I vetmi qëllim i daljes në terren i Shaqir Fetait është, jo për të zhvilluar aktivitete, por, thjesht, për ta ndjerë “pritjen e ngrohtë dhe madhështore” që ia organizojnë lakejt, dibiduzat dhe marionetat e tij! “I falënderova për pritjen e ngrohtë”, thotë manipuluesi i dalur nga kthinat nëntoksore të UDB-së

Nga Faik Shahinbejlliu

  1. (Shaqir Fetai përligj aktivitetet e pavarur të myftinive)

Shaqir Fetai, për t’i justifikuar shpenzimet e kota që ia bën arkës së BFI-së vetëm sa për të blerë pak “popullaritet”, shkon në Myftininë e Prilepit dhe thotë: “sot e konstituam Myftininë e Prilepit”! Pse rrenë Shaqir Fetai? Apo dëshiron të mashtrojë se, pa “pempelen” e tij asgjë nuk mund të zyrtarizohet, pa gishtin e analfabetizmit të tij asgjë nuk mund të zyrtarizohet! Myftinia e Prilepit është konstituar shumë më herët, si të gjitha myftinitë e vendit por, ja që Shaqir Fetait ia do b… që të përligjë çdo aktivitet të pavarur të BFI-së dhe, pa “vendimet” e tij idiotike asgjë nuk mund të zyrtarizohet dhe as të institucionalizohet. Kjo flet për një lloj çmendie putiniane që e ka xhindosur Shaqir Fetain nën obsesionin e “disiplinës spiuneske” të UDB-së!
Shaqir Fetai ka prezantuar në mesin e “xhematit” të Myftinisë së Prilepit dhe asgjë nuk i ka raportuar se çka është bërë me pronën e denacionalizuar në letra me vlerë, nuk ka kërkuar raport për të ditur se ku u tretën miliona euro nga deacionalizimi i vakëfit të kësaj Myftinie!
Për ta “kamufluar” këtë vjedhje shekullore të kësaj Myftinie, Shaqir Fetai të pranishmit mundohet që t’i joshë e t’i “magjepsë” duke ju folur për “procedurën e ndërtimit të Xhamisë së Çarshisë”! Shaqir Fetai foli pa pikë morali dhe tha: “Njiherit infornuam edhe për procedurēn e ndërtimit të xhamisë së djegur në Prilepit “Xhamia e Çarshisë ” – “Çarshi xhami” dhe angazhimin që bënë BFI e RMV që ka qenë detyrë dhe brengë e kahmotshme.”
Po ky xhemat i Prilepit paska nevojë përt t’u njohtuar me procedurat e Shaqir Fetait? Po kush është Shaqir Fetai që paskësh hartur procedurë ndërtimi? Pse rrenë ky farë debilli! Pse tallet me myslimanët e devotshëm të Prilepit! Ky xhemat ka nevojë të dijë saktsisht se kur do të nisë ndërtimi i kësaj Xhamie dhe jo me procedurat e ndërtimit! Po si u bë që kjo “procedurë ndërtimi” të bëhet pikërisht tani, pasi Shaqir Fetai u instalua nga pushteti antiislam në krye të BFI-së?! Cili ishte aktiviti i Shaqir Fetait për këtë “procedurë”? Pse mungoi kjo “procedurë” tash e 21 vite?! Si u bë që pikërisht në “epokën e Shaqir Fetait” të hartohen “procedurat” e ndërtimit dhe të nisë ndërtimi i Xhamisë? Është jashtëzakonisht sureale tërë kjo “deklaratë” e Shaqir Fetait për të qenë e vërtetë! Fundja, Shaqir Fetai edhe është mjeshtër i rrenave edhe nuk e ka për turp nëse e lëshonë rrenën si lopa bajgën!
Qenka ndarë shumë i kënaqur Shaqir Fetai me “pritjen e ngrohtë”, të myftiut si dhe me raportin e tij për aktivitetet 2021, për ç’gjë Shaqir Fetai paska konstatuar se Myftinia e Prilepit qenka “unike dhe e sigurtë në ardhmërinë e saj”! Me çka e konstatoi këtë gjë ky farë mjerani? Me një faqe raport nga më i parespektuari në krejt nahinë e Prilepit, Shefket Imerovski, i cili hoxhallarët i ka dëbuar nga xhamia me asistencë policore maqedonase? Le ta publikojë raportin e këtij farë analfabeti dhe le të shohin të gjithë myslimanët e vendit se çfarë dhe sa ka raportuar “myftiu” i Shaqir Fetait! Xhemati i Prilepit janë unikë në një fakt “aktivitetet e myftiut të Shaqir Fetait për vitin 2021 janë zero”! Sipas tyre, ka marrur pjesë vetëm në disa synetime, në aminin e duasë për dhëndurët dhe në disa kurora për të sapofejuarit, prej të cilave aktivitete ka shtuar buxhetin e vet familjar! Ia bën hallall këto gjëra Shaqir Fetai, vetëm t’i rrijë besnik dhe mos të manipuloht prej të tjerëve e mos t’i vie thika pas shpine prej tij dhe sojit të tij! O Shaqir Fetai, çka do të mbjellësh atë do të korrësh. Kastravec ke mbjellë kastravec do të korrësh!

  1. (A e di Shaqir Fetai se ku është Llazheci?!)

Me të njëjtën strategji të rrenave Shaqir Fetai ka prezantuar edhe në Myftininë e Manastirit! Pasi ka marrur një “dekoracion” nga myftiu efendi Rasimi (myfti ky dhe ai i Stambollit, i Kajros, i Ankarasë etj.!!!), Shaqir Fetai ka konstatuar se “kjo Muftini vazhdon zhvillimin e saj me hapa të sigurtë dhe të shëndoshē”! Edhe këtu, Shaqir Fetai, i paska informuar xhematin lidhur me procedurën e ndërtimit të Xhamisë në Llazhec! Nuk e ka dert të rrejë Shaqir Fetai, ky farë rrencaku nën çallmë është në gjendje t’u premtojë karamele myslimanëve vetëm që të rrinë urtë e ta mundësojnë pensionimin e qetë të tij! Zatën rrena më e madhe dhe më manipulative e Shaqir Fetait fill pas nguljes së thikës pas shpine të Sulejman Rexhepit ka qenë që, ta lejojnë të paktën t’u prijë dy vite, derisa të dalë në pension! E do Shaqir Fetai një pension të dinjitetshëm dhe jo një shërbim të dinjitetshëm ndaj myslimanëve të vendit!
A e di Shaqir Fetai se kah i bie fshati Llazhec? Me çfarë sebepi ka qenë ndonjëherë në këtë fshat? Kur e ka ngritur zërin, kur ka polimizuar, kur ka zhvilluar debate me pushtetin lokal apo qendror lidhur me pengesat që ia bëjnë xhematit të këtij fshati në rindërtim të Xhamisë? Po në çfarë mbledhje apo në çfarë organi shtetëror qenkan hartuar “procedurat e ndërtimit”! Kush u bë shkaktar i nismës së këtyre procedurave? Pse i fsheh shkaktarët, apo kjo është “meritë e Shaqir Fetait”, apo, shpërblim i disa qarqeve qeveritare për shërbimin që ua kreu Shaqir Fetai! E rrejnë Shaqir Fetain dhe ky i rrenë myslimanët e vendit që, pas pensionimit, fajin t’ua lë institucioneve shtetërore që e paskan gënjyer e që e paskan detyruar që ky t’u thotë kopalla mslimanëve të vendit!

  1. (Jo seriozi në “Myftininë serioze”)

Në këtë informatë mbi vizitën e Shaqir Fetait në Myftininë e Resnjes, e të publikuar në fb-un e tij, veç të tjerash instalacioni partiako-politik shkruan edhe këtë: “Vërtetë ishte një pritje e nivelit të lartë, që tregoi se kjo Muftini tashmë është serioze”!!! Ja se si Shaqir Fetai e konstaton seriozitetin apo mosseriozitetin e një organi të vet! Pritja e nivelit të lartë dëshmon për serioitetin e kësaj Myftinie (!!!), e cila është, absolutisht më e kota, më e paorganizuara dhe më e përgjumura nga të gjitha myftinitë e vendit! Shaqir Fetait i duhet që ta lavdërojë, i duhet që t’i jap një fllad b…, sepse, ka dëgjuar shumë rrëfime mbi këtë “myfti”!
Njeriu më injorant, më hipokrit e pa kurrfarë serioziteti në tërë shoqërinë myslimane në vend dhe më gjërë, Shaqir Fetai, vlerëson se cila myftini është serioze! Dhe cili na qenka kriteri i Shaqir Fetait për të vlerësuar në është apo jo myftinia serioze? Kjo varet nga niveli i pritjes që do t’ia organizojnë Shaqir Fetait. Turpi nuk ka brirë, u bëmë gaz i botës!
Shaqir Fetai thotë se kjo Myftini paska kthyer disa vakëfe, por, nuk thotë sa, sa në pronë sa në letra me vlerë; ku gelën ato kompensime! Shaqir Fetai thotë në fb-un e vet se kjo Myftini paska ndërtuar “komore, gusullhane”! Po pse nuk e lë vetëm me emrin e vet origjinal “gusullhane” por ia shtonë edhe fjalën sllave “komorë”! Apo, Shaqir Fetait i duket më e përafërt kjo shprehje e gjuhës së kthinave të UDB-së ku është gatuar shprehja “gasna komora za shiptari”!
Pasi t’i përfundojë “konstituimet” e myftinive “liçno” të vetat, Shaqir Fetai paska në plan që pastaj, edhe një herë t’i vizitojë myftitë dhe t’i urojë për sukseset e tyre në konstituimin e organeve dhe t’i falënderojë për “pritjet e larta” që ia kanë organizuar. I kujdesshëm është Shaqir Fetai, është perfid, “prefrigan”, manipulator, hipokrit, i dobët, i ulët, i poshtër sa më s’ka, prandaj dhe, këto ditë ishte në Bullgari, te ambasadori i Egjiptit, për t’ia shprehë të gjitha “respektet dhe falënderimet” për pritjen madhështore që ia paska bërë atdheu i tij, Egjipti! Këtë mund ta bëjë vetëm ky manjak i karrierizmit të sëmurë!

  1. (Kush e injoron Shaqir Fetain i ka të gjitha sevapet e Zotit)

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Një vit nga kapja e BFI-së prej pushtetit politik

Heshtja makabre para situatave kaq dramatike që po luhen brenda dhe rreth…

Për një BFI të mirëfilltë

Shkruan: Mirdi Brao / Si nënpunës fetar të këtij institucioni gjithmonë kemi…

Periudha më e errët e Vakëfit brenda shekullit të fundit

Çka po ndodhë në këtë kohë derisa BFI-në po e shkatërron Shaqir…

Editorial: BFI-ja nuk është Shaqir Fetah

A mundet që një institucion fetar, siç është BFI-ja, të jetë “antologji”…

Ekstaza e pazakontë Orban-Vuçiq: Ku cenohen interesat e Shqipërisë dhe Kosovës?

Shaban Murati / Marrëdhëniet e ngushta deri në ekstazë midis dy shteteve…