Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që të caktojë seancën ku në rend dite është edhe propozimi për ndryshimin e nënshtetësisë. Forumi i Rinisë i këtij koalicioni, nëpërmjet një konference për media të mbajtur para Kuvendit, ka akuzuar Xhaferin se, me mos caktimin e seancës ai pengon këtë ligj.

“Sot jemi këtu para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që drejtpërdrejt ta pyesim kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi, se kur do ta kthejë seancën plenare parlamentare të 25-të, në të cilën si pikë e 15-të e rendit të ditës është propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut?

Xhaferi, fakti që ju nuk e ktheni atë seancë dhe kështu e pengoni diskutimin për këtë propozim-ligj, ju bën juve përgjegjës të drejtpërdrejtë dhe pengues të miratimin të një ndryshimi ligjor, që shumë qytetarëve të vendit tonë u pamundëson të pajisen me shtetësi. Prandaj, ne kërkojmë nga ju përgjigje publike: kush ju shtyn ta pengoni këtë dhe për interesa të kujt e bëni këtë?

Nëse ju vazhdoni të silleni kështu ndaj kësaj të drejte qytetare, ne do të vazhdojmë t’ju konsiderojmë përgjegjësin kryesor që qytetarët nuk mund të pajisen me shtetësi, ndërsa ju do të duhet ta shpjegoni arsyen pse e bëni këtë.

Mund të ketë qenë mburrje për ju që u bëtë kryetar Kuvendi, por mos harroni se plot njerëz e kanë nisur karrierën me lavd, por e kanë përfunduar me turp”, u deklaruan nga Forumi i rinisë ASH-AAA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…