Jo një herë është thënë se, sa herë që folë Shaqir Fetai, kijohet përshtypja se je duke dëgjuar pëllitje, shkarkimet e kanalizimve të ujërave të zezë. Ai flet, ndërsa ty të shkaktohet krupa, të vijnë të vjellat, të zë një diarre, të kapin nervat sa, thua, zot, më fal se, dua me ia mbushë gojën me kastraveca të egër. Të kapet një zgavër dhe mos të kutërbojë në cofinë

Nga Faik Shahinbejlliu

1.

Për të qenë sa më aktual, i bajatshmi e me afat të skaduar, Shaqir Fetai, ky instalacion i pushtetit mqedonas në krye të BFI-së, mundohet që të kapë ndonjë temë, të cilat nuk do të jenë as të fahut të tij, as të “njohurive” të tij, por as që janë të rëndësishme, apo diçka që çojnë peshë! Thjesht, për Shaqir Fetain me rëndësi është të bëjë “bam”, ndërsa nuk ka rëndësi se kjo zhurmë a do të vie nga pistoletat lodër të fëmijëve, apo nga kërsitjet e shapkave duke i përplasur në beton!
Të premten e javës që e lamë pas, vetëm në Aeroportin e Shkupit kanë ateruar dhjetra aeroplanë plotë me bashkatdhetarë. Në kufirin Serbi-Maqedoni e Veriut, kanë kaluar mbi 50 autobusë si dhe mbi 3000 makia, prej të cilave shumica absolute kanë marrur udhë për në Kumanovë, për në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë etj. Pra, vetëm të premten kanë ardhur mbi 8-9 mijë bashkatdhetarë që vijnë t’i kalojnë pushimet e verës nëpër vendlindjet e tyre dhe pranë farefisit. Qytetet shqiptare po mbushen edhe më tej me “mëgimtarët” tanë që po vijnë për pushim, ndërsa Shaqir Fetai po ndjenë se po zbrazet Gostivari ndaj dhe, të gjithë mërgimtarëve u uron kthim të mbarë. E postoi këtë diçiturë sa për të qenë aktual dhe sa për të krijuar percepcion se tha diçkaa të mençur! A mund të thuhet ndonjë urti nga injoranti, sharlatani, snobi…
Por, kur t’ia lexoshë atë tekst fare të shkurtë, do të vëreshë dhjetra gabime gramatikore, sintaksore dhe logjike! Ja, lexojeni edhe vetë se çfarë shkruan ky farë instalacioni i pushtetit maqedonas, ky farë bilmesi që ia ka ënda të quhet “reis”! Shaqir Fetai, për shkak të injoracës së vet, shkruan: “Ngadalë, por me përmallim bashkatdhetarët tanë po kthehen në Europë, ku jetojnë dhe punojnë. Ishte një përmallje e përzemërt dhe e këndshme në atdheun e tyre. Na e sollën bukurinë e shijes, gëzimeve dhe i dhanë një kuptim të veçantë vatanit. Po, ja që duhet të kthehen përsëri, me mall dhe keqardhje. Urojmë rrugë të mbarë dhe shëndet të plotë. Allahu Fuqiplotë t’ju jep kënaqësi, jetë të gjatë dhe begati të panumërta. Zoti ju bekoft.”
Në pikun e sezonit turistik, Shaqir Fetait i duket se po kthehen gastrabajterët! Edhe atë “po kthehen me mall”! Kthimi nuk është me mall! Kthimet janë me kujtime të bukura, apo të trishta! Në kthim nuk ikë njeriu me përmallime! “Ishte një përmallje e përzemërt”, thotë abdalli! Qëndrimi i tyre në mesin e familjarëve, në mesin e farefisit, shokëve, bashkëqytetarëve, në vendlindjen e tyre, shkakton çmalljen, pra, ata çmallen këtu dhe nuk “përmallohen me përzemërsi”! Gurbetçari kur viziton familjen e vet, ai çmallet, kënaqet me ta, arrinë të shkarkohet nga një përmallim i rëndë dhe, kur të kthehet në vendin e vet ku jeton dhe punon, ai kthehet i çmallur dhe me shumë kujtime të bukura nga vizita që ia bën familjes, fisit, vendlindjes…
“Na e sollën bukurinë e shijes, gëzimeve dhe i dhanë një kuptim të veçantë vatanit.” Kjo fjali e thënë edhe në gjuhën amë të Shaqir Fetait, në serbishten e tij, prapë se prapë do të dilte qesharake! Kushdo që e lexon do të turpërohet nga instalacioni i pushtetit maqedon në krye të BFI-së! Si more na e sollën bukurinë e shijes?! Do me thënë deri sa nuk erdhën këta, ne ishim pa shije, nuk na hahej e nuk na pihej, me të ardhur gurbetçrët, ne na u hap gurmazi, na u zgjëruan zorrët dhe, o Zot, si hanim, tamam si të babzitur, pikërisht si Shaqir Fetai! Si more na e sollën gëzimin! Gëzimi nuk sillet, por, shkaktohet, është ndjenjë që shkaktohet dhe jo që imponohet! Si more i paskan dhënë “kuptim të veçantë vatanit”?! Vatani i tyre është Shteti i Maqedonisë! Uh sikur ta die Shaqir Fetai se sa u lumturaa Maqedonia e Veriut me këta gurbetçarë, phaaa, u kënaq, u trullos, po si mori ky shtet kuptim tjetër nga gastrabajterët shqiptarë! Shteti u gëzua shumë, u kënaq, u shkri nga kënaqësia, sepse, i inkasoi prej mërgatës sonë që erdhën për pushime, nja 2-3 milion euro nga gjobat për shkak se gastrabajterët tanë donin të fluturonin me makinat e tyre nga gëzimi e kënaqësia që po çmallen me “vatanin” e tyre! Shaqir Fetai e ka hallin e vatanit të vet, Maqedonisë së Veriut, dhe jo të mërgimtarëve tanë, për të cilët, nuk e shprehu as më të voglin shqetësm, reagim, që nga pritjet e stërmundimshme dhe malltretimet nga policia dhe doganierët nëpër kufijtë tanë e deri te njekja e tyre, si e shtrigave, për t’i zënë në rrjetin e radarëve policorë!

2.

Shaqir Fetai në profilin e vet të fb-ut kishte postuar një “brengë” për riaktivizimin e sërishëm të pandemisë Kovid 19.
Kjo brengë e theksuar nga Shaqir Fetai, më shumë gjason në një “storie” humoristike, që zhvillohet nga një diletant dhe injorant i pashoq!
“Autori” përdor një titull që më tepër ngjason në një “parullë” komuniste, në një frazë propagandistke, e afishuar nga funksionarët bukolikë të viseve të shtyra malore, të periudhës rankoviqiane (kopallat e Shaqir Fetait nuk vijnë nga periudha enveriste, por, nga ajo rankoviqiane, sepse, më të tilla literatura është ngjizur truri i Shaqir Fetait.)
Më tej, Shaqir Fetai thotë: “Pas një zbehje të konsiderueshme të Covid 19 fatkeqësisht rreziku po shënon ngritje të dukshme dhe po rrezikon popullatën. Tani na duhet edhe një mobilizim i vetëdijes, angazhimit, kujdesit pastërtisë, respektimit të masave Anticovid 19, në veçanti apel tek organet e BFI – së dhe e nëpunësit fetar që të vazhdojnë me kujdesin e nivelit të lartë nëpër të gjitha xhamitë dhe objektet fetare me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, në veçanti në këtë kohë të ritjes së numrit të infektuarëve dhe vdekjeve të shpeshtuara. Këtë e kemi obligim fetar dhe moral për dalje nga kjo krizë që po përhapet me shpejtësi. Lutjet tona drejtuar të Madhit Zot le të jenë lehtësim dhe tejkalimi kësaj gjendje të krizës shëndetësore.”
Fjalia e prë e kësaj diçiture të Shaqir Fetait nuk është e denjë as për nxënësit e klasës së parë! Covid 19 asnjëherë nuk u zbeh dhe as që do të zbehet ndonjëherë, porse, u ulën shifrat e të prekurve apo të të sëmurëve nga kjo pandemi! “Rreziku po shënon ngritje të dukshme dhe po rrezikon popullatën”! Rreziku që rrezikon popullatën? Phu, injorant i pashoq, i kompleksuar deri në veshë! Ky është fati i snobit kur përpiqet të paraqitet si “intelektual i lartë”!
E ka një drekë të madhe, madje le ta marrë me vete edhe Shaqir Fetain, ai i cili na e shpjegon këtë fjali të këtij farë bilmezi: “Tani na duhet edhe një mobilizim i vetëdijes, (një mobilizim) i angazhimit, (një mobilizim) të kujdesit për pastërti, (një mobilizim) të respektimit të masave Antikovid 19!”
Antikovdi 19?! Nga e shpiku ky sharllatan këtë lloj virusi?! Apo ndoshta dëshiron të thotë “masa kundër Covid 19”!Mobilizim apo ngritje të vetëdijes, a Shaqir Fetah?! Angazhimi nuk mobilizohet, por, shtohet, rritet nga të mobilizuarit për ta luftuar këtë pandemi! As kujdesi nuk mobilizohet, por, duhet të përkujdesemi që të jemi sa më të pastër! Më tutje, ky farë snobisti, i apelon organet e BFI-së si dhe nëpunësit e këtij Institucioni që edhe më tej “të jenë në nivel të lartë në mbrojtjen e shëndetit dhe jetës”! Fjali tipike e një snobi, e një sharlatani, e një bilmesi dhe abdalli të cilit nuk i gjindet shoqi askund! Ky edhe bakllavë kur të hajë të krijon përstypjen se po ha m… Epo, si ndryshe ta “portretizojmë” Shaqir Fetain pasi të lexoni fjalinë e fundit të tij: “Lutjet tona drejtuar të Madhit Zot le të jenë lehtësim dhe tejkalimi kësaj gjendje të krizës shëndetësore.”! Do me thënë kriza qenka e gjendjes shëndetësoe, apo, gjendja shëndetosore paska një krizë të cilën duhet ta tejkalojë disi! Kjo gjendje qenka e krijuar si pasojë e krizës shëndetësor! Kush e ka këtë krizë shëndetësore! Krizë mendore ka Shaqir Fetai, ndërsa për nga shëndeti duket si me qenë barsë!

3.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…