Shaqir Fetai paska shkuar në Egjipt dhe atje paska pallamudë diç për “Bamirësinë si fuqi dhe jo si dobësi”! Këtë konstatim mund ta japë vetëm injoranti Shaqir Fetai; vetëm ky farë komplotisti i shërbimeve sekrete mund të konstatojë se bamirësia qenka fuqi e jo dobësi! Cili mahluk në botë paska pas menduar se bamirësia është dobësi?! Dëgjojeni snobin, Shaqir Fetain – bamirësia “nuk është dobësi por fuqi”

Nga Faik Shahinbejlliu

Shaqir Fetai në Egjipt! Për herë të parë dikush ia tërhoqi vërejtjen që mos të shkojë me tërë “rijasetin” e tij në udhëtim “zyrtar”, sepse ky lloj udhëtimi nuk është piknik por aktivitet që i përket të parit! Në Egjipt paska udhëtuar me atë që nuk e do fare, që e urren për shkak të xhelozisë profesionale (spiunët tmerrësisht urrehen në mes vete!), por që në botën arabe e merr me vete sepse i duhet një përkthyes! Shaqir Fetai është i vetmi “reis” në botë që nuk e di arabishten!
Në fillim lajmi që Shaqir Fetai do të shkojë në Egjipt, pastaj lajmi tjetër se Shaqir Fetai mbërriti në Egjipt dhe lajmi pasues Shaqir Fetai u kthye nga Egjipti! Publicitet hipokrit që i kryhet atij që i duhet një imazh pozitiv dhe imponues në masë e cila e urren tmerësisht! Kjo përpjekje imponuese e shton neverinë edhe më shumë te masa; masa e heton sakaq “propagandën” naive të atij që është shumë i vetëdishëm se urrehet nga kombi e nga feja! Dhe, për më keq, gjatë këtyre “propagandave perfide” ka edhe lëshime e gabime nga më të budallakaftat!

1.
Shaqir Fetai në Kajro, me ratin e mbajtjes së Konferencës së përgjithshme të Këshillit të Lartë për Çështje Fetare Islame, qenka takuar me Ministrin për Çështje Fetare Islame të Egjiptit me të cilin “paskan bërë një vizitë te kompleksi i Kalasë të Muhamed Ali Pashës”!
Kjo Konferencë e rregullt mbahet nën patronazhin e kësaj Ministrie ndaj dhe, është e pashmangshme në protokoll që mysafirët të priten nga ky Ministër, sepse janë mysafir të tij. Pra, jo vetëm Shaqir Fetai, por me këtë Ministër janë takuar të gjithë të pranishmit edhe atë jo më gjatë se 15 minuta! Nuk ka shansë absolute, nuk mund të ndodhë gjallë në botë që, Shaqir Fetai dhe Ministri për Çështje Fetare të dalin dhe të shëtisin, t’i bëjnë një vizitë Kalasë. Në protokoll mbase është paraparë që të gjithë të ftuarit, të shoqëruar nga Ministri në fjalë, të bëjnë një vizitë të përbashkët në Kalanë e Muhamed Ali Pashës! Shaqir Fetai, në stilin e një udbashi cinik, ia do b… shumë fort që gjithnjë të fusë huti në opinion duke hedhur një gënjeshtër me mëlmesa perfide vetëm e vetëm që të tregojë diçka me një “të vërtetë” dykuptimore! Ky ishte stili i dikurshëm i UDB-së serbe!
Para kësaj vizite Shaqir Fetai ofron një informacion tamam si dikur nëpër kanalizime të UDB-së, duke informuar se si e falën xhumanë, ku e falën xhumanë, kush ua fali xhumanë! A bëhet lajm falja e xhumasë amani ju qoftë! Dhe, “Pastaj nën udhëheqjen e Ministrit, Reisul Ulemaja vizitoi Kalanë e Muhammed Ali Pashës”! Shumë e poshtër, shumë e ulët! Të përjashtoshë personalitete fetare nga e gjithë bota dhe, ta personalizoshë Ministrin për Çështje Fetare në këtë vizitë, vërtet që është e poshtër, naive dhe shumë perfide!
Dhe, paramendoni, “Gjatë këtij takimi, Reisul Ulemaja u njoftua me mënyrën dhe praktikat të cilat i aplikon Qeveria e Egjiptit në menaxhimin dhe me organizimin e jetës fetare në vend. Poashtu edhe Reisul Ulemaja pati mundësinë që ta njoftojë Ministrin për Çështje Fetare të Egjiptit me funksionimin e Bashkësisë Fetare Islame në RMV”! Do me thënë, Ministri egjiptas qenka ndalur në një qoshe të Kalasë me Shaqir Fetain dhe i paska raportuar për menaxhimin dhe praktikat në organizimin e jets fetare në Egjipt! Po ashtu, shpejt e shpejt (që mos të hidhërohen të tjerët!) edhe Shaqir Fetai e paska informuar për organizimin e jetës fetare islame në Maqedoni! Nëse “ka informuar” Shaqir Fetai, pa dyshim që ka rrejtur, e ka zhonglirë Ministrin në fjalë, sepse vetëm organizim të jetës fetare islame nuk ka në Maqedoninë e Veriut, vetëm BFI nuk ka në këtë shtet! Po, ka një “bashkësi fetare” (që nuk është islame) e Shaqir Fetait, porse, askujt në botën turko-arabe nuk i ha b… për “bashkësinë fetare” të Shaqir Fetait!
Kulmi i ironisë dhe i cinizmit të pistë të Shaqir Fetait është “fjalia”: “Ata (Shaqir Fetai dhe Ministri egjiptas) këmbyen eksperienca të përbashkëta dhe ndruan mendime rreth çështjeve të ndryshme fetare”! Shaqir Fetai shumëfish më tepër ka eksperiencë në spiunim se sa në çështje fetare. Pikë!

2.
Në Kajro këto ditë qenka organizuar Konferenca e rregullt me temë “Kontrata e qytetarisë dhe ndikimi i saj në realizimin e Paqes në shoqëri dhe në Botë”! Egjipti i Universitetit më të vjetër në botë “El Az’har”, ndër vendet me ulema më të fuqishme në botë, me inelektualë të kalibrit botëror, të organizojë një Konferencë me një titull të tillë?! Nëse titulli është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një Egjipt totalisht analfabet, por, pa dyshim, e vërteta është se në Egjipt kanë prezantuar dy dibiduza e dy analfabetë të llojit të vet që titullin na e shqipërojnë në këtë formë pa kuptim e pa përmbajte! Mbase është edhe misioni i tyre për ta devalvuar klasën intelegjente të Egjiptit duke ua mveshur organizimin e një teme alogjike!

3.
Shaqir Fetai dhe piuni i tij paskan realizuar edhe një takim me studentët shqiptar të Ez’herit! Një takim i formatit që nuk mund të dalë përtej kornizave të kodoshllëkut! Shaqir Fetai, ndonëse “i çmuaka” studentët e këtij Univeriteti, megjithatë, nuk lë pa u tallur me ta dhe pa i gënjyer! Ai u thotë se këta studentë janë në fokusin e “bashkësisë fetare” të tij, ashtu siç shpreh përkujdesje “për të gjithë stuentët e tjerë në vend ashtu edhe nëpër botë”! Nëse Shaqir Fetai e di numrin e studentëve shqiptarë që studiojnë nëpër botën turko-arabe, nëpër qendra të ndryshme islame e shkencore, nëse di se në cilët shtete turko-arabe studiojnë studentë shqiptarë, atëherë, ia vlenë që t’i thuhet një “bravo”, por, nëse nuk i di atëhërë duhet të kamxhikoset si gomari që nuk ia arrinë t’i lëvizë këmbët nëpër baltë!
Pastaj Shaqir Fetai kërkon nga studentët shqiptarë që të gjurmojnë në arkiv të Universitetit dhe të merren informacione për të gjithë studentët shqiptarë që kanë mbaruar në këtë Universiet dhe, për këtë qëllim, paska formuar edhe “komision” të veçantë, me emra e mbiemra studentësh, ndonëse kjo çështje mund t’i caktohej ndonjërit prej studentëve si disertacion magjistrature apo doktorature! Dhe, vërtet, pse i duhen këto informacione Shaqir Fetait?! Pse i duhen BFI-së? Ky hulumtim i ka edhe kostot e veta! A u ofroi përkrahje financiare studentëve për ta realizuar këtë temë e cila më tepër zgjon kërshërinë e UDB-se serbe se sa të popullatës myslimane në Maqedoninë e Veriut. Këtë informacion mund ta ketë secili “shkencëtar” në Maqedoninë e Veriut, sepse “Az’haristët” njihen dhe dihen, siç njihen dhe dihen edhe manipulantët dhe fallsifikatorët! Nëse i duhet kjo listë Shaqir Fetait “dikush” mund t’ia dorëzojë rrum për gjysëm ore! Natyrisht, kjo nuk i duhet Shaqir Fetait, por ai e përdor këtë truk sa për të thënë, zha-zha, çfarë projekti kemi inicuar në Kajro që na qenka Kryeqyteti i Egjiptit (phuuu, si nuk e paskemi ditur bre!!!) I duhet për vetëlavdërim, sepse është fare koshient se punët i ka m…, i ka helaç, berbat dhe, me këto elementë fiziologjikë nuk mund të mbulohet pislliku edhe më i madh që u shkaktua me rastin e tradhëtisë, komplotit dhe puçit të Shaqir Fetait që, i ndihmuar nga elementët antiislam e antikombëtar, i ndërmori kundër BFI në RMV!
Gëzim i papërshkrueshëm i Shaqir Fetait paska shpërthyer në çastin kur studentët i paskan premtuar se do të vijnë në mënyrë të organizuar për ta vizituar dhe për t’ia bërë për hajër “reisllëkun” dhe për t’i dëshiruar shëndet suksese si deri më sot!!!

4.
Para qindra liderëve fetar Shaqir Fetai paska prezantuar temën e vet! Ndonëse i vetëdishëm se tema e tij nuk korrespondonte askun me temën boshte të Konferncës, ndonëse i vetëdishëm se po gënjente, ndonëse i vetëdishëm se nuk po e tregonte të vërtetën, ai po belbëzonte në një arabishte të tij qesharake, më plotë gabime në lexim, të përkthyer për hakaret nga shqipja e Shaqir Fetait në arabishten e bashkëveprimtarit të tij, Ismet Ademi! Shaqir Fetai kishte zgjedhur një temë me titull “Bamirësia – Fuqi e jo Dobësi”. Natyrisht, ndër mendimtarët e ndryshëm nga bota në këtë Konferencë, ky titull shkaktoi një të qeshur të pandalshme! Për herë të parë po informoheshin se “bamirësia qenka fuqi e jo dobësi”! A nuk tallet Shaqir Fetai me parimet e bamirësisë, me mësimet islame mbi bamirësinë, me vetë esencën e bamirësisë, apo, ky është kapaciteti “intelektual” i Shaqir Fetait në diskutime dhe debate publike, mijëra kilometra larg publikut vendor, i cili ia di edhe frymëmarrrjen dhe zorrët në bark! Shaqir Fetai na e paska zbuluar se bamirësia qenka fuqi e jo dobësi! Por, ja që bamirësia e ka bërë shumë të dobët Shaqir Fetain, edhe më të dobët se sa vetëmse në cilësi të kodoshit! Si flet Shaqir Fetai për bamirësi i cili tërë jetën e vet e ka përplot me vepra të këqia e antiislame, e ka përplot me vuajtje e mynxyra që ua ka shkaktuar qindra myslimanëve, e ka përplotë me vjedhje të ndihmave humanitare si vepër bamirësie; si nuk i vjen turp të flasë për bamirës ndërsa ka vjedhur ose e ka ndihmuar ish-kryetarin e Oraganizatës Humanitare “Hilal” (Mustafa Dautin) në vjedhje të qindra pakove dhe të mijëra kilogramëve të ndihmave humanitare; si flet për bamirësi Shaqir Fetai kur tërë bota e di se ai, bashkë me atë, me të cilin vodhën e vodhën deri në “alivanosje” ndihma humanitare, në fund, njëri u instaluasi “reis” e tjetri u kyç në shërbime intelegjente me qëllim që mos të përndiqet për anti-humanitet që e ushtroi mbi myslimanët e varfër të vendit! Si flet për humanitet Shaqir Fetai kur e tërë bota e di se ai pranoi që të tallet me “babain e vet shpirtëror” dhe ta “vrasë për së gjalli” duke shpikur lloj-lloj dezinformate për të, me qëllim që ta spostojë nga fotelja e të parit dhe t’ia rrëmbej atë pozicion pa kurrfarë merite e me përkrahje të elementeve antiislame e antishqiptare?!
Shaqir Fetai e ka rreptësisht të ndaluar të flasë për bamirësi, ndërkohë që të gjitha veprimet i ka antihumane, e ka të daluar sepse me tema të tilla, në fakt ai tallet me vetë Zotin! Sepse, mundohet ta gënjejë Atë dhe myslimanët e vendit!
A ju tregoi liderëve botërorë Shaqir Fetai se nga përfundimi i Ramazanit të vitit 2021 e deri më sot, deri në prag të Ramazanit të vitit 2022, cilin aktivitet bamirësie e ka ndërmarur, sa ka bërë aktivitete bamirësie pë myslimanët e vendit që janë buzë varfërisë fatale? Cilit të varfër ia dha qoftë dhjetë dinarë nga xhepi i vet? Cilit qytetar skajshmërisht të varfër ia ofroi një pako me ndihma humanitare? Zero! Dhe ka fytyrë të flasë para liderëve botërorë? Problem është hera e parë kur të humbësh fytyrën, pastaj të bëhet rrafsh, për më tepër, nëse tallesh dhe i nëpërkëmbë porositë e Zotit Fuqiplotë!

5.
Shaqir Fetai, në rolin e “kryediplomatit” të qeverisë maqedonase nuk harron që, në çdo vend të botës, t’i takojë edhe ambasadorët e vendit! Kësaj radhe “i paska takuar” ambasadorët shqiptarë! Shaqir Fetai informon: “Në këtë takim mjaft domethënës e vëllazëror Reisul Ulemaja dhe diplomatët shqiptarë kaluan një mbrëmje të bukur ku biseduan për shumë çështje, në veçanti për kohën e artë të Egjiptit gjatë udhëheqjes së Muhamed Ali Pashës, i cili ka pasur prejardhje shqiptare dhe të cilin Historia e njeh si reformator i madh i Egjiptit dhe themelues i Egjiptit modern. Njiherit biseduan me kuriozitet për dinastinë shqiptare, e cila me dekada udhëhoqi Egjiptin duke lënë gjurma të pashlyeshme në zhvillimin e Egjiptit.” Ha torta, shpenzo para të vakëfit e fol për hallet e dinastisë shqiptare të Egjiptit. Pi kafe e madhëro Muhamed Ali Pashën! Shaqir Fetai në mesin e diplomatëve shqiptar?! Sakaq është kuptuar nga diplomatët se Shaqir Fetai nuk është i denjë për dy copa dele e jo për punë më të mëdha! Shaqir Fetai manipulon me përmallimin e diplomatëve, manipulon me resektin e tyre, me qytetarinë e tyre, manipulon me hallet dhe misionin e tyre dhe i nënçmon deri në “badihavxhi që kanë kohë për të folur edhe për historinë e dinastisë mbretërore shqiptare në Egjipt. A nuk ju foli diplomatëve për kontributin e vet për të ikur çegranasit nga katundi i tyre që dikur kishte 13 mijë banorë dhe sot ka vetëm 3 mijë! Për t’i ikur kësaj pëgjegjësie historike, fol më mirë për Muhamed Ali Pashën! Madje ky na paska qenë preokupim parësor edhe për diplomatët shqiptar!

6.
Shaqir Fetai, gjatë qëndrimit në Kajro, si të gjithë pjesëmarrësit në Konferencën e rregullt, paska realizuar edhe një takim kurtoazie “me Shkëlqesinë e tij, Ministrin e Vakfit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Dr. Abdul – Latif Bin Abdul Aziz Al Shejh”. Shaqir Fetai, paramendoni, e informon Ministrin me punën e Bashkësisë Fetare Islame të RMV si dhe bashkëpunimin e saj me institucionet e ndryshme të Arabisë Saudite në përgjithësi. E paska falënderuar Shkëlqesinë e tij për konkluzat e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Mbretërisë së Arabisë Saudite për bashkëpunimin e mirëfilltë dhe institucional me BFI. Pse a nuk i ditka ministri “bashkëpunimet” e intitucioneve arabe me “bashkësinë fetare” të Shaqir Fetait?! Ky ministër a është pjesë e Këshilli të Ministrave të Mbretërisë së Arabisë Saudite, apo, thjesht, është një qytetar i rëndomtë i cili duhet të informohet për punët e këtij Këshilli Ministror?! Hej, një Këshill ministror i një Mbretërie që paska miratuar konkluzione për bashkëpunim me një institucion fare të pavlerë e të diskutueshëm në derexhe në të cilën e ka sjellë Shaqir Fetai? Shaqir Fetai edhe një herë dëshmon se është në trans, se ka halle të mëdha, se po e vuan deri në vdekje tradhëtinë, komplotin dhe idiotizmat që i ka bërë e që po i bën, prandaj edhe, nuk di se çka flet, prandaj edhe pranon me lehtësinë e paimgjinueshme shpirtërore të gënjejë e të mos turpërohet fare!
“Interesimi i Ministrit të Vakfit të Mbretërisë së Arabisë Saudite Dr. Abdul – Latif Bin Abdul Aziz Al Shejh ishte që të ketë bashkëpunim të ngushtë me BFI dhe këtë e vërtetoi edhe me vendimin se shumë shpejt do ta vizitojë Bashkësinë Fetare Islame në RMV ku do bisedohet për bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, thotë Shaqir Fetai, por nuk tregon se cili është motivi i kësaj vizite, cila është filozofia e lidhjve të ngushta në mes të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe “bashkësisë fetare” të Shaqir Fetait; ai nuk flet asgjë përt faktin se pse kaq shpejt dhe përnjëherë u trashën kaq shumë marëdhëniet në mes të kësaj Mbretërie dhe Shaqir Fetait?!
Ministri do të vikëka për evitimin e ekstremizmit dhe radiklalizmit tonë?! Ku e sheh këtë ekstremizëm dhe radikalizëm Shaqir Fetai? Pse a nuk paska forcë që ta evitojë vetë dhe, për këtë arsye, paska nevojë për “thirr mikun” për të vënë paqe edhe në Maqedoninë e Veriut si gjithkund në botë!

7.
Meqë ra fjala për takimin e Shaqir Fetait me Ministrin për vakëf, a i tregoi Ekselencës së tij se si Shaqir Fetai ka vjedhur nga vakëfi; a i tregoi se si ka zhvatur nga vakëfi; a i tregoi se si e dështoi projektin e Bankës Islame për Zhvillim për ndërtimin e një qendre tregtare e cila do të ngelej vakëf për BFI-në në vlerë prej miliona dollarëve; a i tregoi se si pranon çmime qesharake për dëmshpërblim për pronat vakëf që llogariten si interes publik; a i tregoi Ministrit të nderuar se si dëmshpërblimet në bona me vlerë i ha e i rruan me honxho-bonxhot e vet duke u dhënë rroga, mëditje, dreka e darka, në vend se ato të shpenzoheshin për blerje të vakëfit ashtu siç e parasheh parimi i shitjes dhe tëhuajësimit eventual të vakëft! Vakëf për vakëf e jo vakëf për rroga të Shaqir Fetait! Jo, sepse, menjëherë Ministri arab do ta shpallte të pafe e do t’i biente vijë të kuqe. Por, kjo dukuri e përditshme e Shaqir Fetait nuk është mickonjë e padukshme, është veprim kriminal që nuk kalon pa u ndëshkuar. Drejtësia vonon por nuk harron!

8.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Diletantizëm në emër të identitetit kulturor

Metodën komuniste pesëdhjetëvjeçare për ta shtrirë zhvillimin kulturor shqiptar vetëm në tri…

Qeveria të veproj për sistemin e drejtësisë, kundër krimit e korrupsionit

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi Sistemi i drejtësisë nuk shërohet me deklarata. Republika…

SI U BË MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT?

MUHAMED HALILI / Në ditën e sodit para njëzet vitesh në vilën…

Verushevski: “Bombat” në fillim kanë shkuar te Cërvenkovski, e pastaj te Zaevi (Video)

Ish kryepolici i policisë sekrete në Maqedoni, Zoran Verushevski, aktualisht këshilltar i…

(Për shqiptarët) asgjë e jashtëzakonshme

Libraria Nobel në Shkup në prag të mbylljes! Shqiptarët në Shkup edhe…