Disa dokumente të publikuara së fundmi në media kanë nisur përhapjen e zhurmave te tilla.

Laboratori më i madh i fizikës në Kinë ka insistuar së fundmi se nuk është duke ndihmuar një kompani private të ndërtojë makinën e udhëtimit në kohë.

Në fillim të muajit disa dokumente të dyshimta nisën të qarkullonin online, ku sugjerohej se akademia kineze e shkencave ishte partnerizuar me kompaninë private Ruitai Technology në një projekt të quajtur “Gjenerimi i tunelit eksperimental kohë-hapësirë”.

Gazeta kineze që publikoi dokumentin në format ‘PowerPoint’ shkruante më tej për projektin:

“Mjeti mund të shtrembërojë kohën e hapësirën, duke kontrolluar kalimin ne kohë, duke kapërcyer barrierat e kohë-hapësirës dhe mund të përdoret për udhëtim në kohë, ashtu si dhe për udhëtime inter-stelare, zgjatje të jetës, e të tjera. Projekti ka në plan të zgjedhë një vendnodhje në Kinë me një sipërfaqe prej 16 hektarësh për ndërtimin e bazës shkencore. Puna për eksperimentin e kohë-hapësirës pritet të nisë në 7-12 muaj pasi fondet janë gati.”

Dokumenti pretendon gjithashtu se grupi përgjegjës “ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me ekspertë dhe akademikë kinezë, ndërsa projekti është ngritur lart edhe nga fituesi i çmimit Nobel, Gao Kun.

Por pak pas publikimit të dokumentit online, akademia kineze e shkencave mohoi me insistencë përfshirjen në një projekt të tillë.

 “Nuk është e vërtetë që instituti jonë dhe kompania ‘Shanxi Ruitai Technology’ e përmendur në artikull, kemi një kontratë bashkëpunimi. Grupi ynë nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjet e shkaktuara nga propaganda e rreme.

Por si mund të ishte në të vërtetë një makinë shtetërore për lëvizjen në kohë?

Mjeti mistik në fjalë do të ishte një zgjatim i teorisë së përgjithshme të relativitetit të Albert Einstein , për shtrembërimin e shtresës kohë-hapërisë të universit, ekzistenca e të cilës është pranuar prej kohësh nga shkenca moderne.

Por idea mund të ketë të bëjë dhe me pezullimin e jetës njerëzore për një rinisje të saj të mëvonshme. Deri ne nje njoftim te metejshme, detajet e projektit mbeten vetem spekulime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…