Midis nesh

Një prej organeve më të rëndësishme të teatrit, pa dyshim që është këshilli drejtues i teatrit! Në statutin e çdo institucioni nacional është i përcaktuar roli dhe përgjegjësia e këtij organi! Sado që nënvizohet se ky këshill është i pavarur, megjithatë thellë brenda këshillit i fusin duart edhe ministria, por edhe partia! Deri më sot, për këtë kohë të pluralizmit, kemi vërejtur se anëtarë të këshillave drejtues propozohen dhe zgjidhen militantë partiakë, madje edhe përfaqësues nga ministria në këtë organ drejtues propozohen, po ashtu, nëpunës partiakë!
Prandaj kemi edhe kaq shumë dështime e probleme nëpër teatrot tona kombëtare, të cilat më tepër ngjajnë në arenë “bodibilldingësh” partiakë, se sa në një skenë ku derdhet tërë afiniteti, profesionalizmi, kreativiteti dhe krijimi artistik i punëtorëve të teatrit (regjisori, aktori, muzicienti, kostumografi, skenografi dhe punëtorët e tjerë teknik). Këshilli drejtues i teatrove publik, si organ i pavarur, duhet të mbikëqyrë punën e teatrit, të aprovojë politikat afatgjata të zhvillimit të teatrit dhe politikën artistike, si dhe të miratojë vendime dhe buxhetin vjetor të teatrit, në bazë të të cilit pastaj, miraton programin artistik vjetor! Natyrisht, kompetencë e këtij organi është edhe miratimi vjetor i llogarisë përfundimtare! Pa dyshim, një prej përgjegjësive profesionale të këtij organi është edhe zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm si dhe të udhëheqësit artistik! Në këtë organ duhet të propozohen njerëzit më elitar dhe më njohës të teatrit! Së këndejmi, a e di dikush në Maqedoninë e Veriut se cilët janë anëtarët e këshillit drejtues të Teatrit Shqiptar në Shkup! Kur janë zgjedhur ata, kush i ka zgjedhur, a kanë raportuar ndonjëherë, ndonëse e kanë për obligim që të paktën një herë në vit t’i raportojnë Ministrisë për Kulturë! A kanë përgjegjësi juridike dhe, mbi të gjitha, kombëtare, këta anëtarë të këshillit drejtues (nëse ekziston dhe nëse funksionon)?
Nën kompetencën e këtij organi drejtues është edhe nisma disiplinore e deri në shkarkim të drejtorit të përgjithshëm! A është marrë dikush në përgjegjësi për këtë gjendje në të cilën gjendet këto tri dekadat e fundit Teatri Shqiptar i Shkupit! A është propozuar ndonjë zgjidhje, a e kanë kushtëzuar funksionimin e tyre me masat që i propozojnë, natyrisht, gjithnjë në të mirë të Teatrit, të aktorëve, të veprimtarisë teatrale kombëtare! Partia në pushtet nuk mund të jetë strehë e përhershme e dështimeve teatrale! Këshilli drejtues duhet të funksionojë nën logjikën përtej interesave partiake, që prek ekskluzivisht interesat kombëtare, sepse, anëtarët e këshillit drejtues të teatrit duhet të jenë personalitete kombëtare, me autoritet dhe me përgatitje profesionale në fushën e teatrit. Kush më mirë se këta do t’i dinin punët e teatrit? Gjithsesi, jo militantët partiakë dhe as kuadrot politiko-partiakë! Këshilli drejtues lirshëm duhet të konstatojë për sukseset, për dështimet, për keqpërdorimet financiare nga menaxhuesit e teatrit. Ashtu siç ka të drejtë të ngrejë iniciativë për shpërblim të personave që kanë ndikuar në ngritjen artistike dhe në sukseset e teatrit, ashtu duhet ta ketë edhe të drejtën e ndëshkimit, deri në ngritje të iniciativës për shkarkim të drejtorit të përgjithshëm apo të drejtorit artistik. Duhet të ngrejë iniciativë edhe për anëtarët e trupit teatral që thyejnë disiplinë në punë, rregulla të teatrit, që refuzojnë respektimin e akteve normalitet, që sabotojnë punët drejtuese dhe artistike të teatrit!
Marrë parasysh këto kompetenca dhe përgjegjësi, marrë parasysh edhe një sërë dështimesh dhe tatëpjetash të Teatrit Shqiptar në Shkup, a mund të ngritët pyetja: kur u mblodh ky këshill drejtues dhe kur solli vendime, qoftë për të mirë qoftë për dështime! A e mori në përgjegjësi ndonjëherë të paktën një drejtues të Teatrit dhe të nxirrte në opinion dështimet dhe për pasojë, masat disiplinore kundër drejtuesve të Teatrit! Nëse mbrojtja e kuadrove partiakë qenka rregullativë e një partie, ku ngelë në rastin konkret përgjegjësia kombëtare e këshillit drejtues të një institucioni kombëtar?! Teatrot nuk janë “organe” partiake, por janë institucione nacionale! Së këndejmi, nuk janë aspak më përgjegjës drejtuesit e teatrove sa janë këshillat drejtues, të cilët ekskluzivisht janë për realizimin e politikave të teatrit që reflektojnë, ekskluzivisht interesa kombëtare! Fatkeqësisht, për momentin, këshilli drejtues i Teatrit Shqiptar në Shkup (që nuk njihet!) është në vazhdën e atyre organeve drejtuese që historikisht kanë pasur rolin e marionetës teatrale! Dhe, ky moment, ia zë të gjitha shtigje drejtorëve që përgjegjësinë ta ndajnë bashkë me këshillin drejtues, apo, për gjithçka, fajin dhe meritën t’ua lënë këshillave drejtues, të cilët, në fakt janë organet më të larta dhe më përgjegjëse të një teatri! Është padrejtësi që përgjegjësia të kërkohet vetëm prej drejtorit të emëruar nga këshilli drejtues! Përgjegjësi edhe më të madhe duhet të kenë anëtarët e këshillit drejtues, të cilët, nëse nuk janë të denjë, nuk duhet të pranojnë që të bëhen pjesëtarë të këtij këshilli drejtues. Sukseset e teatrit janë merita të aktorëve dhe të stafit artistik, dështimet e teatrit janë rezultat i pasivitetit dhe neglizhencë totale të këshillit drejtues! /HEJZA/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Imazhi i babait sirian dhe të birit pa gjymtyrë, shpallet fotografia e vitit – fotografi turk flet për momentin e shkrepjes

Munzir Al-Nazzal po ecte nëpër tregun e Idlibit në pjesën veriperëndimore të…

Përse kaq shumë “etje” për konkursin e botimeve!?

Letër nga Shkupi Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, një herë në…

“Kujdesi shtetëror” për kulturën shqiptare

Letër nga Tetova Mbi katër dekada në komunizëm, shqiptarët e Maqedonisë së…

Shfaqjeve që u shteret zëri

Midis nesh Lëvizje politike të iniciuara dhe të zhvilluara nga artistë ka…

“Botues” me printer!

Midis nesh Ndër ne ka shumë të ashtuquajtur “botues”, të cilët botojnë…