Këshilli i Ambasadorëve shpreh keqardhje që agresioni rus ndaj Ukrainës ka marrë përmasa të tilla ku përveç objekteve ushtarake dhe ushtarëve, më së tepërmi vuajnë civilët, personat në moshë, gratë dhe fëmijët si dhe infrastruktura në vendbanime, e nevojshme për kënaqjen e nevojave elementare dhe furnizimin me ushqime, ujësjellsit dhe kanalizimet, instalimet për ngrohje dhe korridoret transportuese humanitare.

Këshilli konsideron se Rusia menjëherë duhet ta ndrëpres agresionin ushtarak dhe të dy palët të ulen në tryezën e bisedimeve dhe të gjejnë mënyrën për zgjidhjen paqësore të konfliktit ushtarak.

Këshilli vlerëson se Bashkimi Evropian duhet pozitivisht t’i përgjigjet kërkesës së Ukrainës për anëtarsim në BE dhe vendit t’ia lehtësojë rrugën drejt eurointegrimeve duke ia caktuar statusin e vendit kandidat në një periudhë të shpejtuar.

Për realizimin e kësaj BE duhet të veprojë në mënyrë monolite duke e pamundësuar praktikën e deritashme që ndonjë vend anëtar eventualisht të mund ta bllokojë tërë procesin e anëtarsimit.

Me një kohezion të përforcuar midis vendeve anëtare të BE-së duke marrur parasyshë situatën politike, ekonomike dhe në veçanti sistuatën e sigurisë në Evropë dhe Botë, Bashkimi Evropian duhet urgjentisht ta deblokojë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë dhe të nis negociatatat për anëtarsimin e këtyre dy vendeve me ç rast do të mbyllet qarku për çfarëdoqoftë variantash tjera për ardhmërinë e regjionit të Evropës juglindore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa vendbanime të Shkupit

Për shkak pengesave teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike…

Venecia i kërkon ndihmë botës pas vërshimeve shkatërruese

Autoritetet lokale të qytetit të famshëm italian, Venecia, kanë kërkuar ndihmë nga…

Spitali i fëmijëve në Mariupol u shkatërrua nga sulmet ajrore ruse

Një spital për fëmijë në qytetin port jugor është shkatërruar plotësisht nga…

(VIDEO) Lëvizja Besa – Tetovë me kritika të shumta ndaj kryetares Teuta Arifi

Lëvizja BESA, sot në Tetovë, nëpërmjet një konference pë gazetarët , shprehu…