Kemi thënë, sa herë që flet Shaqir Fetai, prej gojës së tij rrjedhin lumenj gënjeshtrash, vetëlavdërimesh, intrigash, përvetësime dhe personalizime të meritave të huaja, fshehje të dështimeve personale; mundohet ta fshehë suksesin në spiunim, tradhëti, hajni; mundohet të krijojë mashtim optik mbi atë se “të gjithë e duan”…
Nga Faik Shahinbejlliu

1.
Shaqir Fetai gjenë momente morti dhe, pikërisht në të tilla situata të trisht, futet ndër shtëpitë myslimane. Ndryshe, në situata normale, as që ia qokë ndokush, as që merr guximin të futet nëpër shtëpitë myslimane, sepse, për të pabesin, për të poshtrin dhe për hipokritin nuk ka vend nëpër shtëpitë myslimane.
A i ka hije një puçisti, a i ka hije një të pabesi, a i ka hije një hileçari, a i ka hije njeriut që ia ngulë thikën pas shpine “babait shpirtëror”, atij që një jetë të tërë e lavdëroi, e mburri, e përgëdheli, foli me miradi më shumë se për fëmijët e vet, pra, a i ka hije këtij farë biçim “hoxhe” që të shprehë ngushëllime! A i ka hije një të poshtri si Shaqir Fetai që të shprehë dhembshuri e trishtim ndërkohë që veprimet e tij janë po ato të djallit?!
A e keni parë Shaqir Fetain se edhe në raste mortore, edhe në raste gëzimi, madje edhe ndër varreza, i drejtohet xhematit duke i përshëndetur me emër e mbiemër, me poste e funksione bashkëpunëtorët e vet! Me këtë ai dëshmon se nuk shihet, nuk takohet as me bashkëpunëtorët e vet. Ndryshe, i ka hije vetëm një budallai që ta përshëndesë njeriun me të cilit ka kaluar një, dy, tri orë në makinë deri sa ka mbërritur në ndonjë “vaki”! Të njëjtin e përshëndet!!! Çka do me thënë me këtë idiotizëm Shaqir Fetai? Ja, ja, shikoni se me sa njerëz që më duan ju kam adhur, ë! Kurse harron se, nuk ka mysliman që nuk e di se, të gjithë ata që i shkojnë pas Shaqir Fetait janë edhe më të prishur se vetë ai. Sepse, vetëm të prishurit mund të lejojnë që të udhëhiqen nga një i prishur në shpirt e në tru, siç është Shaqir Fetai!

2.
Shaqir Fetai paska qenë në teatër për të përcjellë një shfaqje dhe, këtë aktivitet, këtë vepër personale të regjisores, Vjollca Zylbehari, ai e bën lajm dhe e paraqet si “aktivitet” të vetin! Aktivitet llogaritet vetëm ai veprim që bëhet gjithnjë për herë të parë, që ndodhë edhe një herë tjetër por në përmasa e parametra të tjerë, që është i organizuar, i paraparë në planin zhvëllimor, në axhendën e “kabinetit”. A mundet njeriu normal ta llogarisë “aktivitet” përcjelljen e një shfaqje teatrale, leximin e një libri, dëgjimin e një kënge! A mund të thotë ndonjë mendje normale se “sot isha në teatër”! Kjo është detyrë etiko-estetike e jetës, siç është detyë jetësore edhe falja e namazit! A mund të thotë myslimani i devotshëm se, “sapo fala namazin”, të bëj lajm nga ky aktivitet! Po, këtë poshtërsi këtë mund ta bëjë vetëm Shaqir Fetai!
Çka kuptoi Shaqir Fetai nga shfaqja ku paska luajtur edhe Labinot Salija, aktor me nevojë të veçantë? Cili ishte mesazhi i shfaqjes për Shaqir Fetain? A e kuptoi moalin e lojës së Labinotit të dashur? A nuk vërejti Shaqir Fetai se, porosia kumbuese e shfaqjes ishte që, të gjithë njerëzit janë të njëjtë, krijesa të shenjta të Zotit të Madh dhe se, si të tillë, të gjithë gjenden para sprovave të ndryshme! Mjer ata që tundohen nga sprovat e djallit! Mjer ata që nuk orientohen nga parimet e shenjta të Zotit Mëshirëplotë!
Shaqir Fetai, në një shënim në fb-un e vet tha: “Labinot Salija një djalosh me vullnet të paluhatshëm jep shpresën vetvetes që reflekton tek të tjerët për të jetuar me shpresë, dashuri, solidaritet dhe optimizëm në jetë”! Pra, a nuk ishte tërë kjo porosi për Shaqir Fetain se në jetë njeriu nuk duhet të shtyhet me bërryla, t’ia vjedhë tjetrit meritat dhe shpresat, të shpresojë në suksese përmes intrigave, përmes tradhtisë dhe hajdutërisë? Shaqir Fetai nuk duhet t’i gëzohet jetës bujare e fisnike të Labinot Salijit, porse, Shaqir Fetai nga ky rrëfim, duhet të trishtohet nga jeta e vet e stërmbushur me intriga, hipokrizi dhe tradhëti! Ky duhet të jetë ai katarsisi që e ngulfat Shaqir Fetain pas asaj shfaqje! Nuk është e rastit që pas shfaqjes, i tha shoqëruesit të vet: “ç’mu desht të futem në këtë terr që ma terroi krejt kuptimin për jetë”!

3.
Shaqir Fetai paska marrur vesh që, pranë familjes së vet paska ardhur një mërgimtar i cili dikur ishte punëtor i BFI-së ndërsa tash jeton e vepron në Zvicër. Bëhet fjalë për hoxhën Shemsudin Ismaili nga Sedllarca e Tetovës. Menjëherë e ka ftuar për ta vizituar në “kabinet” Shaqir Fetai, i cili me Shemsudinin paskan qenë edhe në Medresenë e Prishtinës por edhe në Fakultetin e Sarajevës. Gjithnjë bashkë! Tani, nuk u kuptua nëse Shemsudini kishte ardhur për ta vizituar ORAO-n, Shaqir Fetain, bashkëpunëtorin e UDB-së, i cili, në kohën sa ka studiuar ka spiunuar studentë shqiptarë për llogari të UDB-së! Tashmë botërisht dihen dy emra që i ka spiunuar, të madhin Nexhat Ibrahimi dhe hoxhën e pafat, Ramiz Aliun, bashkëvendas i Shemsudinit! A i ka ditur Shemsi efendia këto fakte apo në mos edhe ky ka qenë në të njëjtën vijë me “studentin” Shaqir Fetai! Gjatë kësaj vizite, a i evokuan kujtimet, ose, a e pyeti Shaqir Fetain se si prej një spiun klasik u ngjit në pozitën e “reisit”?! A nuk e pështyu në fytyrë për faktin se ia paska spiunuar bashkëvendasin Ramiz Aliun? Apo, krejt këto fakte i harroi sapo “u dekorua” nga Shaqir Fetai! Punë shejtanësh!

4.
Shaqir Fetai, komplet si një mynafik i regjur, u paska dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve tanë! Tani, pas kësaj “mirëseardhje” prej mynafiku, ai pret edhe vizita të shumta në kabinetin e vet. Të gjithë ata që vijnë në Pazar të Shkupit, nëse kanë ftohtë apo nëse janë lodhur, mund të vijnë te çajtorja e Shaqir Fetait, plus të marrin edhe ndonjë “dekoracion”! Më herët, kur ishte i emëruar si myfti prej H. Sulejman ef. Rexhepit, kurrë nuk i uroi mirëseardhje asnjë mërgimtari gostivarli! Tani, që ka nevojë që të vzitohet sa më masovikisht, po, ua uron dhe tashmë ka lëshuar “misionarë” që t’ua bëjnë me dije se dyert e BFI-së i kanë të hapura! Vetëm të vijnë e ta vizitojnë “reisin” se ka mbetur pa “aktivitete”!

5.
Shaqir Fetai paska marrur pjesë në hapjen solemne të Xhamisë “Hamza” në Doberdoll të Komunës së Vrapçishtit. Kur paska nisur renovimi, Shaqir Fetai paska qenë shumë skeptik dhe nuk paska zënë besë se mund të ndërtohet kjo xhami! Pra, ky është karakteri i Shaqir Fetait, ai nuk u zë besë besimtarëve të devotshëm, ai është skeptik dhe mundësisht, edhe parandalues, në çdo vepër të hajrit!
Në fjalën e vet Shaqir Fetai duhej të thoshte diçka! T’i përshendest të gjithë bashkëpunëtorët e vet, me emër e mbiemër. Pastaj iu tha të pranishmëve: “Në këtë gëzim po ju nderoj me tërë stafin e Rijasetit”! A ka pisllëk më të madh se kjo fjali? Stafi i Rijasetit të Shaqir Fetait i cili staf i shërben shejtanit për t’i mihur themelet e Institucionit të vetëm fetar islam në vend? Staf i cili e ndihmoi shejtanin që të kryej puç politik dhe të instalohet partiakisht në krye të BFI-së?
Pse tallet Shaqir Fetai me xhematin, me njerëzit që ndërtojnë Shtëpi të Zotit? Pse këto tallje i gjenë t’i demonstrojë Shaqir Fetai pikërisht të Shtëpi të Zotit! Sepse, ai nuk është i aftë dhe nuk ka kapacitet që t’i mbledhë as pesë burra e t’ju kuvendojë mbi një problematikë? Sepse, nuk ka mysliman në Maqedoninë e Veriut dhe më gjërë, madje nuk ka qytetar që nuk e di se si erdhi e u instalua në krye të BFI-së?
Shaqir Fetai, tha: “Xhemat i dashur, para jush janë, ata që kanë ardhur ta ndajnë gëzimin me ju, alima e teologë të respektuar…” Kurse përpara xhematit e kishte nxjerrë Irsal Jakupin, atë i cili, së bashku me një ish-“prokuror” bënin plane se si ta vjedhin “Haxhin 2015”! Këtë fakt e di mbarë opinioni i vendit! O Zot, xhematit të mrekullueshëm ua kishte nxjerrë hajnin më të fëlliqtë, atë që nga ndihmat humanitare dedikuar të varfërve të vendit, ka përfituar pasuri marramendëse, nga tubimi i parave për nevojtarët e vendit, ka blerë banesa e dyqane, atë që ka dëmtuar deri në shkatërrim BFI-në, atë më të pandershmin e BFI-së, Mustafa Dautin! Po a nuk vidhte Shaqir Fetai së bashku me Mustafa Dautin nga ndihmat humanitare dedikuar të varfërve që shpërndahennë Muajin e Ramazanit. A është ky Shaqir Fetah që ia mbulonte rrenat dhe hajninë Mustafa Dautit që thoshte se në Gostivar i dorëzoi 1200 pako ndërsa i linte vetëm 3-4 qind!
Shaqir Fetai e ka në gjak që të tallet me myslimanët e vendit. Ai nuk mund të frymojë nëse nuk tallet me myslimanët, nëse nuk e ofendon islamin, nëse nuk i kryen urdhërat e UDB-së. E ka në gjak dhe, pikë! Tani, ai nuk ka faj se pse ia dëgjojnë pordhët xhemati i rastësishëm! Xhemati ka faj që mendojnë se Shaqir Fetai është “reisi”! Përderisa ai është instalacion i pative antiislame, si mund të llogaritet “reis”! Ai është vetëm “i dashuri” i segmenteve antishqiptare që duhet të avancohet për shërbimet e tij kundër popullit shqiptar e mysliman, madje të shtyhet deri në “reis”!

6.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…