Çka ka folur Shaqir Fetai?! Ai sa herë të flasë e kontaminon habitatin ku flet! Është i “padëgjueshëm-tinzak”, sepse është rrencak, është hipokrit dhe kur flet dëshmon analfabetizmin e vet prej “teologu” të UDB-së
Nga Faik Shahinbejlliu

Shaqir Fetai e ka zbritur axhendën e Bashkësisë Fetare Islame në nivel të kapaciteteve të “bashkësisë fetare” të veten. Pra, plani zhvillimor i tij është pa axhendë: kush të vdesë aty do të jemi, kush lind apo bëhet synet, aty do të jemi, kush fejohet apo martohet, aty jemi, kush të dëshirojë të pijë kafe e çaj këtu jemi, kush mëson të lexojë Kuran do të jemi aty për t’ua bërë duanë e hatmes. Kaq! Më tepër asnjë hap tutje në demonstrimin e kompetencave unikate për ta interpretuar islamin në këtë vend, në demonstrimin e rolit shumë të fuqishëm që duhet ta ketë BFI në jetën shoqërore dhe, në shpalimin e të gjitha problemeve që BFI-së i vijnë nga politikat ditore të pushteteve maqedonase! Nuk e ka as potencialin e zhvillimit institucional të jetës fetare, sepse, është i kapur si nga politika ashtu edhe nga qarqet e ndryshme ekstremiste. Është vetëm çështje e kohës kur do t’ia tregojnë vendin ku e ka (në ndonjë cep të ahurit)! Sado që ka afinitete servilizmi, sado që ka lidhje të ngushta me shërbimet intelegjente, sado që ka afërsi me partitë në pushtet, nuk mund të jetë as më i zgjuar, as më me ndikim dhe as më i suksesshëm se sa ish-reisi i tij, të cilin, e spostuan që të tria faktorët të cilët e instaluan Shaqir Fetain në krye të BFI-së. Shaqir Fetai, është, thjesht, kavall, apo rryp tupani, në krahasim me ish-reisul ulemanë, ndaj të cilit të gjithë faktorët me relevancë akoma kanë respekt dhe vlerësim, konsiderata këto që Shaqir Fetai as në ëndërr nuk mund t’i shohë! Kontributi i Sulejman ef. Rexhepit, në daç në jetën fetare islame, në daç në jetën shoqëroro-politike, në daç në botën akademike, në daç në rrafshin kombëtar, është i paarritshëm dhe gjithnjë ka rezoltuar me suksese që kanë lënë gjurmë në historinë e BFI-së! Po Shaqir Fetai – edhe 100 vite me i dhënë Zoti ymër nuk do të mund ta gëzojë respektin, dashurinë dhe afërsinë me asnjë mysliman e subjekt shoqëror-politik në vend dhe më gjërë! Prandaj, Shaqir Fetai ka nevojë për t’i “prishur” ato vlerësime të realta që janë për të, se është i parespektueshëm, se në çdo moment rrezikohet karriera e tij, ndaj dhe i merr me vete në eskursione private të gjithë përfaqësuesit e organeve dhe institucioneve të BFI-së! Nuk ua ka besën, ndërsa turlifarë udbashi e turlifarë rusi proputin ua dërgon edhe faktorëve me relevancë të fortë shtetërore e partiake që e instaluan tradhëtisht në krye të BFI-së.

1.
E keni parë se si ngulet nga gabimi në gabim Shaqir Fetai sa herë që përpiqet të tregohet “mendimtar” duke përdorur fjalë “të fuqishme” vend e pa vend! Shkon për ngushëllime te familja e të ndjerit Rexhail Qerimit, ndërsa e injoron varrimin e tij si dhe nuk shpreh kurrfarë dhembje publike për këtë viktimë të politikave antishqiptare e anti-UÇK që manifestohen në këtë vend. Vërtet, pse nuk ishte në varrim të atdhetarit Rexhail Qerimi në të cilën morën pjesë mijëra shqiptarë e myslimanë të vendit dhe jo vetëm? U frikësua? I çoi dikush ndonjë selam? Ndryshe, Shaqir Fetai është i njohur si merakli i përfitimit nga masa popullore, apo kësaj radhe pati frikë të manipulojë, sepse, një Zot e di, në mesin e asaj turme “të çartur” mund të ketë qenë ndonjë të cilin Shaqir Fetai e ka marrr më qafë duke e spiunuar! Apo, është shumë i ndërgjegjshëm që, në varrim të atdhetarëve ai nuk ka se çfarë kërkon, sepse mund t’i tëkërlitet shalli e të bëhet rezil! Pasi ia çelë udhën patarica e tij, ky de që i thotë vetes “myfti” i Kumanovës, vendos të shkojë në familjen e të ndjerit me qëllim që t’i ngushëllojë me shprehjen: “Mehrumit Zoti ia faltë Xhenetin e amshueshëm”!!! “Xhenet i amshueshëm”? Pse a paska edhe jo të amshueshëm a! Këtë idiotizëm mund ta shprehë vetëm Shaqir Fetai, i cili vuan për të përdorur fjalë të mëdha, pavarësisht nëse janë me vend apo jo! Pisi shkon në ngushëllim dhe, aty bën poza me familjarët e të ndjerit duke shprehur gëzim për faktin që ia pranuan ngushëllimet! Del në foto me krejt gëzimin e pistë që e ka në shpirt!

2.

Në një urim të vetin me rastin e hyrjes në tre Muajt e Mëdhenj, Shaqir Fetai përfundon: “Paçim bekimin e Allahut”! I devotshmi, i pastërti në shpirt, i përkushtuari, i binduri se është jashtëzakonisht besnik ndaj Zotit të Gjithëdishëm, gjithmonë uron: “Qofshi të bekuar nga Zoti”, apo, “Paçi bekimin e Zotit”, pa e përfshirë edhe veten! Shaqir Fetai me këtë lutje e me këtë uratë mendon se do të mund t’ia hedhë edhe Zotit dhe, “kude svi turci tamo i goll Hasan”, duke shpresuar se nën bekimin e Zotit për të gjithë, mund të përfshihet edhe vetë. Pra, ai shpreson se Zoti do t’ia falë tërë atë krim të poshtër që ia bëri Institucionit, ish-babait të vet shpirtëror dhe myslimanëve të vendit! Mendon Shaqir Fetai se Zoti do ta mëshirojë (ndonëse asnjëherë ky mahluk nuk shpehu pendesë publike në emër të Zotit) duke ia falur tradhëtinë, spiunimin, krimin, vjedhjet, komplotin, degradimin e BFI-së në “bashkësi fetare” personal, zhvatjen e Vakëfit…? Në asnjë mënyrë! Prandaj Shaqir Fetai është “unikat”, tek, nuk ka si ai, nuk ka pasues, nuk ka përkrahës të sinqertë, por ka vetëm servilë, të shantazhuar dhe ata që kërcënohen prej tij se mund të flasë për kualitetet e tyre prej bashkëpunëtorëve të shërbimeve intelegjente! Dhe, pastaj, një person si ky i ulët të presë edhe për vete “Bekimin e Zotit”! Tybestigfa!

3.
Redaksia e portalit “Kombëtare.com” ka drejtuar sot pyetje deri te Meshihati i Bashkësisë Islame të Kroacisë për qëllimin e vizitës së kryetarit Aziz ef. Hasanoviq i cili sot qëndroi në bashkësinë fetare të Shaqir Fetait. Nga atje, thjesht, morëm këtë përgjigje: “iu përgjigj disa ftesave rresht që ia ka drejtuar kryetari i BFI në RMV Shaqir ef. Fetai! Me sa dimë ne, efendi Fetai ia ka mundësuar edhe një takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonsë. Natyrisht, secili lider fetar do të kishte dëshirë që të pritet edhe nga drejtues të lartë të shtetit ku qëndron për vizitë private”! Do me thënë, nuk ka kurrfarë axhende, do me thënë, nuk ka kurrfarë projekti, do me thënë, thjesht, kjo vizitë është sa për t’ia plotësuar deshirën patologjike Shaqir Fetait. Shaqir Fetai thotë se z. Xhaferi na priti me “nderime të larta shtetërore”! Deri në këtë shkallë ka shkuar prishunia e tij! Ai po e vuan izolimin e tërësishëm, po e vuan vetminë si pasojë e injorimit që shprehet ndaj një fuksi, po ndjenë nevojë për t’u përmbushur me vizita që ua bënë meraklive të çajit të rusit. Me efendiun në fjalë paska biseduar për të këmbyer përvoja në interpretim të islamit! E çfarë islami po u interpretuaka në Kroaci që po na u dashka kjo përvojë të implementohet edhe në Maqedoninë e Veriut?! Kundërmuese është kjo vizitë, së shpejti do t’i dalë edhe tymi!

4.
Shaqir Fetai bashkë me krerët e tjerë të bashkësive fetare në vend (nuk u kuptua kush është “bashkësia ebreite”!!! Cili bilmez i Shaqir Fetait e ka emërtuar kështu Bashkësinë Hebraike në RMV?!) paskan realizuar një takim me Kryeministrin e sapo zgjedhur të RMV-së, z. Dimitar Kovaçevski! Dhe, nuk paska pasur kurrfarë pune tjetër kryeministri, përpos që ta njohtojë sidomos Shaqir Fetain (!) me rrjedhat politike në vend, siç thotë derdimeni! Ky i shkretë, për t’i qëndruar nën bole pushtetit, nuk paska harruar që t’ua urojë mbetjen në të njëjtin post të qeverisë së re, z. Grubit dhe z. Spasovskit! Po këta ministra të ri shqiptarë a nuk bën t’i urojë Shaqir Fetai, a! Jo se pastaj ia … “faktorët” politiko-policor që e instaluan si dordolec në krye të BFI-së. Tutje, Shaqir Fetai foli me isharete e me mimikëri dhe tha se paska hapur edhe “çështjet e pazgjidhura si Xhamia e Prilepit, e Llazhecit, akreditimi i Medresesë”! Por, Shaqir Fetai vetëmse i paska hapur çështjet, ndërsa nuk tregon se çka u tha pushtetarëve dhe çka i thanë ata këtij! Rrenë Shaqir Fetai, sepse as që i ka hapur këto çështje dhe, as që do t’ia zgjidhin ndonjëherë këto çështje me këtë servilizëm që demonstron karshi pushtetarëve të cilët, as që kanë dëgjuar ndonjëherë për këto probleme!

5.
Shaqir Fetai herë pas here është aktiv edhe në fb-un e vet privat! Edhe aty del po aq i pacipë dhe i poshtër siç është edhe në publik! Kah fundi i muajit janar ka qëndruar në shtëpinë e një imami të Gostivarit “për t’i shprehu urimet e lindjes së vajzës së filan imamit dhe të babait të tij”!!! Tani, e kujt është ajo vajzë, e imamit apo e babait të tij, apo e të dyve! Duhet të prononcohet publikisht Shaqir Fetai, ndryshe, ua ka borxh moralin kësaj familje të ndershme! Kemi thënë, sa herë që folë Shaqir Fetai, ai hedh fjalë goje si lopa bajgën!

6.

Krerët fetar qenkan takuar edhe me Ministrin e ri të shëndetësisë, z. Bekim Sali, të cilin nuk e ka uruar siç e ka uruar një ditë më parë Grubin e Spasovskin! Qenka përbetuar se bashkësia fetare e tij me rigorizitet i zbaton rekomandimet që “ia jep OBSH”-ja Shaqir Fetait. Gjithashtu, krejt ky takim qenka realizuar që edhe një herë, duke u betuar në tokë e në qiell, t’i dëshmojë ministrit se e ka marrur vaksinën e tretë. Po kujt i ha b… se sa vaksina ka marrur Shaqir Fetai. Çka ka më shumë ky se edhe nja 170 mij të tjerë që kanë marrur vaksinën e tretë e për të cilët askush nuk ka dëgjuar asgjë. Rrenë Shaqir Fetai kur thotë se i zbaton rekomandimet. Rrenë edhe në fotografi ku shihet me maskë. Para pushtetit Shaqir Fetai del me maskë, ndërsa para mysafirëve, apo gjatë mbledhjeve që i mban me nga 30-40 persona, asnjëri nuk mbanë maskë! Është hipokrit Shaqir Fetai, pa dyshim!

7.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

U rrit si bari me dele, sot është miliarder që të hyrat i ndanë me punëtorët – kurdi që ndërtoi perandori pa ndonjë përvojë në biznes

“Nëse fitoj unë, fitojnë edhe punonjësit e mi. Fitimi im është edhe…

Për arsimin më mirë do të ishte të mos ketë Ministri të Arsimit

Ejup Berisha / Të punësuarit në Arsim dhe Shkencë më lehtë do…

MASKA – MBROJTJE OSE BIZNES!

Shkruan: Zenun Fejzullahu / Situata me Kovid 19, muajt e fundit i…

Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe është peng i vullnetit politik !

Shkruan: Qenan Aliu Komisioni i Venecias nuk sjellë vendime por harton dhe…

Shfrytëzimi i ekspertizës së diasporës dhe drejtimi i remitencave në investime

Vlora Basha Berisha / Diaspora e Kosovës, nga perspektiva e ekspertëve ekonomikë,…