini nuk do të ketë mëshirë për këtë qytet.

Kolona ruse u grumbullua jashtë qytetit në fillim të javës së kaluar, por përparimi i saj dukej se ngeci, kur u përhapën lajme për mungesat e ushqimit dhe karburantit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Londrës, “forcat tokësore ruse vazhdojnë të përparojnë ngadalë për shkak të problemeve të vazhdueshme logjistike dhe rezistencës së ashpër të Ukrainës”.

Amerikanët flasin për 2 javë për përfundimin e rrethimit dhe mbi gjashtë javë për të marrë qytetin. Zyrtarët amerikanë thanë se trupat ukrainase shënjestruan gjithashtu kolonën me raketa antitank.

Dje, burime amerikane konfirmuan rrethimin progresiv të kryeqytetit: ushtria e Moskës ka përparuar rreth 5 kilometra në 24 orët e fundit dhe disa elementë tani janë 15 kilometra larg qytetit.

Kësaj situate i shtohen zërat, shumë shqetësuese, për armët kimike: Moska akuzon Kievin se i ka ndërtuar ato dhe se ka patur mbështetjen e Perëndimit; Shtetet e Bashkuara, të cilat pretendojnë se këto akuza nuk shërbejnë veçse për të përgatitur terrenin për sulmet ruse me këtë lloj armatimi, siç ndodhi në Siri – pikërisht me bekimin e Moskës. / corriere della sera – bota.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

LAJMI I FUNDIT| VIDEO: Ali Ahmeti: Nuk janë terrorist sulmuesit e 27 prillit!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një emision televeziv,…

Topalli, Bashës: Shkatërrove opozitën, i dhurove qeverisë mandatet e deputetëve

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli shpërtheu në akuza ndaj liderit…

Siljanovska: Gjithmonë kam kritikuar Gruevskin

Edhe për kundër akuzave gjatë ditëve të fundit drejtuar kandidates për president…

Në Dibër kryetari do të zgjidhet më 14 nëntor

Edhe pas votimit të sotëm të përsëritur në një vendvotim, qytetarët e…