Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti këtë të mërkurë në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASh), kryesuar nga ish-ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti.

Qeveria njofton se duke biseduar për vendimin për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, Kurti theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në BE.

“U theksua besimi se momenti është i duhur, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon”, thuhet në komunikatën për media.

Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë tutje thuhet se shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Kosovës.

“U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Varroset kosovari i varë në Belgjikë

Pasditen e së premtes në varrezat e qytetit të Gjakovës u varros…

Vrasja e mbrëmshme në Çair: Dy persona me pushka automatike kanë hyrë në çajtore

Mbrëmë rreth orës 21:40 dy sulmues të armatosur me pushka automatike kanë hyrë…

Prokurori: Shala ishte në grup me Sabit Gecin e Xhemshit Krasniqin, mori pjesë në vrasjen e një personi

E plotësuar: Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar, Alex Whiting ka…

Disa nga të infektuarit me COVID-19 në Ferizaj janë punëtorë të Bondsteel-it

18 personat që mbrëmë dolën pozitiv për COVID-19 në Ferizaj, janë punëtorë…

Maqedonia e Veriut dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje për lehtësim të tregtisë së lirë dhe sigurimin e ushqimit

Sot në Pragë, në prani të kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryeministrit të…