Shaqir Fetai tashmë e paska shtuar aktivitetin e vet dhe, nga dita e sotshme na del edhe si furnizues me “lajme” si dhe përditësues i FB-ut të BFI-së! Megjithatë, tashmë është publikar konstatimi i cili, nuk bëhet fare monoton nëse përsëritet si refren: Shaqir Fetai sa herë që flet rrenë, sa herë që publikon ndonjë “informacion” ai në fakt dezinformon, sepse, ai ndryshe nuk mund të funksionojë! Punë udbashësh

Nga Faik Shahinbejlliu

1.
Shaqir Fetai kishte parë të arsyeshme për të folur pak dhe, sakaq ia kishte “timuar” në FB-un e BFI-së ku kishte thënë: “Delegacioni i BFI-së vizitoi Republikën e Turqisë”! Pra, edhe kësaj radhe, me të hapur gojnë, Shaqir Fetai përplas rrenën e radhës! Madje, duke pretenduar që të tregohet shumë i “moooth” (bastardim i fjalës “madh” nga ana e Shaqir Fetait), dhe shumë i rëndësishëm, ai, vizitën e një province turke, apo, vizitën gjatë natës të një qyteti, e identifikon me vizitën e tërë Republikës së Turqisë. Do me thënë, si Makroni, apo Merkeli, që viziton Ankaranë, apo Stambollin, ndërsa mediat botërore raportojnë se Makroni, apo Merkeli, apo Bajdeni, vizitoi Turqinë, ashtu edhe Shaqir Fetai, nga qëndrimi në Edirne, lajmëron se e vizitoi Republikën e Turqisë!
Vizitat ndërshtetërore mund të emërtohen me emër të shtetit përkatës, por, vizita e Shaqir Fetait nuk do të thotë hiç më shumë se sa vizitë turistike në një provincë apo qytet të Turqisë.
Shaqir Fetai, niset për të shkuar në Edirne, për të marrur pjesë në duanë e daljes së një numri të kondiserueshëm të hafëzlerëve të rinjë nga ky qytet! Me vete merr gjysmën e organeve të BFI-së, sepse, gjysmën tjetëre e kishte orientuar për në Shkodër, për të njëjtën gjë! Shaqir Fetai i thyen të gjitha rregullat, të gjitha normat protokolare, të gjitha ftesat personale që nënkuptojnë se me vete mund të marrë edhe një shoqërues, apo një përkthyes dhe, hiç më shumë, sepse, frikësohet se po e mori njërin, të tjerët do t’i rrebelohen, do t’i shprehin padëgjueshmëri. Pra, Shaqir Fetai u bën lajka duke i marrur me vete, nëpër shëtitje ndërkombëtare, pavarësisht se kjo kushton sa tubimi i fitrit nëpër dhjetra xhami të vendit!
Shaqir Fetai lajmëron se, delegacioni i tij paska zhvilluar edhe një aktivitet “bombastik” – paska falur namazin në Xhuminë Selimije! Zatën, është thënë se, Shaqir Fetai, shumë shpejt për “aktivitet institucional” të tij do ta llogarisë edhe faljen e namazit!
Fare në fund, për t’i dhënë peshë budallai vetes, thekson se, mikpritësit turq, ia paskan organizuar Shaqir Fetait dhe myhybëve të tij “një pritje e nivelit të lartë e cila meriton çdo lavdatë”! Ata kanë pasur mysafir prej të gjitha shteteve të Ballkanit dhe janë përkujdesur për një organizim dhe pritje të njëjtë për të gjithë, Shaqir Fetai ia do qefi që tërë ai organizim gjigant të duket se ka qenë enkas për atë! Këtu shihet se sa i sëmurë që është i ngrati.

2.
Të shtunën, më 2 tetor të vitit 2021, heeeej, me sugjerim të “të madhit” xhuxh, Shaqir Fetait, gjysma tjetër e organeve të BFI-së paska shkuar në Shkodër, ku është bërë një dua e një numri të hafizlerëve të rinjë nga Shoqata Istambull e Shkodrës. Paramendoni, nëse nuk do të sugjeronte Shaqir Fetai këta nuk do të shkonin! E çka ka sugjeruar ky farë miu i gjirizit: të shkojnë gjysma e rijasetit të Shaqir Fetait në Shkodër! Si te gjysma e rijasetit që ka udhëtuar në Edirne, ashtu edhe gjysma tjetër që ka shkuar në Shkodër, në përbërje kanë pasur fytyra të dyshimta, spiunë, tradhëtarë, persona me cilësi antiislame, që i lufton feja, Kurani, ndërsa këta marrin pjesë në promovimin e Ruajtësve të Kuranit!!! Në fund, ndonëse në këtë manifestim ka pasur mysafirë pothuajse nga të gjitha shtetet e Ballkanit, Shaqir Fetai kërkon që lajmi të bëhet se, vetëm për delegacionin nga BFI e Maqedonisë së Veriut paskan organizuar vizitë godinës së Medrese së Vajzave Haxhi Shej Shamija, qendrën e Kuranit për meshkuj dhe qendrën e Kuranit për femra! Vetëm për këtë delegacion sepse ka prezantuar në Shkodër me sugjerim të Shaqi Fetait! Po kush e njeh këtë farë mahluku në Shkodër që t’i bëhet një respekt i veçantë! Në Shkodër nuk shërohen komplekset e Shaqir Fetait, as frustrimet e “ORAO” dhe as nuk mbulohen veprimtaritë prej spiunazhi në të mirë të oficerit të UDB-së, Stanko Dragoviqit.

3.
Heeeej, lexoni more këtë titull të Shaqir Fetait: “Reisul Ulemaja bisedon për përfundimin e Xhamisë së Tophanës”! Pse të bisedojë Shaqir Fetai, kush na qenka ky farë hamami që interesohet për xhami?! Pse tani të bisedojë Shaqir Fetai? Pse tani në prag të zgjedhjeve lokale a?
Është, pastaj, problem më vete se si përfaqësues të ambasadës turke involvohen në një fushatë në prag të zgjedhjeve, se si lejojnë të manipulohen nga një mi i gjirizit, siç është Shaqir Fetai! Pala turke, si investitore e ndrërtimit të kësaj xhamie, duhet të dalin fillimisht e të shpjegojnë për vonimin disa vitëshe të ndërtimit të kësaj xhamie. Të tregojnë se ku është problemi dhe, jo të bien “nën influencën” e Shaqir Fetait dhe të dorëzohen para tij sa, kur t’ju thotë ai “tani niseni xhaminë” pala turke menjëherë të dalë në terren!
Pse Shaqir Fetai nuk ka treguar deri më tani interes për përfundimin e kësaj xhamie? Pse aktivizohet pikërisht tani, në prag të zgjedhjeve lokale. Xhamia është në territorin e Myftinisë së Shkupit! Ç’përzihet këtu Shaqir Fetai? Ndoshta Myftiu i Shkupit mundohet ta keqpërdorë këtë xhami dhe votat t’ia orientojë ndonjë kandidati të cilit nuk i ka kurrfarë borxhi Shaqir Fetai? Ndoshta i ka Qenan Ismaili! Ç’ngatërrohet në këto punë Shaqir Fetai, përveçse nëse angazhimi i tij është ekskluzivsht në të mirë të oficerit të vet, udbashit Stanko Dragoviq. Një “aktivizim” i këtillë serioz, tash e tre vite përsëritet sa herë që ka zgjedhje! Pala turke, para se t’i hyj seriozisht kësaj pune duhet që myslimanëve të vendit t’ia sqarojë në hollësi tërë këtë vonesë; të tregojë, nëse vonesa ka qenë si problem i financave, apo si problem i moslëshimit të dokumenteve të rregullta nga ana e menaxherëve të komunës, të cilët sërish duhet të ndihmohen, sepse, po qe se erdhën të tjerët xhamia nuk do të ndërtohet kurrë! Ky është frikësimi që ua mbjell turqëve Shaqir Fetai, ë! Prandaj, kur ky thotë “të bëhet xhamia”, ajo bëhet menjëherë. “Bëhu” – dhe ajo bëhet! Nga ky nivel i shikon punët mëkatari Shaqir Fetai, përbuzje kjo e të Vërtetës Islame në stilin e udbashëve të Stanko Dragoviqit.

4.
Nuk i del fb-u personal ku i takon që të vetëbisedojë dhe të rrëfehet spiunueshëm se çfarë paska bërë sot, ai kërkon që ta kontrollojë dhe ta përditësojë edhe fb-un e BFI-së. Pa fije turpi rrëfen pallavra duke tentuar që ta rrejë krejt opinionin e gjërë si të vendit ashtu edhe të diasporës. Dhe, sakaq, prej xhepit i nxjerr mirënjohjet, të cilat, tashmë kanë humbur çdo vlerë, sepse, janë shndërruar në “monedhë” me të cilat Shaqir Fetai mundohet të blejë pak “lojalitet” dhe “simpati”! Mund të simpatizohet satana?! Një ditë, të gjitha mirënjojet, të gjitha “dekoratat” dhe çmimet që janë ndarë nga Shaqir Fetai do të shpallet të pavlefshme dhe do të tërhiqen me një urdhër, sepse, nuk lejohet që vlerësimet e një udbashi të jenë nderime institucionale ndaj personave të ndryshëm të vendit. Ky “nder” i Shaqir Fetait nuk i duhet askujt, përveçse Stanko Dragoviqit!

5.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Ç’thonë për teologët dokumentat sekrete të arkivit jugosllav në Beograd

Janë të shumta dokumentat sekrete që flasin për aktivitetet dhe metedologjinë e…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

“Klani Zajazit” sulmohet nga BDI-ja (FOTO)

Pas sabotimit masiv të bisedave të përgjuara për kreun e BDI-së nëpër…