Snobët kur nuk kanë se çfarë të thonë, kur kapen në zgripc të rrenës, ia fusin “nuk kemi kohë të flasim për të gjitha projektet tona për të ardhmen”! Kështu tha edhe Shaqir Fetai në intervisën e porositur në “TV Ikre”
Nga Faik Shahinbejlliu

4.
I lutur nga pseudogazetari i BFI-së që për fund Shaqir Fetai të flasë shkurtimisht për projektet e vitit 2022 të BFI-së, ai do të shprehet se është kohë shumë e shkurtër që të përgjigjet për të gjitha projektet e ardhshme të BFI-së! Do me thënë, ai nuk e përcjell gazetarin, nuk e dëgjon por në plan ka të flasë atë që e do ai, atë që e kanë porositur dhe të thurrur me fijet e rrenave nga më banalet! Pseudogazetari e pyet për projektet e vitit 2022, ndërsa ai thotë se “nuk ka kohë të flasë për të gjitha projektet e ardhshme”! Tipike kjo e snobëve, e hipokritëve, e rrencakëve që ia mësyjnë shtegut që të nxjerr ga rrena e në maje të “bregut”!
Shaqir Fetai, si një ndër projektet kryesore për të ardhmen e BFI-së (Pse a Shaqir Fetai qenka projektuesi i ardhmërisë së BFI-së? Ruana Zot!) po e parashihkëka “stabilitetin ekonomik” të BFI-së, ndërsa në fillim të intervistës shpreh kënaqësinë që ka arritur ta stabilizojë financiarisht” këtë Institucion që e ka uzurpuar e që e ka shndërruar në “çajtore katudi”!
Shaqir Fetai ia mësynë bisnesit i cili do ta stabilizojë BFI-në dhe, të mos varet më nga fitri dhe zeqati, (sepse e ka ndjerë në palë urrejtjen dhe bojkotin e popullit) por, të krijojë bisnes-qendra që do të gjenerojë financa për buxhetin e BFI-së!
Natyrisht, ky plan nuk është “shpëtim për BFI-në” por, thjesht, mundësi për korrupsion dhe përfitime personale, ngjashëm si në të kaluarën!
Për çfarë bisnesi flet ky farë instalacioni politiko-partiak, me sugjerim të shërbimit intelegjent serb, UDB-së, kur, një bisnes të tillë e refuzoi derisa ishte myfti i Gostivarit! Bisnes-qendra, projekti i së cilës u përurua me pompozitet idiotik, që do të financohej prej bankës islamike për zhvilli, kurrë nuk u ndërtua. Ndonëse gatishmëria ishte për një investim miliona dollarëshe, që do të ngelte si një burim i pashterrshëm për financat e BFI-së, Shaqir Fetai do ta refuzojë, gjegjësisht, do t’i iritojë financuesit, sepse, pa dyshim që prej tyre do të kërkojë përfitime personale. Arabët do të ikin ndërsa Shaqir Fetai do të ngelë pa kurrfarë “bisnesi”! Deri më sot nuk e ka thënë asnjë fjalë se pse u irituan arabët pej tij dhe BFI-ja ngeli pa një burim fnanciar të përhershëm!
Edhe vetë ai ka prezantuar në ceremoninë e hedhjes së gurëthemeit të hotelit të BFI-së te ish-oborri i “Higjienës Komunale”! Është dashur që në afat prej tre vitesh të përfundojë ky projekt, të nisë të gjenerojë financa për BFI-në dhe pastaj, investitori në pronën Vakëf të BFI-së të nisë e të ndërtojë godina banimi për intresa të bisnesit të vet! Godinat janë në përfundim e sipër, ndërsa për hotelin as që bëhet fjalë! A nuk është ky kontribut i Shaqir Fetait në dëmtim mizor të vakëfit dhe të financave të BFI-së?
Megjithatë, ky farë i pandershmi nuk harron që të falënderojë edhe diasporën tonë e cila po e kryeka vazhdimisht “detyrën dhe obligimin” duke kontribuar financiarisht në plotësimin e kërkesave të Rijasetit! Shaqir Fetai, ky “reis” i pacipë, pa fiej turpi ia takson diasporës kontributin financiar si detyrim, si obligim! Pra, sipas Shaqir Fetait rrogat e “rijasetit” qenkan detyrë dhe obligim i diasporës, shetitja e bythëve poshtë-lartë duke shpenzuar kot e kot para nga buxheti i krijuar nga fitrat e zeqati, qenkan detyrim dhe obligim i myslimanëve të vendit! Ata të japin si detyrim ndërsa Shaqir Fetai ta mbushë gushën e të vjedhë sa të mundet! Ky qenka detyrim islam! Kjo është hajni, eksploatim i pastër, është manipulim i Shaqir Fetait në emër të fesë. Këtë e di edhe Shaqir Fetai, e ka shumë të qartë se myslimanët e vendit nuk i kanë absolutisht kurrfarë detyrimi dhe as obligimi BFI-së së shndërruar në filiale partiake e në sektor të shërbimeve intelegjente që nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin dhe normat e tij! Ata “obligimin financiar” islam mund ta kryejnë edhe ndaj të varfërit, ndaj bonjakut, ndaj jetimit dhe jo ekskluzivisht që ta ndihmojnë Shaqir Fetain në “stabilitetin financiar” të BFI-së të cilën e paskan detyrim dhe obligim! “Emanet që ua paska dhënë Allahu”! Shaqir Fetai vetëm “emanet i Allahut” nuk mund të jetë, por, mbi të gjitha, imponim partiak i propozuar nga oficeri i tij i UDB-së, Stanko Dragoviqit, deri sa ky e rriste si evlad nën pseuonimin policor ORAO!

5.

Dhe, e fundit, e cila, si konstatim i pamohueshëm dhe i faktuar me qindra argumenta, do të përmbyllë çdo shkrim të kësaj natyre dhe të kësaj rubrike!
Kështu foli Shaqir Fetai! Vërtet, çka tha Shaqir Fetai? Kush e injoron ka sevape të mëdha! Sepse ai nuk përfaqëson unitetin e myslimanëve të nënqiellit tonë, sepse ai nuk erdhi me propozim dhe me dëshirë të ulemasë sonë, sepse ai paraprakisht kreu tradhëti e komplot, sepse ai është instalacion i ardhur nga nëntoka e shërbimeve që nuk ia duan të mirën as shqiptarëve dhe as myslimanëve të vendit tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rroftë Talat Xhaferi, poshtë Talat Xhaferi

Në analet e Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi do të ngelë,…

KULTURA DHE INTERESI NACIONAL

Kush është interes nacional në sferën e kulturës? A është gjuha? A…

Pse autorët e krimeve të kryera nga regjimi i Millosheviqit nuk janë pas grilave?

Ky është teksti i fjalimit të Presidentes Vjosa Osmani në takimin e…

Shaqir Fetai e humbi kontrollin! E humbi…

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në…

I pabesi gjithnjë të pret në besë

Sapo paska deklaruar Shaqir Fetai se, sivjet, haxhilerët nga Maqedonia e Veriut…