Për tri ditë, KFOR-i në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme ka vepruar për të mundësuar hapjen e rrugëve për lëvizje të qytetarëve në veri pasi ishin mbyllur disa nga policia me synimin që të ndalet kontrabanda.

Një zyrtar nga KFOR-i i tha KOHËS se mbështet përpjekjet e institucioneve në Kosovë për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të frenuar aktivitetet kriminale në Kosovë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim Policinë e Kosovës për të penguar aktivitetet e kontrabandës dhe trafikimit, edhe në veri të Kosovës. Në periudhën 26-28 prill, KFOR-i – në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme – ndërmori veprime për të rregulluar pengesat në dy rrugë në afërsi të Vijës Kufitare Administrative”, tha ai.

Tutje tha se masat e sigurisë që synojnë përmirësimin e policisë dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt “duhet të peshohet proporcionalisht me nevojat e komuniteteve lokale dhe me lirinë e lëvizjes për banorët vendas”.

KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, thuhet në fund të përgjigjes.

Policia e Kosovës ka mbyllur disa rrugë të cilat shfrytëzoheshin për kontrabandë në zonat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kurse, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhalal Sveçla, në raportim në Komisionin për Siguri të premten ka thënë se rrugët e mbyllura në zonat kufitare me Serbinë kanë qenë ilegale dhe se të tilla nuk mund të hapen pa marrëveshje dyshtetërore.

Ai ka thënë se në atë zonë nuk ka rrugë alternative.

“Në atë zonë nuk ka rrugë alternative, ka rrugë ilegale që shteti i Kosovës ka vendosur t’i mbyllë. Mes dy shteteve nuk mund të ketë rrugë alternative pa marrëveshje të saktë mes dy vendeve. krejt çfarë ka bërë Policia e Kosovës është hapja e pengesave që rrugët që janë hapur ilegalisht të pamundësohen që të shfrytëzohen për aktivitete ilegale”, ka thënë ai.

Sveçla tha se është i njoftuar me ankesat e banorëve në komunën e Leposaviqit pas mbylljes së këtyre rrugëve, por se do t’i adresojë ato.

“Jam i njoftuar se ka ankesa të banorëve që në bashkëpunim me KFOR-in, jemi duke i adresuar. Shembull ka raste kur një rrugë kalon në territor të Serbisë dhe shfrytëzohet nga lokacione në territor të Kosovës. Ne bëjmë planifikime të ndërtojmë rrugë të reja që nuk e bëjnë të domosdoshme kalimin nëpër territorin e Serbisë”.

Tha se është në dijeni të veprimit të KFOR-it, dhe se po hapet një tjetër gropë.

“Për veprimin e KFOR-it që ju e përmendet ne si institucione kemi qenë të njoftuar me kohë. Në të njëjtën kohë, sa për informatën e juaj tashmë është duke u hapur gropa në një lokacion tjetër në të njëjtën rrugë. Do të thotë ka qenë çështje teknike se një pengesë ka qenë këtu e nuk është aty. Kjo po bëhet në vazhdimësi në koordinim me të gjithë akterët”.

Portali Kosovo Online pati raportuar ditët e fundit se KFOR-i ka hapur një rrugë në Leposaviq, pasi policia kishte vepruar edhe aty në ndalim të kontrabandës. Raportoi se edhe një rrugë në Zubin Potok ishte hapur më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fillon sezoni i grevave dhe protestave në Maqedoninë e Veriut

Në vend janë shpallur disa greva, të parët do të nisin punonjësit…

Rusia suspendohet nga Këshilli i Evropës

Rusia është suspenduar nga Këshilli i Evropës, ka bërë të ditur ministri…

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim…

Sela: “Qeveria e Maqedonisë sot bie”

Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela ka folur shkurt para gazetarëve…

Shkulet dhe përdhoset tabela dygjuhëshe në Negotinë. Aktin e marrin përsipër partia nacionaliste maqedonase

Tabela në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip është shqyer nga muri i…