Gjashtë persona, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë nga një sulm me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Guangdong të Kinës.

Policia tha se ka arrestuar një 25-vjeçar me mbiemrin Wu në qytetin Lianjiang.

Viktimat e tjera janë një mësues dhe dy prindër. Një person ka mbetur i plagosur gjithashtu.

Sulmi ndodhi të hënën në orën 07:40 me orën lokale. Burri është arrestuar në orën 08:00 dhe policia e ka cilësuar këtë rast “sulm me dashje”.

Një pronar dyqani që punon pranë kopshtit i tha BBC-së se zona përreth është mbyllur.

Sulmi ka ndezur një bisedë të gjerë nëpër platformat e mediave sociale kineze, me shumë përdorues që janë të tronditur.

Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Kinë, por vendi ka parë një sërë sulmesh me thika vitet e fundit, duke përfshirë disa në shkolla.

Në gusht të vitit të kaluar, një sulmues me thikë sulmoi një kopsht fëmijësh në provincën juglindore Jiangxi, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur gjashtë të tjerë.

Në prill 2021, dy fëmijë vdiqën ndërsa 16 të tjerë u plagosën gjatë sulmi me thikë në qytetin Beiliu, në rajonin autonom Guangxi Zhuang, shkruan BBC.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Japonia vendos më shumë sanksione ndaj Rusisë, duke përfshirë familjet e Putinit dhe Lavrovit

Japonia ka vendosur sanksione shtesë kundër Rusisë të martën, duke bllokuar asetet…

Qeveria shkarkon Paunovskin!

Në seancën e sotme Qeveria vendosi për shkarkimin e Drejtorit të Inspektoratit…

Libi, më shumë se 5 mijë persona të vdekur pas përmbytjeve katastrofike

Më shumë se 5 mijë njerëz supozohen të vdekur dhe 10 mijë…

Punëtorët e Hekurudha-Transport në vendin e punës krijuan kriptomonedha, u zbuluan nga shpenzimi i madh i rrymës!

Më datë 19.11.2021 inspektorët e Njësitit për krim ekonomik në kuadër të…

“NLB Banka” nuk i përfill shqiptarët, “Службен јазик на НЛБ е македонски јазик”. Revoltohet klienti nga Tetova

“Gjuha zyrtare e NLB Bankës është gjuha maqedonase dhe ajo angleze” kështu…