Një zyrtar i një kolegji indian ka kërkuar falje pasi në internet u përhapen disa fotografi ku studentët shihen me paketa në kokë gjatë një provimi.

Fotografitë e çuditshme u bënë gjatë një provimi në kimi në kolegjin “Bhagat” në rajonin Karnataka. Në fotografi shihen studentët me paketa të prera vetëm në njërën anë në mënyrë që ata të mos kenë mundësi të shohin anash.

Pas reagimeve të shumta, një administrator i këtij kolegji foli publikisht dhe kërkoi falje për këtë incident. Ai tha se i vjen keq që e ka përdorur këtë teknikë të pazakontë kundër kopjimit në provim.

Ky zyrtar shtoi se e ka përdorur këtë teknikë vetëm si eksperiment pasi kishte dëgjuar për përdorimin e saj në shkolla të tjera.

Ai gjithashtu theksoi se një metodë e tillë është përdorur me miratimin e studentëve. Madje, studentët vetë i kishin sjellë paketat nga shtëpitë e tyre, secili për vete.

Zyrtarët e kolegjit thanë se tashmë e kanë hequr nga përdorimi këtë praktikë pas reagimit të autoriteteve lokale, shkruan “BBC”./Gazeta Express/.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Oda e Afarizmit të Kosovës kundërshton moratoriumin e propozuar nga ministri Aliu

Oda e Afarizmit të Kosovës është shprehur kundër moratoriumit të propozuar nga…

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

Presidenti ukrainas, Zelensky në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është…

El Cheka opozitës shqiptare në RMV

“Opozita shqiptare në Maqedonin Veriore jan kapur pas Maxhar Telekomit dhe zgjedhjeve…

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Rusinë për sulmet kibernetike në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë akuzuar Rusinë se qëndron prapa…

Gjykata pranon propozimin e prokurorisë, 30 ditë paraburgim për Mijallkovin

Gjykata Penale e Shkupit e pranoi propozimin e Prokurorisë për paraburgim 30…