Rreth çapitjeve amatoreske të Shaqir Fetait për të ndërtuar një tekst mbi çështjet aktuale, të përsëritshme çdo vjet, siç është Haxhi dhe Kurban Bajrami! Mbi metodologjinë e kompilimit si dhe të sjelljes së ajeteve kuranore dhe haditheve, Shaqir Fetai mundohet të dëshmojë “intelektualitetin” e vet prej folkloristi miop! Pjesa narrative, ku vie në shprehje mendimi personal, e zbërthen Shaqir Fetain si një “intelektual” pa fill, i palogjikshëm, libresk, pa logjikë dhe pa mendim të thellë e profesional

Nga Faik Shahinbejlliu

Shaqir Fetai është autor i një sërë shkrimesh, të cilat, kryesisht i ka të botuar në revistën e BFI-së, në “Hënën e Re”! Redaktorët asnjëherë me gjasë nuk janë marrur me shkrimet e tij, ashtu, siç i ka dërguar, ashtu edhe ia kanë botuar. Në fund, Shaqir Fetait ia ka pasur shumë qejfi që t’i mbledhë e t’i botojë në libra. I ka disa të tillë! Një shkrim si të gjitha “shkrimet” e tjerë të Shaqir Fetat, është edhe shkrimi të cilin Shaqir Fetai e boton në facebook-un e vet dhe që do t’ia “ekzaminojmë” pak në këtë reçension!
Shaqir Fetai që të gjitha shkrimet i ka, si fillim, të paredaktuara! Nëse ia heqim shembujt që i sjell, e që kryesitsh janë ajetet kuranore si dhe hadithet e Pejgamberit s.a.v.s., pra, nëse ia nxjerrim në një faqe vetëm pjesën narrative, atë pjesë që shpreh mendimin personal të Shaqir Fetait, këtu pastaj do të shihet se sa i cekët është ai, se sa manipuator që është, se sa kompilator që është, sa libresk del, duke u shpërfaqur në mjeshtër të bartjes së asaj që e ka lexuar dhe që i është ngulitur në tru e që, tani, i pështjellohet, duke mos ditur nëse është mendimi i tij personal apo i ngulitur nga ndonjë shkrim që e ka lexuar më herët. Një gjë e tillë i ndodhë githkujtë por, profesionisti, intelektuali me një kulturë më të gjërë shkrimi, gjithnjë ato dilema i shtjellon në mënyrë sa më origjinale, duke sjellë, të paktën, mëlmesa nga mendimi i vet origjinal! Fatkeqësisht, Shaqir Fetai duket ashiqare që mendon serbisht (le të themi edhe, boshnjakisht, sepse vetëm këtë gjuhë të huaj di ai) ndërsa mundohet të shkruaj shqip!
Një redaktor i mirëfilltë, një profesionist i dëshmuar në njohjen e gjuhëve të shkrimit, sakaq do t’ia sakatoste shkrimin Shaqir Fetait! Poezia i jepet për redaktim vetëm poetit! Proza prozaorit! Shkrimet publicistike i jepen vetëm publicistit i cili e njeh gjuhën e reportazhit letrar e gazetaresk, e njeh gjuhën e intervistës, e njeh gjuhën e shkrimit analitik, gjuhën e komentit, të reflektimit, të esesë, të qasjes…
A ka “QASJE AKTUALE” ashtu siç ia vë mbitiullin shkrimit Shaqir Fetai? Që këtu vërejmë se kemi të bëjmë me një karasevdali që vdes për vetëaktualitet! Mund të flitet për “qasje kritike”, për “qasje të ftohtë”, për “qasje të drejtë”, për “qasje tendencioze”, për “qasje shkencore”, për “qasje poetike” etj. por ama nuk ka kurfarë kuptimi “qasje aktuale”!
Një redaktor i mirëfilltë që do ta trajtonte profesionalisht shkrimin e Shaqir Fetait, këtij farë duduki që mëton të prezantohet si “kryetar i ulemasë”, si “më i miri prej intelektualëve, si “kapaku i intelegjencies teologjike”, gjithësesi që do t’ia eliminonte këto gafe, të cilat, Shaqir Fetait i duken si “mendime filozofike”:

  • Gjithmonë jam përpjekur t’i kuptoj festat në Islam duke ju qasur nga të gjitha aspektet… (Festa nuk do qasje, por, qasje mund t’i bëhet ngjarjeve me rëndësi të veçantë historike e shoqërore, të cilat përkujtohen, madhërohen, duke u festuar);
  • (festat) janë inspirim i gjallë i të menduarit njerëzor… (një sintagmë e çoroditur, idiotike, e mjerë);
  • Aktualuteti i tyre shtohet konform ngritjes së vetëdijes njerëzore… (kjo do me thënë, gjithnjë sipas Shaqir Fetait se, aktualitetet vijnë varësisht nga vetëdija njerëzore! Çka flet ky injorant i shkretë?!);
  • Çdo popull në botë ka ngjarjet e veta të rëndësishmë historike, të cilat kohë pas kohe i përkujton duke i festuar… (Kohë pask kohe?! Ngjarjet përkujtohen dhe festohen secila në ditën e vet dhe jo kohë pas kohe. Një popull që i përkujton ngjarjet e veta kohë pas kohe, kjo dëshmon se ai popull i bën hizmet harresës kolektive dhe asimilimit të vet!);
  • Të gjitha këto ngjarje… u kushtohen ndjenjave fetare… duke forcuar dhe ngritur ndërgjegjen dhe vetëdijen ideologjike! (Hajde komunist hajde! Kështu si Shaqir Fetai mund të mendojë vetëm një komunist i regjur dhe i papërmirësueshëm!);
  • pjesëtarët e besimit islam në mbarë botën dallohen me festat e tyre , të cilat luajnë rol të rëndësishët në aktivitetin e tyre progresiv dhe human… (Festat luajnë rol në aktivitetet progresive?! Uh çfarë “fjalie brilante” e injorant Shaqir Fetait!)
  • për të cilët më së miri na njohton hadithi … (për ç’gjë flet hadithi… për ç’gjë më së miri mësojmë nga hadithi… Për këto festa flet edhe ky hadith… Për këtë konstatim bazohemi në këtë hadith… Pra, nga disa variante të mundshme të sintaksës në gjuhën shqipe, Shaqir Fetai zgjedh atë që aspak nuk është shqip! Sepse, ai mendon serbisht, ose, hajde, le të themi, boshnjakisht!);
  • festa e Kurban Bajramit bjen ndër festat më të rëndësishme, rëndësia e të cilës qëndron në përkujtimet të cilat janë të lidhura ngusht me tri ngjarje që sollën ngritjen më të lartë të vetëdijes njerëzore… (Fjali e hartimit shkollor, nga nxënës mesatarë! Dhe, ky farë ish-profesori, me këtë “shqipe” i ka mësuar medresantët, të cilët, secili prej tyre, do ta thurrte më mirë këtë fjali!);
  • Secila prej këtyre tri gjërave në mënyrë të pashterur paraqesin ide të larta humane… (Jaaa, kërkojmë ndihmë nga ndonjë gjuhëtar mesatar që të na e shtjellojë këtë fjali të çoroditur e të na e sjellë në shqip!);
  • Në këto ditë të Festës së Kurban Bajramit për shembull, mori fund shpallja e Kur’anit Famëlartë… (Kurban Bajrami diku festohet 3 e diku 5 ditë! Në cilët nga këto ditë festa mori fund Shpallja e Kuranit?! A është i vetëdishëm se çka shkruan Shaqir Fetai! Apo, kapaciteti i tij “inteletual” i lejon edhe “margaritarë” të tillë!);
  • Ai (Kurani) është si një oqean… (T’ia kufizoshë Kuranit thellësin dhe gjërësinë deri në një oqean – kështu do të mendonte vetëm hipokriti. Mund të thuhet “Kurani është oqean”, por jo “si një oqean”!);
  • (Haxhi) gjithmonë ka qenë preokupim kryesor i atyre të cilët e kanë pasur për obligim të vizitojnë shtëpinë e All-llahut… (Kjo fjali dëshmon se Shaqir Fetai, mendërisht, nuk është në tokë të bukës, ka shkëputje logjike! Haxhi nuk është “preukopim i atyreve që e kanë obligim” por, haxhi është obligim për të gjithë ata që kanë mundësi shëndetësore e financiare!);
  • Të flasish për rëndësinë e vizitës së Haxhit nuk është lehtë për arsye se çdo detyrë apo obligim islam jep ide të shumta dhe njeriu merr prej tyre aq sa është në gjendje të thellohet në domethënien e tyre… (Një fjali amatore që shpreh cektësinë e mendimit i cili është ushqyer me nja dy-tre libra dhe që assesi nuk ia arrinë të piqet intelektualisht. I vetëaktualizuari, i vetëpëlqyeri, i vetëmjaftueshmi, gjithnjë atë që e mendon e shkruajnë keq e më keq, sepse, i mungon teknika e shkrimit, aparati mendor i ka ngelur pa bateri, prandaj vetëm “vergllat” kot, pa kurrfarë efekti!);
  • Ne do do të mundohemi të përkufizohemi… (Hajde fjali, hajde! Të kanë përkufizuar të tjerët ty o Shaqir Fetai, nuk ke për çfarë të mundohesh që ta përkufizoshë veten! Je i përkufizuar tashmë, madje edhe i dokumentuar e faktuar, prandaj, mos u mundo! Vetëpërkufizimi yt do të ishte vetëm një përpjekje hipokrite për të ikur nga definicioni i saktë për ty – tradhëtar e komplotist, ves ky që kur u kalite si ORAO!);
  • Në të njejtën kohë haxh-xhi paraqet kongresin… (Haxhi nuk paraqet, haxhi shpreh, mund të përkufizohet si kongres, haxhi ngërthen në vete konceptin e një kongresi etj.);
  • Pra, ai është kongres ku besimtarët duhet të ndërrojnë mendime, përvoja dhe dituri të ndryshme si psh.: bujki me bujkun, ekonomisti me ekonomistin, sociologu me soociologun, astronomi me astronomin, letrari me letrarin, psikologu me psikologun, teologu me teologun, etj., me qëllim të dhënies së kontributit më të madhë në të gjitha sferat e zhvillimit të përgjithshëm njerëzor… (Këtë mendim mund ta ketë një intelektual i mirëfilltë? Këtë mendim mund ta ketë një njeri që pretendon se është “më i mençuri i më të mençurve”? Sipas Shaqir Fetait, haxhilerët nuk paskan kurrfarë pune përveçse ai që është bujk të kërkojë homologun e vet, ndonjë bujk, apo të gjithë bujqët, sociologu t’i kërkojë të gjithë sociologët, mjeku të gjithë mjekët, teologu të gjithë teologët e të kuvendojnë në mes vete, të lidhin kontrata! Sa të thjeshtë e sa të lezetshëm e paraqet haxhin Shaqir Fetai! Turp!);
  • si dhe nëpër mes të vepruarit dhe të aktivizuarit fiziko-mendor… (Nuk ka fije dyshimi që kjo fjali rrjedh prej të menduarit serbisht, prej intelektit të ndërtuar mbi baza të sintaksave serbe. Prandaj dhe, nuk është aq me rëndësi se si shprehet, me rëndësi është se si mendohet. Ndërsa kjo fjali është menduar serbisht! Në shqip del me një sintaksë të çoroditur. Kështu mendon edhe një mik i idealit i Shaqir Ftait! Thotë: nuk janë të rëndësishme gabimet sintaksore, morfologjike, gramatikore, që janë me bollëk në këtë formular, por, me rëndësi është se në këtë formular gjendet gjuha shqipe!!! Hajde propagandë antishqipe, hajde! Kurse Shaqir Fetai e “lartëson” këtë mentalitet sllav!);
  • kështu që përveç sakrificave mendore, fizike… (Sakrificë mendore?! Do të thotë që duhet të heqim një pjesë të trurit! Sakrificë fizike?! Do të thotë të thyejmë ndonjë krah, ndonjë këmbë të heqim ndonjë gjymtyrë, ndonjë vesh, ndonjë sy… Lexo Shaqir Fetai, lexo shumë, shumë, shumë! Për t’u mësuar të shkruash duhet të lexoshë sa më shumë dhe, gjatë atij leximi të jeshë i përqëndruar në atë që e lexon dhe, jo sipërfaqësisht, të lexoshë ndërsa mendimin ta keshë në tradhëti e komplot!);
  • Qëllimi dhe rëndësia kryesore e çdo dispozite Islame është devotshmëria… (A e di Shaqir Fetai kuptimin e fjalës “qëllim”, po kuptimin e fjalës “rëndësi”, aq më tepër, a e di kuptimin e këtyre fjalëve për sa i përket dispozitave islame? Me gjasë, jo! Sepse po t’i dinte Shaqir Fetai nuk do t’i përdorte në këtë formë!);
  • “nënshtrim i plotë i urdhërave të All-llahut xh.sh “… (hej, mosbesues! Nuk nënshtrohen urdhërat e Allahut xh.sh. Ne u nënshtrohemi urdhërave të Allahut xh.sh. Prandaj, “nënshtrim i plotë ndaj urdhërave të Allahut xh.sh.!);
  • Nga kjo del në shesh se njeriu nuk punonë për të ngrënë , por han për të jetuar… (filozofi e mbrapsht, e djallëzuar, antinjerëzore! Njeriu punon për të jetuar! Krijuesi ynë përmes punës e bëri që njeriu të dallojë nga kafsha! Shaqir filozofi që ia futë si kau pelës!);
  • kështu që shkencat humane ende nuk janë në gjendje të definojnë njeriun dhe të japin zgjidhje për problemet e tij… (Çfarë kuazishkencëtari, çfarë kuazifilozofi, çfarë kuaziintelektuali, në fakt, çfarë dibiduzi e çfarë injoranti! Shumë mendim i thellë që paraqet vetëmse një “gropë skeptike” dhe asgjë tjetër!); Pastaj, tutje, Shaqir Fetai i qaset analizës së njerëzimit në botë, amoralitetit të tyre, pabesisë së tyre, prishunisë së tyre, padrejtësive për të jetuar si njeri, me dinjitet, mohimi i të drejtave të njeriut etj. etj.! Por ama, asnjë fjalë nuk e thotë për myslimanët në Maqedoninë e Veriut! A janë të diskriminuar, a janë të lirë, sa janë të lirë, sa myslimanët e këtij nënqielli jetojnë të lumtur, të gëzuar, nga kush udhëhiqen ata, çfarë reflekton pasqyra e udhëheqësve të tyre fetar e politik etj. etj. Nuk i hy kësaj pune Shqir Fetai, sepse i duket se foli mjaft!

P.S.

Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai në këtë pseudoshkrim? Kush e injoron Shaqir Fetain ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…