Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka pritur në takim krerët e institucioneve të Kosovës, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Uashington D.C.

Blinken në fjalën hyrëse ka falënderuar liderët e Kosovës për strehimin e afganëve dhe mbështetjen që është dhënë ndaj Ukrainës. Ai falënderoi Kosovën për bashkëpunimin me SHBA-në dhe lavdëroi nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë.

“Ne jemi duke punuar së bashku për të përcaktuar disa çështje që janë të rëndësishme për SHBA-në dhe shtetin tuaj. Ju falënderojmë edhe një herë për pritjen e afganëve, kemi parë mbështetjen që nga dita e parë për Ukrainën. E çmoj bashkëpunimin tuaj dhe nesër do të nënshkruhet kontrata për energjinë. Kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje dhe keni kontribuar në sigurinë rajonale. Ju falënderoj për këtë vizitë”, tha ai sipas përkthimit zyrtar të televizionit publik të Kosovës.

Blinken vazhdoi tutje duke thënë se është nder që mirëpret dy liderët e Kosovës dhe shtoi se do të diskutohet për çështje kritike të sigurisë rajonale.

“Ne jemi duke punuar së bashku për shumë çështje të përbashkëta për të mirën e SHBA-vë dhe Kosovës. Ju falënderoj edhe një herë që keni pritur afganët dhe mbështetjen për Ukrainën ndaj agresionit rus. Punën në Samitin për Demokracinë dhe e çmoj lidershipin e juaj, zonja presidente. Nesër do të nënshkruani kontratë me MCC për të kontribuar në sigurinë energjetike. Gjithashtu do të diskutojmë në të gjitha këto çështje dhe çështjet kritike të sigurisë rajonale për të cilat do të flasim edhe tutje. Por është kënaqësi dhe nder që të ju shpreh mirëseardhje të dyve në Departamentin e Shtetit”, përfundoi ai. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Mehaj takon ministrat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Azerbejxhanit, u kërkon njohjet për Kosovën

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me ministrat e mbrojtjes së…

Temperatura të ulëta në disa pjesë të SHBA-ve: Seattle, Oregon e Portland shpallin gjendje të jashtëzakonshme

Temperaturat e ulëta kanë goditur veriperëndimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.…

Stoltenberg në Zagreb: Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg në konferencë për medie me…

Lajmi i fundit: Shkon në 61 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar…

Euro dixhitale po vjen, çfarë do të thotë saktësisht kjo për Evropën

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po bën përparim në përpjekjet e saj për…