Çka foli, përveçse u dëshmua edhe një herë, madje edhe më fuqishëm se, Shaqir Fetai me cinizmin e vet satanik është një prej sadistëve më të tmerrshëm i cili krimin e vet moral ka qejf ta ushtrojë mbi kurriz të tjetrit, mundësisht të jetë “mik” i tij. Sepse vetëm te miqtë e vet mund ta shesë perfiditetin e vet të djallëzuar, ves këtë që e ka shumë për shpirti
Nga Faik Shahinbejlliu

1.
Nëpër myftinitë e “rijasetit” të “bashkësisë fetare” të Shaqir Fetait janë në përfundim e sipër zgjedhjet e anëtarëve të myftinisë. Janë mbajtur zgjedhjet e janë zgjedhur anëtarë të rinjë. Në asnjë procest të tillë nuk ka qenë praktikë që të përzihet reisi! Është punë e brendshme e secilës myftini. Por, ja që Shaqir Fetai, për të krijuar dhe për të ndjellur pakënaqësi te myftinitë e vendit, nuk e lë pa ndërhyrë! Mbase edhe i ka thënë dikush se, dikujt aty brenda, nja dy-tre anëtarëve të rinjë u duhet “vendimi nga reisi” sepse këtë ua kërkon punëdhënësi i tyre që të ketë motiv për t’ju derdhur dollarë sa ta kanë qejfin! Apo, i ka rënë vonë në mend se, ekziston një “strategji” që mund ta përdorë Shaqir Fetai për të qenë pak aktual: t’ua dorëzojë vendimet anëtarëve të posazgjedhur nëpër të gjitha myftinitë e ta shohim një “spektakël” përplot cinizëm alla-shaqirçe! E filloi me Myftininë e Shkupit dhe, mbase do ta vazhdojë te të tjerat pasi ka përfunduar procesi zgjedhor. Ose, këtu do ta përfundojë sa për të futur spica ndër myftinitë e tjera, të cilave u tregon se kush është me peshë e me rëndësi dhe se të gjitha të tjerat janë “myftini periferike”!
Po ku ka parë e ku ka dëgjuar Shaqir Fetai se ai duhet t’u ndajë vendime anëtarëve të myftinive! Çka përzihet ky farë abdalli në punë që nuk i takojnë e nuk janë për të?! Si guxon ta ngrisë në “institucion” një punë që është voluntere!
A i ka hije Shaqir Fetait, njeriut më kontravers, njeriut që i ka shkelur të gjitha nenet e Kushtetutës së BFI-së, njeriut i cili ka ardhur jo me propozim të organeve por me instalacion nga qarqet e dyshimta antiislame e antishqiptare, pra, a i ka hije Shaqir Fetait që ta “institucionalizojë” një proces ndërkohë që vetë është anti-institucioni i vetëm në historikun e Institucionit të BFI-së tashmë të shndërruar në qendër agjenture të shërbimeve të ndryshme antiislame e antikombëtare!
A i ka nderuar me këtë gjest Shaqir Fetai apo i ka çnderuar anëtarët e rinj! A kanë pasur dëshirë ata që të përballen me një antinjeri në një situatë madje edhe të “nderohen” me vërtetime prej tij! Shtatëdhjetë për qind prej anëtarëve të rinjë janë ndjerë në siklet, nuk do të kishin kurrë dëshirë që të rrinë një sekond në një hapësirë me “ORAO”-n e Stanko Dragoviqit, me një alet të shërbimeve të huaja intelegjente. Për më të madhin kijamet nuk do të pranonin që të token me Shaqir Fetain por, ja që edadukata e tyre, nuk i ka lejuar që t’ia tëkërlisin shallin nga koka e kalbur!
Shaqir Fetai, para anëtarëve të rinj foli e tha: “Sot keni marrë përsipër që të çoni përpara një amanet nga paraardhësit tanë që ta përçoni islamin tek breznitë e rinj” ! Manipulator i pacipë bre! Krejt abdall! Shikoni se me çfarë i ngarkon anëtarët e Myftinisë! Do me thënë, ju shisni hoxhallëk, përhapne islamin, mos t’ju interesojë ruajtja e vakëfit, mos t’ju interesojnë fitri, as zeqati, as kurbanët e lëkurat e kurbanëve; mos t’ju interesojë se kush zgjidhet imam në territorin përkatës, as mos të dini asgjë se si shpenzohen të mirat materiale, si degradojnë të mirat shpirtërtërore, asgjë; ju vetëm duhet ta përçoni islamin te brezrat e ri”! A nuk është isharet ky i Shaqir Fetait se kanë vendosur me Myftiiun e Shkupit që të bëjnë hara-kiri në këtë Myftini dhe se organi i saj nuk ka të drejtë të flasë, të ankohet, të kritikojë por vetëm ta “përçojë islamin” te gjeneratat e reja! Sjellje tipike prej skuthi!


Pastaj, Shaqir Fetai, si haxhuze plakë që e ka harruar të kaluarën e vet imorale, thotë: “Bëni vepra të mira sepse veprën tuaj do ta sheh Allahu Fuqiplotë, i dërguari i Tij dhe besimtarët.”! Pse a për vepra të mira qenkan zgjedhur këta anëtarë të Myftinisë, apo për ta përcjellë punën e saj, për të kërkuar raporte narrative e financiare prej saj, për t’ia tërhequr vërejjtjen, për ta parandaluar në ndonjë hap antiislam, në shitje të ndonjë vakëfi, në degradim të krejt vakëfit… Këta anëtarë nuk janë aty në mekteb, para mualimit, por janë me një detyrë shumë fisnike! Për ta mbajtur në binare Myftininë dhe për të lënë gjurmë të hajrit në këtë Myftini përgjatë mandatit të tyre katërvjeçare! Dhe, kush po na thotë se Allahu i sheh veprat tona? Shaqir Fetai!!! Po a i sheh Allahu i Gjithëdishëm veprat e Shaqir Fetait! Çka mendon ai për tradhëtinë, për vrasjen morale, për eliminimin nga “jeta” të babait shpirtëror të vetin, duke e përplasur për dysheme dhe duke ia zënë karrigen e pamerituar sot e përjetë! A mendon Shaqir Fetai se Allahu nuk ia ka parë mynafikllëkun, hipokrizinë, vjedhjen, tradhëtinë, intrigat, një vistër veprimesh imorale që i ka ndërmarrur sidomos dy-tri vitet e fundit! Ja pse Shaqir Fetai është shumë i poshtër, shumë i ligë dhe shumë i rrezikshëm. Sepse, ai sinqerisht mendon se mund t’ia hedhë edhe Zotit, siç ua ka hedhur “shokëve” të tij! (Mbani mend: Shaqir Fetai nuk ka shokë, ai kërkon të ketë vetëm bashkëveprimtarë kah për krah me “ushtrinë e djallit”)

2.

Shaqir Fetai e ka edhe cilësinë e tinëzakut! Sy më sy nuk ka b… që të përballet dhe t’i thotë të gjitha ato që i mendon për një person por, ia keqpërdor gjestin apo veprimin dhe nga distanca e bën hor! A është sjellje njerëzore, a është gjest normal, a është shprehje humane që të shkruajë në fb-un e vet se, Myftiu i Myftinisë së Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi ia paska organizuar një takim ngushëllimi! Demeke, ia ka pastruar rrugën, ia ka hapur shtegun duke ia hequr therrat, ia ka shtruar tapetin e kuq, ia ka mbledhur njerëzit, ia ka renditur një nga një…! Ja se çfarë pisi është Shaqir Fetai, i cili paska shkuar në një familje për të ndarë ngushëllime!!! Shaqir Fetai foli: “ndamë ngushllimet tona”! Si more i ndamë! Ngushëllimet a qenkan pronë personale të Shaqir Fetait, a! O abdall, ngushëllimi është ndjenjë dhembshurie që shprehet! Pra, nuk ndahet por shprehet! Dhe, ky farë duduku, për ta “ndarë” këtë ngushëllim paska pasur nevojë për një “pritje të sinqertë”! Shaqir Fetai sërish foli: “Patëm një pritje të sinqertë…”! Me këtë Shaqir Fetai dëshmon se paska pasur edhe pritje jo të sinqerta! E paskan pritur formalisht, pa kurrfarë dëshire! Ose, Shaqir Fetai në palcë e ka frikën, ai është shumë i vetëdishëm se mund të hasë në ndonjë familje që i ka djegur, që mund t’ua ketë marrur më qafë ndonjë djalë, ndonjë baba, ndonjë anëtarë të familjes ndaj dhe, sa herë që pritet thotë: “hasëm në një pritje të sinqertë”, apo “madhështore”, apo “të ngrohtë e vëllazërore” etj. Ose, edhe pse në Tetovë, përkundër përpjekjeve për t’i ndjellë tetovarët kundër një (ANTI-gostivarlie) “unë pata një pritje të sinqertë”! Shaqir Fetai e keqpërdorë dhembjen, Shaqir Fetai e keqpërdorë trishtimin, Shaqir Fetai e keqpërdorë vdekjen dhe gëzimin, sëmundjen mendore e shpirtërore, Shaqir Fetai keqpërdorë gjithçka, vetëm e vetëm që ta ngrisë një intrigë, të arrijë që në fytyrë ta ngrijë një buzëqeshje djallëzore. Shaqir Fetai e përmbyllë këtë “dhuratë” ngushëllimi (sepse ai i ndanë ato, ai mendon se në raste ngushëllimi është në rolin e babadimrit që duhet të ndajë “dhurata”): “Falënderojmë organizimin e kësaj ndeje nga ana e Muftinisë së Tetovës në krye me Muftiun Prof Qani ef Nesimit dhe kolegëve të tuj”! Tani, Shaqir Fetai a ishte në ndonjë ndejë apo ishte në një vaki ku nuk ka nevojë për kurrfarë organizimi! Pse ka nevojë Shaqir Fetai që atij t’i organizohen ndejat dhe, këto organizime të jenë të nivelit të lartë, mundësisht t’ia organizojë Profesor Dr. Qani ef. Nesimi! A nuk ju duket cinizëm prej një të poshtri?! A nuk ju duket sjellje hipokrite prej një të djallëzuari?! A nuk ju duket një “kënaqësi” prej oficeri udbash! I poshtër është, pa dyshim që është tepër jonjerëzor, Shaqir Fetai!

3.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ju them troç !

KUALICIONIMI parazgjedhor i ALEANCËS me BESË DHE TË TJERAT (parti e shoqëri…

Tri aktet juridike të diskriminimit kulturor (I)

Mendjendrituri, Arbën Xhaferi, ish-kryetari i PDSH-së, duke i përçmuar me neveri qeveritë…

“U tha, u bë”: (nuk) ka datë në tetor!

Blerim Reka /Ministri për Integrime Evropiane, tash e tre vite, premtonte, se…

Të korruptuarit dhe ekstremistët janë “Vëllezërit Siamezë”

Pse Shaqir Fetai nuk është i ftuar në asnjë event ndërkombëtar organizuar…

Fetahu: Saktësia milimetrike e epitetit

Epitet shumë i rëndë? “Shaqir Fetah rrencaku” ishte titulli i një shkrimi…