Organizata Botërore e Shëndetit, ka publikuar ditën e sotme këshillat e reja në trajtimin e pacientëve të infektuar me Covid-19, përfshirë edhe ata që vazhdojnë të shfaqin simptoma pas shërimit, raporton Reuters.

“Këshilla e re në përditësimin e sotëm është që personat të cilët kanë Covid-19 dhe po trajtohen në shtëpi, duhet të masin vazhdimisht nivelet e oksigjenit për të parë nëse gjendja ka përmirësim apo duhet trajtuar në spital,” tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris.

OBSH gjithashtu ka njoftuar se rekomandon përdorimin e barnave në doza të vogla, kundër mpiksjes së gjakut.

Margareth Harris, ka konfirmuar në konferencën e sotme për gazetarët në Gjenevë, se ekipi i ekspertëve nga OBSH-ja që aktualisht gjendet në qytetin kinez Wuhan për të zbuluar origjinën e virusit, duhet të braktisin qendrën e karantimit për të vazhduar me punën e tyre.

Harris ka refuzuar të komentoj raportimet për shtyrjen e vaksinimit në vendet e Bashkimit Evropian.

Ajo shfrytëzoi rastin për të theksuar se nuk ka të dhëna konkrete, ku prioritet i OBSH-së mbeten punonjësit shëndetësorë në të gjitha vendet dhe shpreson që në 100 ditshin e parë të këtij viti të vaksinohen ata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…