Rreth 80,000 turistë janë bllokuar në qytetin turistik të njohur Sanya në ishullin tropikal Hainan të Kinës pasi autoritetet njoftuan masa bllokimi për të frenuar një shpërthim të COVID-19.

Transporti publik u pezullua dhe lëvizjet e njerëzve brenda qytetit u kufizuan që nga mëngjesi i së shtunës, thanë autoritetet.

Turistëve të bllokuar u kërkohet të qëndrojnë për shtatë ditë dhe të bëjnë pesë teste për COVID-19 përpara se të nisen, shkruan CNN.

Nënkryetari i bashkisë He Shigang tha të premten se rreth 80,000 turistë kanë mbetur në qytet.

Të gjithë ata që aktualisht janë në Sanya, si dhe njerëzit që kanë qenë në qytet që nga 23 korriku, nuk u lejuan të largoheshin nga provinca Hainan pas orës 18:00 me kohën lokale të së shtunës, thanë autoritetet provinciale.

Kufizimet vijnë në kulmin e sezonit të turizmit veror për provincën e ishullit, një destinacion popullor që shpesh quhet Haëaii i Kinës për plazhet me rërë, pyjet tropikale dhe hotelet e nivelit të lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Çfarë arriti Angela Merkel në Ballkanin Perëndimor?

Kancelarja gjermane në largim viziton edhe njëherë Ballkanin Perëndimor. Problemet e komplikuara…

RMV/ Rritja e çmimeve

Duke folur në konferencën për shtyp në Zyrën e Kombeve të Bashkuara…

Vazhdojnë protestat anti-qeveritare në Beograd

Rreth njëmijë persona janë mbledhur në kryeqytetin e Serbisë të shtunën, në…

Rritet numri i të prekurve nga Koronavirusi në vend, 29 në 24 orët e fundit

Është rritur për 29 numri i të prekurve nga koronavirusi duke çuar…

Hallaçi komenton rastin me dokumentarin “Trimat e Kumanovës”

Emisioni investigativ Top Story denoncoi sulm kibernetik ndaj dokumentarit “Trimat e Kumanovës”…