A mund të konsiderohen “lëvizjet-vizita” jasht-protokolare si aktivitet! Shaqir Fetai ka pasur nja dhjetë vizita të kota që ia kanë bërë e që i ka bërë. Ky ishte ai “aktivitet” i planifikuar për Muajin e Mëshirës?! Vizitat e rëndomta asnjë njeri normal në botë nuk do t’i konsideronte akivitet për t’u shënuar! Shënohet vetëm ajo vizitë e nivelit shumë të lartë, ajo vizitë që gjeneron ndonjë lëvizje kah e mbara dhe e mira, që rezulton me fryte të pritshme për të mirën e komunitetit

Nga Faik Shahinbejlliu

Ta vizitoshë një “gazetar” apo të të vizitojë një gazetar tashmë i harruar (sepse jeta e tij prej gazetari nuk ka lënë kurrfarë gjurme në shoqëri); të vizitohesh prej një imami të rëndomtë, apo ta punësoshë një imam, të vizitohesh prej Stojançe Angelovskit, apo ta vizitoshë kryetarin e shtetit tënd, nuk llogaritet kurrfarë aktiviteti; vizitat e tilla nuk sjellin kurrfarë dobie, nuk rezultojnë me asnjë të mirë të parapara në planet zhvëllimore të pogrameve vjetore! Këtyre “pordhave të ftohta” u gëzohet dhe u kënaqet vetëm Shaqir Fetai.

1.
Vetëm një hipokrit si Shaqir Fetai mund t’i lejojë vetes që të nisë një “letër falënderimi” për diasporën tonë! Ka qenë në Zvicër, ekskluzivisht për ta punësar një njeri të tij, madje pa kurrfarë konkursi, dhe, me këtë rast, provon të hajë disa iftare duke prezantuar nëpër do qendra të dy-tre qytetave! Dhe, Shaqir Fetai këto qendra i llogaritë “diasporë” e tërë të cilës i drejtohet me “letër falënderimi për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore”! Këtë hap e ndërmerr për të provuar nëse do t’ia dalë ta ngulfasë pakënaqësinë e diasporës, e cila është ndarë tepër e zhgënjyer dhe e revoltuar nga Shaqir Fetai, i cili, në një odë, në prezencë të njerëzve thotë “ua futëm tetovarve! Gostivari ia mori edhe një xhami” (duke aluduar në pensionimin e imamit nga Tetova dhe në zëvendësimin e tij me një teolog nga Gostivari)! E ndjenë revoltën e mërgimtarëve tanë ndaj dhe, katër ditë para kohe të cilën e kishte paraparë për ta ndarë me mërgimtarët tanë, ikë e kthehet në “vatan”! Këtu pastaj e bën “fet”! Sillet e vepron si “qurat në mjegull”! Janë pjekur të gjitha kushtet që të këndellet dhe të ikë, sepse, tashmë duhet të vërejë se është dëm kolateral me përmasës së katastrofës! Shaqir Fetai duhet të kuptojë (nëse jo, duhet t’i thonë bashkëvepruesit e tij) se, është jashtë orbitës së BFI-së, sjelljet e tij janë si të një sklerotipi të rëndë i cili nuk është në tokë të bukës! Rijasti i mëparshmëm ka vepruar për dy orë atë çka ky nuk po ia del tash e dy vjet ta bëjë – ta institucionalizojë jetën fetare islame në Maqedoni! Ish-Rijaseti tmerrohej nëse i dilte një xhami jashtë kontrollit; e pat sensibiliuar krejt opinonin e vendit dhe atë botëror për katër xhami që nuk po ia dilte t’i fusë nën kontrollë. Sot, “rijasetit” të Shaqir Fetai i veprojnë në nivel shteti me qindra xhami që nuk i ka nën kontrollë, madje ka “bekuar” edhe “xhami” të atillë e cila jo vetëm që nuk është pjesë e familjes së xhamive të vendit por, punon krye më vete e për llogari të atyreve që nuk e duan unitetin e xhematit tonë si dhe islamin që tradicionalisht e kanë kultivuar myslimanët e vendit. A mos është mision i Shaqir Fetait ky çorientim i xhematit tonë, kjo përçarje e xhematit (edhe një sukses i mooodh: Gostivari ia mori një xhami Tetovës!!!) Veprimet e tij gjithnjë e më fuqishëm po e dëshmojnë këtë konstatim. Mjerisht!

2.

Pasi do të kritikohet Shaqir Fetai për pasivitetin e tij total në aspekt të humanizmit përgjatë Muajit të Mëshirës, pasi do të pyetet se ku ngeli “protokoli” i vitit të kaluar për “Shportën e Ramazanit”, sakaq, do të turpërohen për këtë harresë dhe, “saudianët” do të vijnë te Shaqir Fetai me 400 pako ndihmë humanitare! Askush nuk i pa tek i shpërndanë, me përjashtim të natës së parë, kur nja dhjetë “të varfër” e morën nga një pako sa për t’u fotografuar tek shpërndajnë ndihma ambasadori saudit në Tiranë dhe Shaqir Fetai antihumanisti më i madh që e njeh kjo shoqëri! Pastaj i merr dhe i çon në iftar në një restoran reprezentativ me ç’rast pagaun për nja 100 mysafirë rrafsh sa kushtonin 200 pako me ndihma saudite!
Shaqir Feta në shënimin e këtij “informacioni” në fb-un e vet tha: “Edhe Ambasadori shprehu përzemërsisht kënaqësinë e tij për organizimin e mirëfilltë të pritjen nga ana e BFI-së së RMV-së…” Pra, ky “gjest” e ka inspiruar ambasadortin e nderuar dhe jo organizimi i bashkësisë “fetare” të Shaqir Fetait në pranimin dhe distribuimin e ndihmave në ato famije që kanë nevojë urgjente për një kafshatë bukë!
Më interesant ishte këmbëngulja e abdallit Shaqir Fetai për të na treguar se tërë këtë aktivitet e paska regjistruar edhe një media saudite dhe na e çon linkun që të vërtetohemi të gjithë! Po, natyrisht që do ta regjistrojnë këtë aktivitet mediat e afërta me Mnistrinë e Vakëfit të Arabisë Saudite, sepse është aktivitet i tyre. Po çka regjistroi në këtë plan Shaqir Fetai si aktivitet të tij në rrafshin humanitar?
Përkundër kësaj, a i pa ndonjë mysliman i vendit se kah shkuan edhe ato 4000 pako që u donuan nga Drejtoria e Përgjithshme e Vakëfit të Turqisë? Kah shkuan, si u shpërndanë, kush i mori…

3.
Shaqir Fetai realizoi edhe disa vizita nëpër xhamitë e myftinive të vendit të cilat, me atë rast, shtronin edhe “iftar kolektiv”! Aty ku ka iftar “qelepur” aty do ta keshë edhe Shaqir Fetain, me patjetër. Po pse shkon Shaqir Fetai nëpër këta Myftini? Vetëm për ta kollofitur racionin “pet qevabçiçi”? Jo! Por, siç e thotë ai plotë shend e verë: “që në fllim të fjalës sime i falënderova për prtjen kaq të ngrohtë dhe vëllzërore”! Ky është derti i Shaqir Fetait, dhe jo vizita “fise bililah”! Ai po e ndjenë ftohjen e organeve dhe të institucioneve prej tij, ai po e ndjenë urrejtjen e tyre, daj dhe, për ta “relativizuar” këtë fak, ai “përjeton” (!) “pritje të ngrohtë dhe vëllazërore”! Po a kishte deklaratë më të ngrohtë dhe më vëllazërore, a kishte dashuri më të sinqertë, a kishte respekt të përkorë më shumë se sa ajo që e shprehu Shaqir Fetai bashkë me shokët e vet për H. Sulejman ef. Rexhepin një javë para se t’ia ngulin thikën pas shpine! Këtë e ka shumë të qartë Shaqir Fetai, është më se i bindur se do ta gjejë edhe atë ky fat, çka do mbjellësh atë do korrësh, ndaj dhe kërkon vetëm t’i organizojnë “pritje të ngrohta dhe vëllazërore”! Nuk ka nevojë për dashurinë e tyre, nuk ka nevojë për respektin, le ta urrejnë, mos ta duan, por ama, të paktën, le t’ia organizojnë “pritjn e ngrohtë dhe vëllazërore”! Bujku shqiptar edhe kalit në arë i drejtohet: “Në brazdë bir”, “ec bir”, “qetësohu bir”…

4.

Strugës dhe Dollogozhdës i shtrohet edhe nga një vakëfi i ri! Shumë mirë! I lumtë myslimanëve si dhe të parëve tanë që i kanë lënë vakëfet! Dhe ky fakt e paska cytyr Shaqir Fetain që me vrap të shkojë atje dhe të krekoset tamam si gjeldet për një vakëf për të cilin ai nuk ka asnjë gram meritë! Apo, përmes kësaj hipokrizie mundohet që ta fshehë masakrën që ia ka bërë vakëfit të Shkupit! Miliona euro të decentraizura po zhduken, asnjë vakëf i ri nuk është blerë e shtuar në këtë Myftini, përkundrazi, janë tjetërsuar vakëfe me vlerë mliona euro për një shumë qesharake të clët mund ta gëlltisë vetëm Shaqir Fetai! Një ditë para drejtësisë do të përgjigjen të gjithë hajnat e vakëfit! Harxhimi i tyre jasht destinancionit do të jetë motiv për dhjetra padi penale!

5.
Paramendoni se çfarë “lajmi” na kumton Shaqir Fetai në fb-un e vet! Përurohen dy vakëfe të reja, një në Strugë dhe tjetri në një fshat të cilin, Shaqir Fetai, benda “inforatës” së vet e gabon dy herë, madje edhe në titull të “lajmit”.
Dollogozhdën Shaqir Fetai e quan DOLLIGOZGFË, pastaj, DILLUFOZHDË! Jo është karakteristikë e personave me defekt mental, prandaj, nuk është keq që të vizitohet në psikiatër!
Në të kundërtën, kjo sjellje e Shaqir Fetait do të flasë për interesin e tij që ka ndaj këtij vendbanimi myslimanësh dhe ndaj banorëve të Dollogozhdës!

6.

Shaqir Fetai na “informon” në fb-un e vet se Këshilli i xhamisë së fshatiit Llabunisht i paska ndarë “reisit” mirënjohje! Heeej, “reisi” merr “dekoracion” një mirënjohje nga këshilli i xhamisë! Dhe, pa pikë turpi Shaqir Fetai e nënvizon këtë “ngjarje”! Vërtet a i kujtohet ndonjëherë në jetë Shaqir Fetait se cila ishte merita e tij që të “shpërblehet” nga këshilli i xhamisë së Llabunishtit! Çka ka bërë në jetën e vet për këtë xhami! Nëse i ka ndarë këshilli organizativ i Mbrëmjes Kuranore, e cila mbahet tash e 26 vite me radhë, a mund të kujtohet në ndonjë meritë Shaqir Fetai? Çka ka bërë për këtë manifestim fetar? Po, ekzistojnë tri deklarata në dosjen e Temellko Boshkovskit që ka folur për këtë manifestim dhe për këta organizatorë! Mbase vitin tjetër, në vigjile të Mbrëmjes edhe mund t’i botohen ato deklarata spiuneske!

7.
Shaqir Fetai, tri-katër ditë më vonë, qenka kujtuar për ta pritur mysafirin, imamin e Abu Dabit, i cili në Maqedoninë e Veriut paska qëndruar me ftesën e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, që njëherit është edhe nëpunës i BFI-së por ama bashkëpunëtorë i arabëve!!!), e me rastin e Mbrëmjeve Kuranore organizuar në Llabunisht!
Për mysafirin në fjalë Shaqir Fetai shkruan në fb-un e vet edhe këtë: “Prezenca e tij nē mesin e besimtarëve ka sjellë një frymë të re”! Në kushte normale, në një shoqëri më të ndërgjegjësuar, Shaqir Fetai do të merrej në pyetje dhe, për një gafë të tillë jo që do të përjashtohej, por edhe do të gurëzohej, si lanet! Për katër dit qëndrim në Maqedoninë e Veriut arabi paska sjellë frymë të re?! Kur do Shaqir Fetai ta bëjë “pordhën bombë atomike”, ai do ta thotë edhe një fjali të tillë! Sepse, “lëvizjet” e tij protokolora duhet të kenë karaktere të tilla të suksesit vetanak! Ndonëse është dështim flagrant, fund e krye! Po çfarë fryme paska mbisunduar në mesin e mysimanëve të Maqedonisë së Veriut para se të vijë ky imam arab? Apo kjo nuk i kujtohet Shaqir Fetait, sepse ai në jetën e vet as që është marrur me frymën islame në këtë nënqiell. Ose, e ka parë si frymë ngulfatëse dhe, e ardhjen e arabit, ndjenë tjetër fryme. Po tjetër, çka njenë Shaqir Fetai? Helbete, ndonje gisht…

8.

Një ditë përpara, pra në ditën e 26 të Ramazanit, Shaqir Fetai del me “kumtesën” e vet duke ua uruar myslimanëve Natën e Kadrit! Përmes një gjesti prej idioti Shaqir Fetai i bie mohit edhe hadithit edhe ajetit kuranor. Pejgamberi na ka porositur që të lutemi dhe Natën e Kadrit ta kërkojmë në netët tek të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit!
Shaqir Fetai thotë: “ku çdo vepër në këtë natë vlenë sa një mijë muaj”! Ndërsa Kurani Fisnik në gjuhën shqipe thotë: “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (3:97)! Kështu thotë edhe në gjuhën arabe të cilin nuk e di Shaqir Fetai, por kështu thotë edhe në të gjitha gjuhët e botës në të cilat është përkthyer Kurani i Madhërishëm! Mbase në “gjuhën” e bastarduar të Shaqir Fetait thuhet ashtu siç e interpreton abdalli!

9.
Seç u lexua dikund se Shaqir Fetai edhe në këtë Muaj ka qenë mjaft dorëshlirë në shpërndarjen e “dekoracioneve” të tij! Në mesin e të gjithëve që i paska “shpërblyer”, paska qenë edhe një pronar i një restoranti (nuk po e përmendim për efekt reklame!) Motivi paska qenë “për përgatitjen e darkave të lezetshme”, sepse tjetër motiv nuk ka! Pse i jepet një restoranti i cili nuk ka kurrfarë merite në sferën fetare! Pronarët mund të jenë fetarë të mirë dhe aq! Kjo është për veten e tyre dhe, po kaq të mirë janë të gjithë myslimanët e vendit! Resoranti “dekorohet” vetëm për mikrpritje turistike, për gatime të shijshme dhe për shërbime të mira, dhe këto mirënjohje vinë nga të tjera organizata dhe institucione dhe jo nga ato fetare. E çka ka islam në një vakt të “shijshëm” që një organizatë islame ta dekorojë! Ka hëngër Shaqir Fetai ndonjë darkë gratis dhe mule ta dekoroj pronarin me “dekoracion”, dhe, nëse edhe restorantet e tjera dëshirojnë mirënjohje të tilla, le ta servirin ndonjë darkë gratis për Shaqir Fetain sepse vdes për t’u palluar deri në frymëmarrje të vështirësuar!


10.
Dikush nga xhemati në prag të iftarit kishte pyetur: ky farë “reisi” i hamamit a aq shumë e ka të nxënë grykën me “qevabçiçi” sa mos të mundet ta thotë asnjë fjalë as për provokimin kundër myslimanëve të vendit që po përgatitet të bëhet me kryqin 63 metërsh në Draçevë, as për myslimanët e ngratë që po vriten nëpër objekte fetare në Ukrainë por as edhe për palistinezët që po vriten duke u lutur në Xhaminë e Al Aksasë? Apo përzierja në këto punë nuk i shkon në të mirë miqësisë së Shaqitr Fetait që e ka me elementë rusë që vdesin për Putinin!

11.
Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

BDI kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit: “Nuk e bëre kryeministrin shqiptar, tërhiqu”

Kërkesa e BDI-së për dorëheqje të rivalëve politikë për shkak të humbjes…

Letër nga Shkupi / NJË PËRÇMIM INSTITUCIONAL NDAJ LIBRIT

(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor…

A ka turpi brirë

“Sekretari gjeneral” i Shaqir Fetait, Irsal Jakupi, ka nisur të merret me…