Është ngritur padi penale ndaj 67-vjeçarit nga Shkupit i cili përmes një komenti në Facebook kërcënoi kryeministrin Zoran Zaev.

“Departamenti krimit kibernetik dhe mjekësisë ligjore ka ngritur padi penale kundër V.Z. (67) nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” me anë të sistemit informatik. Më 25.07.2019, personi në fjalë përmes një profili në emrit e tij në rrjetin social Facebook publikoi një koment kërcënues ndaj kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPB.

Kryeministri Zoran Zaev më 25 korrik nga foltorja e Kuvendit informoi se ai kishte raportuar kërcënimin ndaj tij në Ministrinë e Brendshme. Komenti kërcënues ishte shkruar në videon e drejtpërdrejtë të konferencës për shtyp mes komisionerin për Zgjerimi të BE-së, Johannes Hahn dhe kryeministrit Zaev.

“Vetëm plumb për ty kopil, të cilin me qejf do ta shkrep pa mu trembur syri”, thuhet në komentin që Zaev e lexoi në Kuvend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…