Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zajev, më shpesh takohet me klerikët e pushtetiit se sa me, bie fjala, mjekët që janë në fushën e betejës kundër Kovid-19. Se pse ka nevojë kaq shumë që t’i takojë këtë e di vetëm ai! Mund të jenë vetëm dy arsye: ose e merr malli për këta “dy bereqeta” ose beson se ata janë çudibërës, magjistarë, në gjuhën e popullit “sehirbasa”

Sërish, për të satën herë këtë kohë, Zaevi qenka takuar me “dedo” Stafanin dhe me Shaqir Fetain! A kanë kuptim këto takime? Në synimet e Zaevit edhe mund të ketë kuptim, sepse, si ndryshe t’i promovojë “dy liderë fetarë” kaq të rëndësishëm të cilët duhet t’ua imponojë besimtarëve si njerëz çudibërës, të cilët e mëshirojnë, e bekojnë dhe e falin Zoran Zaevin!

Takimi për pandeminë, për Kovid 19, me këta dy injorantë për sa i përket sëmundjeve pandemike, është më tepër se fyerje e intelegjencies së çdo njeri me QI normale! T’i shesësh si faktorë shumë të rëndësishëm në tejkalimin e kësaj të keqe, është një hap drejt fajësimit të tyre për dështimin eventual të kryeministrit me gjithë qeverinë!

Qeveria ka komision të veçantë lidhur me këtë problematikë! Komisioni propozon vendime, qeveria i miraton dhe, i vë mekanizmat e veta në lëvizje me qëllim të miratimit të vendimeve. Kush nuk i respekton, i nënshtrohet sanskioneve! Nëse është kështu – pse atëherë takime dhe raportime para dy personave, roli dhe funksioni i të cilëve është fare i papërfillshëm në tejkalimin e situatës. Pandemitë kurrë nuk kanë kaluar me hajmali apo me shpresa në çudibërje të klerikëve oborrtarë por, me shtrëngim të masave shëndetësore, me disiplinë të çeliktë, me vendime e me intervenime të organeve kompotente, si nga sfera e mjekësisë po ashtu edhe nga sfera e sigurisë.

Apo, ndoshta Zajevi mendon se tani, meqë vinë festat fetare, këta dy janë ata që duhet të kenë rolin kryesor në marrjen e masave konkrete për zbutjen e situatës katastrofale me të cilën po përballet Maqedonia e Veriut. Pse Zaevit i duhen bashkëfajtorë në këtë dështim! E ka Shaqir Fetai forcën ndikuese tek myslimanët e vendit sa për t’i ndaluar që mos të vizitohen dhe të shkëmbejnë urime myslimanët mes vete me rastin e Fitër Bajramt? Apo e ka këtë ndikim te besimtarët e vet “dedo” Stefani në prag të festave ortodokse? Aspak! Fare! Le të dalë Shaqir Fetai e le ta kumtojë një vendim në këtë drejtim! Do t’i shahet tërë lista  familjare e gjinisë femërore nga myslimanët e vendit dhe, do t’i iritojë aq shumë sa, të gjithë, për inat të tij, do t’i futen në hundë Kovid 19-ës! Zaevi nuk duhet ta provokojë inatin e qytetarëve besimtarë.

Populli ia ka dhënë besimin subjektit konkret për të na prirë në të mirë e në të keq! Klerikët janë apolitikë dhe apartiakë dhe, nuk duhet të shërbejnë sa për të mashtruar elektorat për përfitime partiake! Vetë institucionet gjegjëse të qeverisë duhet të dinë se në ç’masë është rreziku, ç’përmasa tragjike mund të na shkaktojë Kovid 19, kur duhet të shtrëngohen masat e kur të lirohen, cilat duhet të jenë ato masa detyrimisht të zbatueshme e cilat mund të jenë ndërgjegje e qytetarëve dhe, meriat apo dështimet eventuale u takojnë vetëm atyre institucioneve pëkatëse.

Turqia, një nga vendet islamike më të fortë në botë, ka urdhëruar që plotë 17 ditë të mbyllen të gjithë qytetarët e këtij vendi, karantinë totale, qofshin ata besimtarë apo ateistë. Nuk ka dalje, nuk ka vizita, nuk ka tubime, nuk ka festime, nuk ka lutje të përbashkëta. Të gjitha të kryhen benda, në shtëpi! Pushteti turk nuk ia kërkoi këtë leje Institucioneve fetare dhe as që mori pëlqimin e tyre për masat që duhet të ndërmerren. Sepse, është shumë koshiente se përgjegjësia, sikundër sukseset, bien ekskluzivisht mbi institucionet gjegjëse të Shtetit!

Çka pati nevojë Zoran Zaev ta manipulojë opinionin e gjërë me falënderimet ndaj “dedo” Stefanit dhe Shaqir Fetait për kontributin e dhënë në luftë kundër pandemisë! Po cili ishte ky kontribut i këtyre dy “liderëve” fetarë? Pse Zoran Zaevi i tërë angazhimin e shëndetësisë shtetërore, tërë angazhimin e sigurimit shtetëror, tërë angazhimin e institucioneve përkatëse, ua atribuon edhe këtyre dy personave të cilët, as veten nuk kanë arritur ta ruajnë nga Kovid 19-ta?!

Zoran Zajev shpreson se edhe “dedo” Stefani edhe Shaqir Fetai, edhe më tej do të angazhohen në mbrojtjen e shëndetit publik! Maqedonia e Veriut, është e radhitur në ranglistën botërore ndër vendet e para për nga vdekshmëria e të sëmurëve nga koronavirusi! Infektimet ditore deri para dy-tre ditëve ishin alarmante, më të larta në rajon e në Evropë! A mos ndoshta sjellja nonshalante e këtyre dy “liderëve oborrtarë” ndikoi në tërë këtë rezultat tragjik, sa që tani, Zoran Zaevi, detyrohet që të përulet para të dyve dhe t’i lusë që të bashkangjiten në luftën kundër pandemisë!

Në kriza të rënda, vendimet e pushtetit, nuk njohin personalitete apo pozita shoqërore – të gjithë janë qytetarë të rëndomtë të cilët obligohen t’i nënshtrohen masave që i sjell Qeveria. Prandaj, Qeveria është meritore në zbutjen deri në zero të kësaj pandemie, apo në dështimet për të evituar tragjedira të rënda.

Nëse Zoran Zaev mendon se këta dy “prijësa fetarë” të pushtetit do të mund ta ndihmojnë, duke shtrirë ndikimin e tyre mbi masën e gjërë, në fakt, ai duhet të dijë se ka varur shpresa në njerëz më të kotë që i ka Maqedonia e Veriut, të paktën për sa i përket Shaqir Fetait, të cilin, myslimanët e vendit, në shumicë absolute, nuk e bëjnë mall më sa leshin e b… Është më se e vërtetë se, në këtë vend, myslimanët e bëjnë dhe do ta bëjnë pikrisht të kundrtën e asaj për të cilën do të apelonte Shaqir Fetai. Kjo tashmë është dëshmuar disa herë! Klerikët e pushtetit gjithnjë janë të urryeshëm sa vetë djalli!

Çudibërja që mund t’i vie Kryeministrit Zaev nga “lutjet” e klerikëve të pushtetit mund të jetë vetëm djallëzimi i tij! Sa më pak që të jetë i varur prej klerikëve të pushtetit, aq më shumë do të jetë i suksesshëm në sigurimin e vaksinave, në vaksinimin e popullatës, në shtimin e arsyes për të qenë sa më humanë me të gjithë ata mantelbardhë që janë në vijën e parë të frontit në përballje me këtë të keqe që ka kapluar mbarë botën. Mbi të gjitha, cili shtet i botës i kërkoi ndihmë fetare Papës?

Kombetare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…

Kush është spiuni i UDB-së serbe me nofkën “Novinar”?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI Serbosllavia në tërë Ballkanin ka zbarkuar jo më pak…