Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia në takimin me Shefat e Mbrojtjes së NATO-s, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë dhe e paqëndrueshme.

“Aktualisht, situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është përgjithësisht e qetë, por jashtëzakonisht e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi se KFOR-i vazhdon të zbatojë çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij të OKB- së për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

Ai gjithashtu u shpreh se KFOR-i vazhdon të krijojë kushtet që dialogu i lehtësuar nga BE të konsolidohet dhe të ecë përpara.

Ristuccia ndërkohë falënderoj edhe aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre në misionin e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Gjermani: Shqiptari vret ish-gruan e tij

Një shqiptar dyshohet se e ka vrarë ish- gruan e tij. Ngjarja…

Daniel Serwer: Ballkani i Hapur është iniciativë e vdekur, nuk i duhet rajonit

E vetmja rrethanë kur Kosova duhet ta marrë në konsideratë propozimin për…

Timonie: T’i jepet fund mosndëshkimit të elitave politike të të dyja palëve

Franca ende nuk ka vendosur si të do prononcohet për fillimin e…

Izet Mexhiti zgjidhet kryetar i degës së BDI në Çair

Në Kuvendin Zgjedhor të BDI në Çair, Mexhiti ishte kandidat i vetëm…

Ruskovka nuk beson se Mijallkov ka qenë i sëmurë

Prokurorja Villma Ruskovska para pak çastesh deklaroi se nuk beson ish-shefi i…