Ministria e Jashtme e Kinës tha të hënën se kriza në Ukrainë duhet të zgjidhet përmes dialogut, pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu bashkua udhëheqësve të demokracive të mëdha të shtunën në një samit në Japoni.

“Ne kemi vërejtur se Presidenti Zelensky mori pjesë në samitin e G7-ës. Qëndrimi i Kinës për krizën në Ukrainë është konsistent. Ne gjithmonë besojmë se kriza duhet të zgjidhet politikisht përmes dialogut dhe konsultimit”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Mao Ning në një konferencë për media, raporton CNN.

Mao shtoi se Kina shpreson se shtetet, veçanërisht ato që janë anëtare të G7-ës, mund të punojnë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për të luajtur një “rol konstruktiv në promovimin e zgjidhjes politike të krizës”.

Kina luan rolin e paqebërësit: Pekini është përpjekur vazhdimisht ta portretizojë veten si paqebërës në konfliktin e rëndë, pavarësisht lidhjeve të ngushta me Rusinë.

Li Hui, i dërguari i posaçëm i sapoemëruar i Pekinit për luftën në Ukrainë, u takua me Zelenskyn në Kiev javën e kaluar – zyrtari më i lartë kinez që udhëton në Ukrainë që nga fillimi i luftës shkatërruese të Moskës.

Megjithatë, disa analistë perëndimorë kanë vënë në dyshim nëse përpjekjet e Kinës për të promovuar paqen janë të vërteta – dhe nëse vizioni i saj se si mund të përfundojë konflikti përputhet me atë të Kievit.

Gjatë vizitës së Li, ministri i jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba theksoi se negociatat e paqes duhet të “bazohen në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Ukraina nuk pranon asnjë propozim që do të përfshinte humbjen e territoreve të saj ose ngrirjen e konfliktit”, tha Kuleba.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE flet për sulmin nga serbët në veri, ka një thirrje për institucionet

Incidenti i ndodhur të dielën ndaj një grupi të bjeshkatarëve që ishin…

Qeveria tregon gjendjen nëpër komuna pas vërshimeve

Qeveria e Republikës së Kosovës, bën të ditur se së bashku me…

Turqia po monitoron nga afër incidentin me dronin amerikan në Detin e Zi

Turqia po monitoron nga afër dronin ushtarak amerikan që u rrëzua në…

Stoltenberg: Anëtarët e NATO-s duhet të plotësojnë rezervat e tyre të armëve

Anëtarët e NATO-s duhet të plotësojnë rezervat e tyre të armëve dhe…

Snopçe nga ASH: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të…