Këshilli për Drejtësi dhe për Çështje të Brendshme i Këshillit të BE-së, nesër (9 mars) pritet të miratojë pozicionin e vet në lexim të parë për liberalizimin e vizave me Kosovën.

Kështu thuhet në agjendën e Këshillit.

Sipas njoftimit, siç raporton Klankosova.tv, në këtë takim do të miratohet edhe deklarata e arsyeve të Këshillit të BE-së për çështjen e vizave me Kosovën, arsye këto të aprovuara nga “Coreper” (Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm në Bashkimin Evropian).

“Rregullorja mbi liberalizimin e vizave për Kosovën. Miratimi i qëndrimit të Këshillit në lexim të parë dhe e deklaratës së arsyeve të Këshillit të miratuara nga Coreper, pjesa 2, më 1.3.2023”, thuhet në agjendë.

Këshilli për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme do të mblidhet më 9 dhe 10 mars.

Në ditën e parë, ministrat do të diskutojnë çështjen e azilit dhe migrimit, për zonën Schengen, për politikën e vizave të BE-së, për sigurinë e brendshme, por edhe për reagimin e BE-së ndaj invazionit rus në Ukrainë.

Ndërkaq në ditën e dytë, më 10 mars, në agjendë janë diskutimet për të drejtat themelore, për racizmin dhe antisemitizmin, mbrojtjen e të drejtave të njeriut e agresionin rus në Ukrainë, veç tjerash.

Kujtojmë se ditë më parë, Bashkimi Evropian njoftoi se e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti.

Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Megjithatë, në vendimin për vizat për Kosovën, është thënë se nëse sistemi ETIAS nuk hyn në fuqi deri në nëntor të këtij viti, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi më 1 janar 2024.

Në fund të vitit të kaluar, vendet anëtare të BE-së në takimin e grupit punues për vizat përafruan qëndrimet rreth një kompromisi, sipas të cilit do të miratohej vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, që do të hynte në fuqi më 1 nëntor 2023, kur pritej të niste zbatimi edhe i sistemit Evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Paralajmërimet për krizë ushqimore, Scholz: Përgjegjësia për këtë i takon vetëm Rusisë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz paralajmëroi për rrezikun e një krize të rëndë…

Zelensky thirrje ushtarëve rusë: Dorëzohuni

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka ftuar ushtarët e Rusisë që të…

Boris Johnson vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, filmohet në Bucha

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, është duke realizuar një vizitë të paparalajmëruar në…

Zhduket një e mitur në Fushë Kosovë

Një e mitur është zhdukur që nga dita e premte në “Lagjen…

BFI-ja e pushtetit dhe Stojanço Angellovit reagojnë kundër brohoritjeve “UÇK ,UÇK”

Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetai, ka realizuar takim me drejtorin e Qendrës…