Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë raporte vijuese – për çfarëdo teme që bie në mandatin e këtij Këshilli.

Kështu është përgjigjur Këshilli i Evropës, në pyetjen e Radios Evropa e Lirë, nëse do ta marrë parasysh Rezolutën e Shqipërisë, e cila synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”, është thënë në përgjigje per REL, transmeton Klankosova.tv.

Më 21 korrik, Kuvendi i Shqipërisë ka votuar unanimisht, me 125 vota të deputetëve, Rezolutën, me të cilën synon të hedhë poshtë akuzat për trafikimin me organe të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovë, të cilat burojnë nga raporti i Martyt.

Rregulli i 25 parasheh që një mocion për rekomandim apo rezolutë – me jo më shumë se 300 fjalë – duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga komisioni.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë, që ndryshe njihen edhe si Gjykatë Speciale, ka nisur tashmë procesi ndaj disa ish-udhëheqësve të UÇK-së, përfshirë: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Ata ndodhen në paraburgim në Hagë qysh nga nëntori i vitit 2020.

Në aktakuzën kundër tyre përmenden krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit, por nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Pasaportë e veçantë udhëtimi për të vaksinuarit në BE?

Propozimi i Kryeministrit grek po gjen mbështetje në Bruksel Një dokument vaksinimi…

Një jetimore në Ukrainë goditet nga granatimet e forta ruse

Një jetimore në Vorzel, në një qytet të vogël rreth 40 km…

Nënshkruhet marrëveshja me MCC-në që i sjell Kosovës 202 milionë dollarë

Në një ceremoni të organizuar nëambientet e Kongresin amerikan, ku morën pjesë…

Vazhdon me rrena publike Shaqir Fetai

Sot, në hapësirat e UT-së janë promovuar dy vepra të Gjeneral Kudusi…

Shefi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës: Çka nuk pamë e çka nuk kaluam, por të gjitha përfunduan me sukses

Amir Gërguri- Komandant i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ka thënë…