Tani, me këtë të “folur”, kush kë e nguli: Shaqir Fetai Talat Xhaferrin, apo Talat Xhaferri Shaqir Fetain. Ndërsa që të dy u takuan, madje patën takim eksitues dhe këmbim eksperiencash, me përfaqësuesin e DUMA-s ruse dhe me më të dashurin prej myslimanëve marionetë të Putinit! Çka u diskutua? Çka u morën vesh? Nuk e thonë këtë por i bëjnë trysni TetovaSot-it dhe e detyrojnë ta heq shkrimin e Ilir Ramadanit. Pason reagimi i Kuvendit ndaj Ilir Ramdanit, kurse nuk i reagojnë Radio Evropës së Lirë te e cila u bazua Ilir Ramadani për shkrimin e vet gazetaresk. Me rusin qenka takuar kryetari i Serbisë, Ivanovi, pse jo dhe Talati

Nga Faik Shahinbejlliu

  1. Shaqir Fetai na e paska takuar të ashtuquajturin myfti i Shtipit, Nasir Rexhepin nga Tetova (kohëve të fundit disi shumë shpesh po e takon këtë “myfti”!!!), si dhe, bashkë me të, edhe kordinatorin e Shoqatës “Hudai Vakëf”, njëfarë Ahmet Lokçe! Me të dy Shaqir Fetai paska folur për bashkëpunim në të ardhmen (!!!)
    Shaqir Fetai shpreson shumë fort se ky takim do jetë aq fillestar drejt një bashkëpunimi të gjërë! Ai thotë: “Mbet që bashkpunimi të filloi hapat konkret për të gjith muslimanët e vendit dhe më gjërë”!
    Tani nuk dihet se me kë Shaqir Fetai do ta nisë bashkëpunimin? Me Myftininë e Shtipit? Pse a nuk ka pasur bashkëpunim deri më sot ë, na u paska dashur vetëm një takim zyrtar që të nisë bashkëpunimi? Apo e mendon Shaqir Fetai se, takimi me këtë farë Lokçen ia paska krijuar mundësitë e një bashkpunimi për të gjithë myslimanët e vendit dhe më gjërë!!! A është në vete Shaqir gungshi se çka shkruan e çka flet?! BFI-ja ka Organizatën e vet humanitare e cila duhet të takohet dhe të vë bashkëpunim me të gjitha simotrat humanitare që veprojnë në këtë vend! Çka ka nevojë Shaqir Fetai t’ia institucionalizojë aktivitetin humanitar një shoqate, gati-gati, të papërfillshme në vend?! Krisi ndonjë korrupsion apo, kjo do të ngelë në perspektivë?!
    Një gjë është më se e sigurtë! Nëse kjo organizatë është “pro-turke”, atëher, shumë shpejt Dijaneti i Turqisë do t’i kërkojë që t’ia kthejë shpinën Shaqir Fetait, sepse, këtij të fundit fort po ia kënda që të koketojë me “forume myslimane europiane”, që nuk është gjë tjetër përveçse dorë e zgjatur e politikave ruse të Putinit, e cila i shërben për t’ia bërë sa më të lehtë sendërtimin e interesave gjeopolitike ruse në rajon! Aleti më i përshtatshëm i këtij sendërtimi në vendion tonë me gjasë u ka dalur të jetë Shaqir Fetai dhe bashkëmendimtarët e tij që kanë hëngër në të njëjtën enë të servirur nga oficerët e UDB-së të llojit të Stanko Dragoviqit!
  2. Shaqir Fetai paska realizuar një takim me përfaqësues të organizimit të jetës fetare nga diaspora jonë, e shtrirë, kryesisht, nëpër vendet e Evropës Perëndimore.
    Fillimisht, nisi t’i presë një nga një në kabinet, sepse, kështu ka mundësinë të fotografohet dhe të bëjë lajm! Por, kur e pa se këta përfaqësues nuk e kishin ndërmend që ta prinsin Shaqir Fetain deri sa t’i shterrojë të gjitha këto takime një nga një, atëherë, u detyrua që ta përsërisë traditën e “babait të vet shpirtëror”, H. Sulejman ef. Rexhepit, duke i takuar që të gjithë, grumbull, në Medresenë e Isa Beut!
    Për ta bërë më të dallueshëm nga takimet e më parshëm, Shaqir Fetai kujdeset që takimi të jetë sa më zyrtar, të jetë “nën protokollin” e tij, dhe te realizohet ashtu siç ka qejf ai, duke ia garantuar vetës rritjen e adrenalinës së një “reisi” të instaluar nga politikat maqedonase antikombëtare dhe antiislame, në krye të BFI-së së kapur nga segmente të caktuar të shtetit!
    Shaqir Fetai, edhe një herë dëshmoi se, si ai gjeli që i mbyllë sytë kur këndon, sepse e di këngën përmendësh, edhe ky, symbyllurazi nisi t’ua shqepë, që të gjithëve, nga një mirënjohje! Nga një copë letër, e cila nuk vlenë as si letër higjienike, sepse, një ditë, kur do të ndërgjegjësohen, që të gjithë do të turpërohen nga “mirënjohjet” që mbajnë në shkrimin e fuksit Shaqir Fetai.
    Shaqir Fetai u paska dhënë mirënjohje me motivacion që t’i cysë sa më shumë që të kontribuojnë në zhvllimin e jetës fetare islame në diasporë! Një gjë e tillë është obligim dhe detyrim i shenjtë, që duhet ta kryejë secili pjesëtar i islamit në Evropë, pa pasur nevojë fare që të frymëzohen nga Shaqir Fetai. Kurse, sekretarit(icës) së vet i kishte thënë se, me këto “hajmali magjistari” që do t’i mbajnë si naivë nëpër komodinat e televizorëve, për t’u mburrur para anëtarëve të familjes se ia vlejti që morën vendim të vijnë në “atdhe” për pushime meqë u “nagraduan” me mirënjohje nga Shaqir Fetai, në fakt, do të detyrohen avash-avash që të pajtohen me të vërtetën se kush është “reisi” i tyre! Vetëm një mendje e sëmurë si ajo e Shaqir Fetait mund ta bluajë këtë hiprokrizi dhe këtë idiotës!
  3. “Doja të respektoj fshatin…”, “doja të respektoj myftiun e nderuar i cili tashmë i jep jë frymë të re jetës fetare islame, me një strategji të veçantë e largpamëse”, “doja t’i respektoj fëmijët”, “më se tepërmi doja të respektoj imamin e fshatit për të cilin më vijnë me vite e vite informata se është fanatik i mësim-besimit islam”, “këtë përkahje nuk dojshim ta bëjmë të vogël, dojshim t’i japim peshë”, “Dhe këtu jemi bashkë me personaitetet më të johura dhe më eminente të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut”, “Myftiun e një mytinie të largët, e cila, me ardhjen e këtij myftiu veçmë është bërë shumë e njohur, myftiun Salim Sulejmani”, “me ne është edhe sekretari gjeneral i Bashkësisë Fetare islame, profesor Irsal Zendeli”!
    Këto sintagma idiotike, këto fjali injorantësh, kjo injorancë e pashembullt – të gjitha janë të Shaqir Fetait, nga një fjalim i tij prej 9 minutave, të mbajtur në Xhaminë e fshatit Dragomisht i Madh i Kërçovës, me rastin e dua hatmes së nxënësve të mektebit të kësaj xhamie.
    Doja të respektoja, më së tepërmi ta respektoja imamin… Respekti është virtyt i çdo myslimani, deshti apo jo ai, ai gjithnjë duhet të respektojë! Edhe kjo një logjikë që del nga të menduarit sllavisht, sepse, në shqip do të duhej të shprehej “dua të shpreh respektin tim për imamin, myftiun, nxënësit” etj!
    Shaqir Fetai “e respekton” (injorantin!) edhe myftiun aktual të Kërçovës, i cili “paska ardhur” në krye të kësaj Myftinie me një “strategji të veçantë e largpamëse”! Po i ndjeri, ish-Myftiu, Murat Hyseini, a nuk i jepte frymë kësaj Myftinie! E paska pas ngulfatur fare ë! U desht të vijë Shaqir Fetai, të bëjë një sërë manipulimesh, driblimesh, të premtojë e të premtojë, të manipulojë e të manipulojë dhe, më në fund, të sjellë “njeriun me vizion”! Po cila na ishte strategjia e Shaqir Fetait, ajo largamësi e tij?! UDB-a! Falë këtij shërbimi antishqiptar e antiislam, e cila nga mbeturina e pistë do të rigjenerohet në kode të veçanta, ndërsa sërish do të lëshojë rrënjë e do të rritet duke sjellë në pozita njerëzit e vet, të llojit të Shaqir Fetait.
    Shaqir Fetai “e respekton” edhe imamin e fshatit, për të cilin thotë se “me vite e vite më vinin informacione se është fanatik i mësim-besimit”! Një informacion i tillë me vite e vite rreth fanatizmit të një personi në ligjërimin e mësim-besimit, i ka shkuar në vesh vetëm një udbashi! Ja si deshti Zoti i Madh dhe në mes të xhamisë e lakuriqësoi Shaqir Fetain duke e detyruar të tregojë se si “me vite e vite i kanë ardhur informacionet për një fanatik të mësimm-besimit islam”! Ç’ju deshtën Shaqir Fetait këta informacione lidhur me imamin e fshati? Ky kurrë nuk ka qenë përfaqësues i tij, imami kurrë nuk ka qenë pjesë e myftinisë së Gostivarit! Pastaj, pse pikërisht Shaqir Fetait t’i shkojnë informacione me vite të tëra për imamin e fshatit! Shaqir Fetai duhet të kuptojë se ka nisur të matufoset, se nuk po di më se çka po flet, se ka nisur të lakuriqësohet e të dalë në petkun e profesionit të tij të vërtetë antihuman!
    Shaqir Fetai, i ekzaltuar nga suksesi i imamit të xhamisë, paska pasur dëshirë që t’i japë përkahje imamit, por, paska zgjedhur që ajo përkrahje të mos jetë e vogël, por me peshë! Dhe, sipas Shaqir Fetait, këtë peshë ky takim do ta merrte vetëmse me prezencën e “personaliteteve më të njohura, më eminente” të Bashkësisë Fetare Islame në RMV! Po kujt u thotë Shaqir Fetai “personalitete eminente”! Bashkëpunëtorëve të vet, hajnave, të pamoralshmëve, spiunëve, tradhëtarëve! Kujt? Atyreve, bashkë me të cilët, një jetë të tërë i kanë shërbyer ish-reisul ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepit dhe, në fund, e tradhëtuan, duke ia ngulur thikën pas shpine, ndonëse ia kishin hëngër bukën, ndonëse ia kishin përvetësuar shpirtin e zemrën! Po këta “personalitete”, të gjithë, përfshirë këtu edhe Shaqir Fetain, kryehipokritin, më së miri i njeh vetë Sulejman Rexhepi që i krijoi “personalitete”! Le të pyetet njëherë Sulejman ef. Rexhepi, se, ç’mendim ka për secilin veç e veç; cili është “personaiteti” i tyre. Ç’karaktere janë këta “personalitete”!
    Shaqir Fetai ka “nderuar” edhe një myfti, i cili, me “ardhjen” në krye të një myftinie shumë të largët (!), këtë myftini e paska bërë shumë të njohur! E “nderon” Salim Sulejmanin, i cili, me mijëra truke, servilizma e spiunime, ka arritur ta shesë lojalitetin e vet te Sulejman ef. Rexhepi, ka arriitur t’i dëshmojë se është marionetë e gjallë e tij dhe, ky, më në fund, e emëron “myfti”! E përshëndetë Salim Sulejmanin, prodhim krejt i huaj dhe, nuk e përshëndet strategun (H. Sulejman ef. Rexhepin), i cili, ja që paska pasur vizion dhe e ka emëruar Salim Sulejmanin për ta bërë të njohur Muftininë e Strugës!
    A është kolegial një kontstaim i këtillë i pederaftë! Po puna kolosale e Mushteba efendi Shehut?! Puna jashtëzakonisht e madhe në profesionalizimin e këtij organi nga ana e ish-myftiut Prof. dr. Ferat efendi Polisi! Shaqir Fetain me këta dy të apostrofuar nuk e lidhë asgjë, kurse me “të dashurin” e tij e lidhë spiunimi, tradhëtia, hajnia!
    Dhe, fare në fund, Shaqir Fetai dëshmon se ka nisur të matufoset! Nuk ndjehet më rehat! Nuk ndjehet më i sigurtë, madje as në ecje! Harami po i peshon mbi kokë e në shpirt! Tradhëtia që e zhvilloi kundër njeriut që më së shumti e ka respektuar, po ia ndrydhë damarët e gjakut dhe, për pasojë, po i atrifizohet truri! E përshëndet “sekretarin gjeneral” të BFI-së, Irsal Jakupin, por që “lartmadhnia” e tij ia ndryshon profesionin dhe mbiemrin në “profesor Zendeli”! Po kur na u bë profesor “Bagdatski llopov-i”!?
    Askush nuk reagoi kur ua ofendoi “sekretarin gjeneral”. Kush ishte ky “sekretar”, Irsal Jakupi apo profesor Irsal Zendeli! Një m…
  4. Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
    Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…