Tashmë është konstatim i faktuar se, sa herë që flet Shaqir Fetai, ai gënjenë! Shaqir Fetai me mish e me shpirt është i dhënur pas përvetësimit, pas personalizimit të gjërave, ai mendon se, gjithçka që i përket islamit, i përket edhe atij personalisht. Megjithatë, Zoti na ka dhënë mend që të kuptojmë se, islamit i përket devotshmëria kurse Shaqir Fetait hipokrizia. Edhe kameleoni do t’ia kishte zili Shaqir Fetait. Sa keq

Nga Faik Shahinbejlliu

  1. Shaqir Fetai paska marur mundin që t’i drejtohet myslimanëve të vendit me një “mesazh” rreth festës së Kurban Bajramit. Siç e do rendi dhe tradita! I pari t’ju drejtohet ndjekësve të vet me një fjalim, apo me një tekst të përshpirtshëm, që dallon nga ligjeratat e përditshme, nga ato fjalimet rutinë.
    Mesazhi i Shaqir Fetait më tepër përcillte shqetësimin e Shaqir Fetait se sa çastin solemn të shpirtit në prag të festës së madhe islame Kurban Bajramit. I shqetësuar (sepse është i vetëdishëm) se është në hipotekë të madhe te mbarë popullata myslimane, se iu imponua popullatës si instalacion i pushtetit aktual antiislamist, se e tradhëtoi këtë popullatë duke pranuar që t’i nënshtrohet karrierës së vet të dyshimtë e të pistë, Shaqir Fetai zgjedh që të jetë skolastik, të jetë “më për toke”, mos të përdorë shumë mëlmesa shpirtërore personale, që janë ekskluzivitet i çasteve festive, por të çapitet që të dëshmojë se sa “i thellë është” në mendimet islame. Prandaj Shaqir Fetai nuk ka nevojë për shërbime profesionale, sepse i duhet t’iu ikë teksteve dhe stilit të shkrimit që i përket enkas teksteve apo fjalimeve dedikuar një feste të shenjtë.
    Përshkrimi i rregullave, i normave, i ngjarjeve, bazuar në motivet libreske, nuk është mesazh me të cilën i drejtohemi popullit në raste festash. Mesazhi është esenca e urimit të cilin ia drejton opinionit që ka festë, që gëzon, që lumturohet, që ndjehet madhështor dhe krenar që i përket asaj popullate që e feston ngjarjen e shenjtë! Mesazhi nuk është tekst shkollor që ia drejton nxënësve për t’i njohtuar për ngjarjen përmes disa informacioneve bazike. Mesazhi është porosi e atij që e përcjell, bazuar në porositë që dalin nga ngjarja, nga akti, nga shembëlltyra dhe shembëllimi i aktit që lartëson njeriun deri në përulje të sinqertë dhe me plotë bindje para Krijuesit të Gjithsisë. Ky mesazh duhet të jetë i natyrës së festës, duhet ta përmbajë natyrën e festës, duhet të reflektojë natyrë festive. Mesazhi nuk është si një garë mes nxënësish lidhur me njohuritë rreth ngjarjes festive, por nuk është as hartim shkollor për t’ia dëshmuar mësuesit afinitetet që i ka për lëndën përkatëse.
    Me mesazhin e vet Shaqir Fetai ishte në mes të çapitjeve për ta dëshmuar këtë afinitet si dhe drojes nga e kaluara e tij e pistë e cila ia zbërthen çapitjen për ta kamufluar tradhëtinë dhe hiporkizinë me “njohuri të thella” islame!
  2. Shaqir Fetai festat fetare, përfshirë këtu Festën e Kurban Bajramit, i percepton si të jenë ditëlindja e tij! Edhe urimet institucionale ai i shet si urime për ditëlindjen e tij, i përvetëson dhe i personalizon deri në idiotizëm!
    Kryeministri, apo kryetari i shtetit, apo kryetari i komisionit për bëshkësitë fetare dhe grupet religjioze, apo edhe, kryetari i kuvendit, ia paskan uruar Shaqir Fetait Festën e Kurban Bajramit!!! Tash e tutje këta Institucione shtetërore duhet ta ndërrojnë formatin e teksteve të tilla me të vetmin qëllim për t’ia bërë me dije se, këta Institucione përmes Shaqir Fetait ua urojnë edhe organeve, institucioneve të Bashkësisë Islame që e ka uzurpuar si dhe mbarë popullit mysliman i cili nuk ia çokë fare Shaqir Fetait!
    Dale pak dale! Po pse liderët e partive shqiptare si dhe ata të bllokut mysliman nuk e uruan Shaqir Fetain? Pse e paskan uruar vetëm ata që e instaluan dhe që e përmbajnë në krye të BFI-së! Apo, mbase edhe liderët e tjerë e kanë uruar por që Shaqir Fetai nuk i llogaritë fare ata! I ka urimet e Institucioneve kyçe të shtetit? Kjo ka rëndësi! Urimet e tjera, pastaj, vetëm sa mund t’i zvetënojnë urimin e Pendarovskit, Zajevit, Dragoviqit etj.
    Në krejt botën është praktikë që Institucionet më të larta shtetërore t’i drejtohen të parit të fesë, të partisë, të një organizate etj. dhe t’i shprehin urimet e veta më të përzemërta, por që detyrë dhe obligim protokolar e këtyrë të parëve është që këto urim t’i përcjellin deri te besimtarët, deri te aktivistët e partisë, të organizatës, të shoqatës etj. Ç’shtë e vërteta, kjo ka ndhodhur edhe me këto urim institucionale shtetërore! Madje edhe i kanë publikuar urimet, të cila fillojnë, përafësisht kështu: “kam kënaqësin që ju, myftinive, intitucioneve fetare si dhe mbarë myslimanëve të vendit, t’ua uroj Festën e Kurban Bajramit…” kurse Shaqir Fetai i shënon si “Kryeministri ia uroi festën e Kurban Bajramit reisul ulemasë Shaqir Fetait…”
    Urimi është komunikim intern, në mes të dy personave! Nëse urimi përfshinë grup, komunitet, popullatë, atëherë po që do të botohet, por, nëse i drejtohet vetëm individit, “reisul ulemas”, atëherë kjo është çështje private dhe nuk ka sens të botohet. Është idiotizëm! Vetëm Shaqir Fetai e bën për mburrje! I personalizon urimet sa për t’u mburrur para opinionit e sa për t’u thënë: “nuk më duhet përkrahja e juaj, më urreni sa të doni, unë kam me vete kryetarin e shtetit, kryeministrin, kryetarin e kuvendit”… Epo kështu mendon vetëm ai që është shabllon i pistë i hipokritit të përkryer!
    Në këtë periudhë kur institucionet shtetërore kanë një sjellje jonjerëzore ndaj Institucionit fetar dhe kur, urimet e tyre festive shprehin ashiqare përpjekjen hipokrite për ta kamufluar çdo padrejtësi që i bëhet komunietit mysliman të vendit, është turp dhe paftyrësi që të shprehësh mburrje se të paskan uruar krerët e këtyre institucioneve! Arkivoi ato dhe, hesht. Heshtja flet më shumë! Arkivi i BFI-së është përplotë me të tilla urime nga krerët e institucioneve më të larta shtetërore, por që nuk janë bërë publike, sepse, realisht, në raport me padrejtësitë që janë ushtruar ndaj BFI-së, ky Institucion nuk ka pasur nevojë për “urime” të tilla, kurse opinioni nuk është lodhur me të tilla hipokrizishë. Shaqir Fetai ka shumë nevojë që të tregojë se sa shumë e uruan krerët e shtetit, ndonëse asnjë lider, asnjë personalitet politik, asnjë personalitet kombëtar e fetar, nuk ia paska uruar Shaqir Fetait Kurban Bajramin. Ndjesë! Ndoshta e kanë uruar por, ja që nuk janë të rangut të dy-tre drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe, si të tillë, nuk i prekin sferat e interesiit personal të Shaqir Fetait. Edhe kameleoni ia ka zili Shaqir Fetait!
  3. Një grup aktivistësh humanitarë, nga Turqia, në përbërje të të cilëve paska edhe aktorë e repistë turq, e paskan vizituar Shaqir Fetain! Të gjithë këta, kanë ardhur nga Turqia që të bëjnë aktivitete, mundësisht ta “institucionalizojnë” aktivitetin e vet duke u pranuar nëpër institucione të ndryshme, kurse vetëm Shaqir Fetai e shënon si aktivitet të vetin personal! Vizitat rutinore, të paqëllimta, të padobishme, që nuk janë në interes të BFI-së, nuk ka se çka shënohen si “aktivitet”!
    Aktiviteti humanitar i këtij grupi turqësh, përfshirë këtu edhe atasheun kulturor të ambasadës turke, sa është human aq është edhe bisnes-aktivitet që shkon në interes të ndonjë orgnizate turke! Natyrisht, mundi i tyre human do të shpërblehet dhe u shpërbleftë prej Allahut Mëshirëplotë. Ata, vijnë në këto hapësira për të therur dhe për të dhuruar kurbanë të paguar nga popullata turke e Turqisë, sepse këtu kurbanët janë më lirë. Kështu që, edhe organizata fiton por edhe ushtrohet një aktivitet shumë i fuqishëm human. Zoti i shpërbleftë! Por, në tërë këtë aktivitet të turqëve, ç’punë ka Shaqir Fetai, apo edhe ai e ndjenë përfitimin e vet, sepse, ndryshe nuk ka se çka e regjistron si aktivitet një punë që fare nuk është e tij!
    Apo, të dëshmojmë se sa shumë artistë e repistë të Turqisë e duan dhe e respektojnë Shaqir Fetain, i cili, për turqët nuk paraqet asgjë më shumë se sa një ikër e peshkut levrek të Detit Marmaris!
  4. Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
    Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…