Britania ka një kryeministre të re, Liz Truss… E kështu, i takon atij të vjetër, Boris Johnson që të largohet nga Downing Street dhe në mënyrë simbolike tregon ikjen e tij nga posti më i lartë në qeverinë britanike.

Johnson shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe ka mbajtur fjalimin e fundit. Ish-kryeministri tha se po largohej pas një “gare të papritur stafete”, duke pretenduar se posti i tij i kryeministrit u ndërpre pasi rregullat e lojës u “ndryshuan në mes të rrugës”.

“Kjo ishte njerëz”, u shpreh Johnson.

Po ashtu, shtoi se u përball me disa çështje të rëndësishme duke përmendur këtu Brexit, për të cilin tha se e realizoi me sukses. Më tej, Johnson theksoi se hapi programin e vaksinimit për Covid-19 dhe rezistoi ndaj luftës së Vladimir Putin në Ukrainë. Këtë të fundit e akuzoi për ngritjen e kostos energjetike.

Ish-kryeministri përshëndeti punën e qeverisë së tij sa i përket ekonomisë. Ai pretendoi se numri i të papunëve është më i ulët që kur ai vetë ishte 10-vjeç.

Ndër të tjera, Johnson shprehu mbështetje ndaj pasardhëses së tij, Liz Truss dhe tha se qeveria e saj do t’i ndihmojë njerëzit që të kalojnë krizën aktuale të energjisë.

Sa i përket pyetjes së çfarë do të bëjë në të ardhmen, Johnson u përgjigj: Më lejoni të them se tani jam si një nga ato raketa përforcuese që e ka përmbushur funksionin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve njofton largimin nga politika

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka thënë se nuk do të kandidojë…

Jep dorëheqje komandanti i FSK-së Rrahman Rama

Ka dhënë dorëheqje komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrahman Rama.…

Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për…

Biden i përmbahet afatit deri më 31 gusht për evakuimet në Afganistan

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se Washingtoni me shpejtësinë e duhur…

Grafa etnike në letërnjoftime, në harresë!

Grafa etnike në letërnjoftime mbetet në qorr sokak. Prej muajsh nuk ka…