Çka paska folur kësaj radhe Shaqir Fetai? Veçse është përpushur të lajë m… me sh… Asgjë tjetër! Si çdo herë, edhe kësaj radhe është ndjerë i respektuar nga vizita e antishqiptarëve, njerëzve të dyshimtë, me të kaluar hiç më të mirë se të veten! I kompleksuar se në kohën e tij nuk ia ka çokur askush, askush nuk i ka dhënë qoftë një mirënjohje formale, tani, macasi-kucasi janë pajisur me “mirënjohjet” e Shaqir Fetait, të cilat ai i përkthen në çertifikatë udbje

Nga Faik Shahinbejlliu

  1. Bijat e arta të kombit i përuron një udbash?! A ka më hipokrizi se kjo! A ka gjë më të poshtër se kjo! A ka ofendim më të madh se sa Shaqir Fetai t’i përurojë Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për medaljet e tyre të arta në Olimpiadën e sivjemë! Demeke, unë si “rreis” ju uroj se, kur kam qenë myfti nuk kam mundur se më është dukur vetja si shumë i vogël! Tash jam rritur!!! Pirdhu bre, injorant, fuks! Këto ia zbardhën fytyrën kombit shqiptar, po sa ia ke zbardhur ti o Shaqir Fetai, gjithandej po të shqepen fletët nga dosjet e UDB-së ku ti na del goxha “xhudist” dhe, si i sukseshëm ke pasur pseudonimin ORAO dhe, ja ku je shpërblyer me postin “reis” si rezultat i pehlivanllëkut tënd në spiunim!
    Tani, vërtet a ka më baltosje, më ofendim, më sharje të fëlliqtë se sa të të urojë Shaqir Fetai! Pis mahluk!
  2. “Reisul Ulema priti teologun e njohur nga Gjermania”! Për herë të parë dëgjuakam për këtë teolog! O a ka birë nane që del e që na flet ndonjë gjë të bukur e të mirë për këtë teolog! A bëhet fjalë për atë Benjamin Idrizi, i cili sa ka vegjetuar në Shkup është deklaruar turk dhe se nuk i ka pasur punët mirë me shqiptari? A bëhet fjalë për atë Bunjamin Idrizi, të cilin, më vitin 2007 Bashkësia Fetare Islame e refuzoi atë duke e fshirë nga lista e pjesëmarrësve në Konferencën e parë botërore ndërkonfesionale organizuar nga Ministria e Kulturës dhe mbajtur në Ohër! BFI e refuzoi ngase atë deshti ta imponojë si pjesëmarrës nga “bota myslimane” ambasadori maqedonas (i VMRO-së) në Gjermani! A bëhet fjalë bre për të njëjtin Bunjamin Idrizi i cili zhvati qindra mijëra euro të donuara nga Sharika për ndërtimin e Xhamisë së Dyqanxhikut, aktivitet ky që u përdor për shpëlarje parashë nga disa persona e organizata turqësh shumë të afërt me këtë farë “hoxhe” (vërtet ku e kreu ky Medresenë, sepse atë në Shkup e braktisi, iku! Po fakultetin? Ku e bleu diplomën, sepse nuk rezulton në asnjë fakultet teologjik në botën islame ku ky ka mbaruar i rregullt! A është po i njëjti Bunjamin Idrizi për të cilin dikur gazetat gjermane flisnin për një gënjeshtar të pacipë, për një “prevarant” e manipulator, shkrime që ilustroheshin me fotografi ku paraqitej karikaturë me hundën e madhe si të Pinokios! A bëhet fjalë more për të njëjtin Bunjamin i cili donacionet e huaja i ka orientuar në ndërtimin e xhamisë për boshnjakë! Po pse ka ikur nga rrethi i shqiptarëve?
    Shaqir Fetai, duke e gjetur edhe një si vetja, e pranon dhe i jep “dekoracion” në formë të mirënjohjes! I ka me bollëk! Për inatë të së kaluarës së vet e cila nuk ia siguroi asnjë mirënjohje, tani ka vendosur t’u japë të gjithëve që shkojnë te ai me pi çaj dhe që ia krijojnë mundësinë për një foto të përbashkët të cilës do t’ia vë diçiturën “erdhi të ma urojë detyrën e re dhe të më dëshirojë shëndet e suksese”! Je i garantuar në dështim, o fuks, sepse nuk mundet që, edhe teolog edhe fuks! Zoti nuk thotë ashtu siç mendon Shaqir Fetai!
    Shaqir Fetai thotë: “Fillimisht Reisul Ulemaja i dëshiroi mirëseardhje në vendlindje mysafirit…”! Si more mysafir në vendlinje të vet! Apo ndoshta e njeh si të konvertuar në boshnjak, në turk, apo sëfundmi, në gjerman dhe, si i tillë, natyrisht që do të jetë mysafir në vendlindje të vet! Çka nuk di Shaqir Fetai? Gjithçka që ka të bëjë me llapanguzën!
  3. U shkruajt shumë, madje i gjithë opinioni u tall, saqë tashmë kanë nisur edhe barcaletat rreth “ngushëllimit eseistik” që e kishte shprehur Shaqir Fetai me rastin e aksidentit tragjik që i ndodhi autobusit plotë me shqiptarë që po vinin nga Frankfurti i Gjermanisë për në Kosovë! U kërkua nga Shaqir Fetai që të japë urdhër dhe shërbimet e tij “profesionale” ta heqin atë “ngushëllim” idiotik dhe të mbanin përgjegjësi, sepse e kishin botuar në facebook-un zyrtar të BFI-së.
    Përkundër kësaj, Shaqir Fetai zgjodhi rrugën e injorimit të rastit si dhe të kërkesave të opinionit të gjërë të vendit! Nuk e largoi “ngushëllimin” idiotik, dhe me këtë deshti të na thotë se nuk mbanë përgjegjësi për gjërat që botohen në faqen zyrtare të BFI-së! Pra, distancohet nga Institucioni, kurse si valide e pranon vetëm atë që e nisë me emër të vet! Madje edhe na e fotografon dhe e publikon “telegramin e ngushëllimit”! Edhe dhentë në vend edhe ujku i ngopur, a?
    Nga ana tjetër, nuk ia kanë “tejt” as shërbimet e veta profesionale, sepse, gjatë “transkriptimit” të tekstit të botuar si foto, “shërbimet profesionale” nuk i qëndrojnë korrekt, por, botojnë atë që duan vetë. Pra, tjetër tekst na del në memorandumin e fotografuar, dhe tjetër tekst na del në “transkriptimin” e atij teksti në faqen zyrtare të BFI-së! Shaqir Fetai nuk kontrollon asgjë! Shaqir Fetai nuk pyetet për asgjë! Shaqir Fetain askush nuk e q… në rrush! Shaqir Fetai nuk çon kurrnjëfarë peshe në BFI. Për këtë është shumë i vetëdishëm edhe Shaqir Ftai, prandaj, ka vendosur që të mbajë llogari vetëm për “imazhin-fytyrën” e vet, kurse, fytyra dhe imzhi i BFI-së u njollostë deri në përbaltje totale! Ky është Shaqir Fetai, alias, ORAO!
  4. “Kam nder të veçantë që të përcjelli mirënjohjet dhe respektin e veçantë të gjithë besimtarëve…”, thotë Shaqir Fetai! I përcjell mirënjohjet? A thua të kujt janë ato mirënjohje që i përcjell Shaqir Fetai? Apo, ky bilmez mbase ka dashur të thotë: “Kam nder të veçantë që t’i shpreh mirënjohjet e mia si dhe respektin tim për…” Epo, sintagma të tilla si ajo lartë mund të bluajë vetëm të menduarit shkinisht dhe logjika sllave!
    Shaqir Fetai “u përcjell” mirënjohje të gjithë atyreve që paskan donuar kurbanë për Medresantët e Medresesë Isa Beu! Po kush janë ata që e donuan për këtë Vatër Arsimore? Pse ata nuk përmenden me emër e mbiemër!
    A e di Shaqir Fetai se, nga ajo Vatër Arsimore deri më sot kanë dalur mbi 4000 medresantë. Plus që aktualisht vijojnë mësimet mbi 700 nxënës! Futi këtu edhe studentët, profesorët, personelin teknik dhe, ja, u mblodhën 6700 kurbanë aq sa iu paskan “përgjigjur” apelit të Shaqir Fetait, i cili, më shumë ka shpenzuar për reklama e për komisione lokale e qendrore, se sa ka fituar nga donimi i këtyre kurbanëve. Plus që janë vjedhur me llopatë, me kaci, birooo! Me të vërtetë, pse ky numër nxënësish, studentësh e personel arsimor e teknik i këtyre vatrave nuk paraqitet publikisht për donim dhe t’i shpëtojë këta, Shaquan me banditët e vetë, që të shndërrohen në rolin e lypsarëve me të vetmin qëllim që të kenë se çka të vjedhin! Ja pra e vërteta: Shaqir Fetai masovikisht është bojkotuar nga të gjithë ata që kanë kaluar nga kjo Medrese e Fakulteti, si dhe nga ata që ushqehen nga këto vatra arsimore! Të gjithë këta tashmë janë dëshmitarë të gjallë dhe janë lodhur duke e vëzhguar çiftin e Shaqir Fetait se si vjedhin nga djersa e myslimanëve të vendit, qoftë si fitër, si zeqat, si haxh apo si kurban! Dhe, këtë krim, Shaqir Fetai mundohet që ta “kamuflojë” me qëndrimin për të cilin ai mendon se e nxjerr “transparent”, duke shprehur falënderime për ata që dhuruan kurbanin e tyre, i cili, më se 70 për qind përfundon nëpër frigoriferët e “nëpunësve” të përgëdhelur të Shaqir Fetait, përfundon nëpër xhepa të tyre (paratë, sepse kurbanët nuk therren fare!) dhe një pjesë shpërndahet për të varfërit që thirren me telefonë! Ata të varfër që nuk kanë telefonë, ata le t’i bien fyellit!
    Fare në fund, Shaqir Feta derdhë lumë hipokrizinë e vet: “Lus Allahun Fuqiplotë që t’i pranojë veprat tona, kurbanët tonë dhe angazhimet tona duke lēshuar shpërblimet e Tija tē pakufishme.” Për cilët “kurbanë tona” e ka fjalën Shaqir Fetai?! Të të punësuarve në BFI? Të atyreve në Medrese? Të imamëve, myftive?! Ata kurbanë janë të myslimanëve, o duduk, që ua kanë donuar juve! Kurse, thua ti se Zoti do t’ju shpërblejë për angazhimet dhe veprat e juaja?! Hajninë dhe manipulimet t’i shpërblejë Zoti? Mbase ua shpërblejnë “zotërat” si Lati, Uzati dhe Menati! I Madhi Zot ka hequr dorë nga ju! Kot luteni t’ju bekojë, kur Ai tashmë ju ka mallkuar! Duhet të jetë mallkim i rëndë, sepse, të pranoshë që të “drejtohesh” nga hajnat, nga tradhëtarët, nga pista, nga spiunët, nga udbashët – ky po që është mallkim i Zotit!
  5. Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
    Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…