Shaqir Fetait iu kujtua dhe shkoi në Bullgari për të folur me ambasadorin e Kuvajtit e për ta pyetur se pse ai ka një “kruzhok” në Maqedoninë e Veriut me të cilët shpesh takohet ndërsa asnjëherë me Shaqir Fetain? Paska folur fuksi edhe me dy kirurgë të rinj me të cilën paska këmbyer përvoja rreth koronavirusit! Pas kësaj atë e lëshon toka dhe asnjë ngushëllim për familjarët e të burgosurit politik që vdiq në burgun e Idrizovës, Rexhail Qerimit. Fjalë shpirti paska folur për tjetrin trim të kombit që paska vdekur, ndonëse kurrë nuk e ka njohur dhe as qe ka ditur për të! Ndoshta për të ndonjëherë i ka raportuar udbashit Stanko Dragoviqit

Nga Faik Shahinbejlliu

1.
“Me një pritje të ngrohtë dhe të sinqertë e vëllazërore, në selinë e Ambasadës së Kuvajtit në Sofje, Ekselenca e Tij, Ambasadori i Kuvajtit Dr. Ja’kub El Atiki”, i paska dëshiruar mirëseardhje Shaqir Fetait në Sofje! Ambasadori në fjalë, ndonëse shpesh ka ardhur në Maqedoninë e Veriut dhe është takuar me një rreth të caktuar njerëzish, me një “kruzhok pushtetarësh” i cili Shaqir Fetain e llogaritë si periferik prandaj dhe asnjëherë nuk ka pasur shansin ta takojë në Shkup. U ngrit Shaqir Fetai dhe shkoi në Sofje, (një Zot e di se cili ishte qëllimi i shkuarjes në këtë ambasadë, ndonëse e kamufloi “mirë”) e takoi ambasadorin dhe, mbase ia kërkoi ndonjë grumbull lekësh nga ato që i “shpenzon” nëpër Maqedoninë e Veriut. Natyrisht që jo, nuk është ky sebepi, por, dy-tre ditë pas kthimit nga takimet me vehabistë të ndryshëm, natyrisht që do ta zgjidhte një vend që nuk e honeps fort ideologjinë saudite. Por ama, këtë vizitë do ta realizojë me të njëjtët njerëz që do ta shoqërojnë edhe gjatë “kryerjes” së Umres dhe (nën çergë) gjatë takimit me do “alamet personalitete” shumë të rëndësishme! Në parantezë, të theksohet edhe nervozizmi dhe urrejtja e bashkevepritarëve të cilët i la grumbull, të flejnë e të pushojnë në një dhomë, si në ahur!
Edhe në Sofje, Shaqir Fetai do të shoqërohet nga bashkëveprimtarët e vet dhe, çuditërisht, i përmend edhe dy shoqërues tërësisht anonimusë për BFI-në: Emin dhe Bashkim Abazi! Kush janë këta dy persona që shëtiten e bëjnë qejfe nëpër Sofje me paratë e vakëfit, të fitrit e të zeqatit! Nëse janë dy “shoqërues”, në fakt, dy përcjellës të angazhuar nga Drejtoria 6 e policisë së shtetit, atëherë, me çfarë të drejtë Shaqir Fetai ua zë në gjë emrat! Nuk ka “kryetar” në botë që ua përmend emrat përcjellësve roje, por, nëse kanë qenë miq të Shaqir Fetait atëherë ky duhet të ofrojë fatura që do të dëshmojë mbulimin e shpenzimeve të tyre nga vetë xhepi i “reisit”!
Paska shfrytëzuar rastin Shaqir Fetai dhe ekselencën e tij e paska informuar me BFI-në dhe me islamin në Maqedoninë e Veriut! Po ambasadori i di fare mirë këto punë, ai më shpesh ka qenë në Maqedoninë e Veriut se sa që ka shkuar në Kuvajt. Informacionet i ka nga dora e parë dhe jo nga fundi i bishtit siç është Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai e tha edhe këtë budallallëk: “Me qëllim të zhvillimit të këtij bashkëpunimi u bisedua edhe për procesin e akreditimit të BFI në shtetin e Kuvajtit”! BFI-ja të akreditohet në Kuvajt? Kjo dëshmon se Shaqir Fetai tërësisht është në aut, nuk ka lidhje me BFI-në, as si funksinon, as cila është pesha, cili është roli i këtij Institucioni, prandaj dhe nuk ka pasur në historinë e BFI-së njeri më antikushtetutar, njeri më që ka vepruar tërësisht antikushtetues se sa Shaqir Fetai! Ky, BFI-në e llogarit si”foshnjore” që duhet të akreditohet nëpër institucionet shtetërore kuvajtase. Shaqir Fetai gjithnjë e më shumë po rëndohet mendërisht nga kompleksi që i vjen nga e vërteta për të si për njeriun më të turpshëm e më mëkatar që ka shkelur ndonjëherë në BFI!
Në fund, sipas Shaqir Fetait, ambasadori paska përdorur një gjest me të ciën e paska dëshmuar afërsinë me BFI-në – i paska shtruar drekë Shaqir Fetait. Çfarë llaskuci, mezi pret të raportojë se ka hëngër drekë nëpër “rezidenca”, sepse, i shkreti kurrë nuk ka mundur të hajë jasht katundit të vet dhe, jashtë zyreve raportuese të UDB-së ku është rrasur “mesni narezak”!

2.

Meqë paska qëlluar në Sofje Shaqir Fetai, i paska vajtur mendja që, hajt more, ta takojë edhe kryetarin e BFI-së së Bullgarisë dhe, me këtë “levizje ta kamuflojë edhe më shumë të vërtetën e shkuarjes në Sofje! O e lidhë diçka Shaqir Fetain dhe Bashkësinë Islame të tij me Bullgarinë bre! Zoti hajër ishalla!
Kush e fëllliqë krejt nëse jo Shaqir Fetai me deklarata të tipit “Me një pritje të niveli të lartë, Kryemyftiu i Bullgarisë u dëshiroi mirëseardhje vëllazërore delegacionit të BFI”! Me një “pritje të nivelit të lartë”! Shaqir Fetai si person i parealizuar, si i papërmbushur, si pa asnjë gram qytetarie, me nivel përtoke të kulturës personale, me një mentalitet ruralo-bukolik, edhe kur t’ia hapin derën për ta futur në ahur, do të thoshte, “vëllzërisht ma hapën portën e perspektivës dhe më organizuan një pritje madhështorë”! Për të pasur një pritje madhështore, edhe mysafiri duhet të jetë madhështor dhe jo udbash!
Shaqir Fetai raportoi dhe foli: “dhe këmbyem mendime e eksperienca për përvojat e ndërsjella.” Çfarë mendimi mund të ketë Shaqir Fetai përveçse mendimeve tëdjallëzuaara! Çfarë përvoje mund të ketë Shaqir Fetai përveçse përvojës së tij jetike – për të qenë besnik në raportimin para oficerëve të UDB-së! Këtë përvojë do t’ia ofrojë Kryemuftiut të Bullgarisë? Po këtë efendi e paska falënderuar për “kujdesin dhe angazhimin e treguan ndaj viktimave të ngjarjes tragjike të aksidentit të autobusit në Bullgari, ku humbën jetën 45 njerëz, fëmijë, gra e burra, që ishte një tragjedi e përmasave të mëdha dhe një sakrificë e vërtetë për familjet e viktimave.” A e lexuat këtë fjali të Shaqir Fetait? A ju duket fjali normale? A ju duket fjali që del nga “mendja intelektuale” e një mediokri si Shaqir Fetai? Shumë keq e ka degraduar BFI-në bre! Në fund Shaqir Fetai e paska ftuar homologun e vet që ta vizitojë BFI-në dhe të njohtohet më për së afërmi me jetën fetare në Maqedoninë e Vrriut, por jo edhe me politikat antislame të Shaqir Fetait me të cilat “e drejton” të shkretën BFI!

3.
Shaqir Fetai, ky manipulator i përkryer, ia paska dalur që t’i ftojë në çaj edhe nja dy mjekë të rinj, të çiltër, të devotshëm, të cilët mendojnë se është nder të pishë një çaj me Shaqir Fetain, i cili, të gjitha ndejat i përdor si material të mundshëm për të raportuar te eprorët udbashë siç e bënte diku këtë te Stanko Dragoviqi i UDB-së serbe!
Me këtë dy mjekë të ftuar Shaqir Fetai paska “zhvilluar bisedë me dy intelektual bashkëkohor për rrjedha dhe zhvillime në sfera të ndryshme, në veçanti nga përvoja e tyre në luftë me Covid 19”! Bilmezi të bisedojë me dy intelektualë! Shaqir Fetai të bisedojë për përvojat në luftimin e Koronavirusit! Është tallur ky edepsëz, sepse, as vetë, as këta dy të rinjë nuk janë kompetentë për të folur për Koronavirusin. Shaqir Fetai me shkencëtarë të rinj duhet të rrëfejë për qëndrimet islame mbi shkencën, në rastin konkret, mbi medicinën, dhe jo të futet në oqeanin e shkencave që merren me studimin e viruseve ku Shaqir Fetai mund të përfshihet si kryevirusi më i tmerrshëm që i ka ndodhur myslimanëve të Maqedonisë.

4.
Këto ditë në burgun e Idrizovës vdiq i dënuari me burg të përjetshëm, Rexhail Qerimi, i akuzur për një rast kontravers i cili kurrë nuk u zbardh. Kjo flet se ai ishte i dënuar politik pas një procesi të montuar nga “kruzhoqet” të cilët edhe e ngulën Shaqir Fetain në kolltukun e të parit të BFI-së! Së këndejmi, kjo plotësisht “e arsyeton” mungesën e Shaqir Fetait në varrimin e të ndjerit, “e arsyeton” edhe mospërcjelljen të paktën një ngushëllim formal për familjen e të ndjerit. Natyrisht, i takonte që të ngriste lart zërin dhe ta drejtonte gishtin edhe kundër strukturave shtetërore që assesi të ngopen me montime e gjykime raciste kundër shqiptarëve dhe myslimanëve në Maqedooninë e Veriut. Si të ngushëllojë Shaqir Fetai, si ta këndojë te koka e të ndjerit një Fatiha, si ta kritikojë pushtetin, i cili ia hëngër kokën Rexhailit! Shaqir Fetai më përpara do të pranonte që për këtë rast të prishej me të gjithë myslimanët e Maqedonisë së Veriut se sa me pushtetin, me atë mekanizëm që e instaloi në krye të BFI-së. Po bashkëveprimtarët e tij – përfshirë këtu edhe Myftininë e Kumanovës – edhe këta janë palë me Shaqir Fetain në mosshprehje të respektit kombëtar e fetar ndaj luftëtarëve që ua sollën barazinë dhe lirië edhe tipave si Shaqir Fetai? Ja si e sjell i Madhi Zot! “Ra kjo dekë e u pamë”! Ra kjo tragjedi e Shaqir Fetai doli transparent se është vegël e shtetit dhe se nuk flet pa e hapur gojën pushteti që nuk mbanë llogari për luftëtarët e lirisë dhe të barazisë! Akti i tyre e ka shqetësuar Shaqir Fetain, e ka nervozuar, e ka irituar deri në çmendi. Prandaj dhe nuk i respekton, sepse ia kanë prishur rehatinë pushtetit të tij që gjithnjë ka pasur probleme me shqiptarët dhe me myslimanët e vendit.

5.
Shaqir Fetai “di të bëjë edhe politikë”! Meqë e fëlliqi fare punën me moprezencë në varrim dhe me mosngushëllim të familjes së Rexhailit, ai ngutet dhe e përcjell një telegramngushëllim tjetër: “Rafi Halili kaloi në botën tjetër”! Po ku e di Shaqir fuksi se kush është Rafi Halili! Kur ka dëgjuar për këtë personalitet të pashembullt kombëtar? Kurrë! Kur ka dëgjuar Shaqir Fetai për këtë legjendë kombëtare përveçse nga oficerët e tij të UDB-së që mund t’ia kenë dhënë ndonjë detyrë që të shpurisë ndonjë informacion rreth tij! Shaqir Fetai e përdor këtë tragjedi familjare për ta neutralizuar iritimin familjar, mllefin e ushtarëve të UÇK-së, urrejtjen e myslimanëve të Kumanovës për frikën që demonstroi duke e injoruar këtë dhembje e këtë trishtim! Ndoshta edhe ka pasur ndonjë selam që mos të duket atypari, pasi që së bashku me kryekomandantin e branitellave, Stojançe Angellovin, e patën dënuar publikisht brohoritjen e shqiptarëve nacionalistë “UÇK-UÇK, UÇK-UÇK” si dhe “Shqipëria Etnike”! Shaqir Fetai është për një shoqëri qytetare, ku nuk ka as komb e as vlera kombëtare, as trima e as heronj kombëtar. Së këndejmi, a nuk ju duket si tepër cinike ngushëllimi i familjes së Rafi Halilit nga Shaqir Fetai, nga ky fuks i përjetshëm?!

6.
Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Xheladin Murati: Kryeministri për 100 ditë është kryeministër për “të larë lesh”

Ish deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Xheladin Murati me mjaft revoltë ka…

Shaqir Fetai apelon: “Hajde t’lujna teze” për Ramazan

E vetmja temë që është provokative dhe që duhet të trajtohet fuqishëm,…